Kronikë
-
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjetën dhe u sekuestruan 39 mijë euro, të cilat B.B., nuk i kishte deklaruar. Sakaq, në makinë u gjet edhe një pajisje që shërben për prodhimin e kriptomonedhave.
7 Dhjetor 2021, 16:44 -
-
Gjykata e Lartë rrëzon Apelin që 'i fali' 5 vite burg Lulzim Berishës si 'djalë shembullor', vendos rikthimin në qeli! Ish-Kreu i Bandës së Durrësit në arrati
7 Dhjetor 2021, 16:16Lulzim Berisha, i liruar nga Apeli i Gjykatës së Durrësit 5 vite para se të shlyente dënimin prej 25 vitesh burg, do të rikthehet në qeli. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë.
-
Në 6 muaj u filtruan 16 nga 42 oficerë të SHÇBA, procesi për 26 të tjerët pritet të mbyllet në 2022! Pas përfundimit fut në sitë gjithë punonjësit e policisë
7 Dhjetor 2021, 15:38Për afro 6 muaj për 16 nga 42 subjekte të SHÇBA është mbyllur procesi i vetting-ut. 26 të tjerët pritet të filtrohen përgjatë vitit 2022. Pas përfundimit të procesit, SHÇBA merr stafetën e hetimit për vetting-ut në Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës
-
Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Apeli lë në burg të dyshuarin Fredi Rrushi, në 'arrest shtëpie' vëllai i tij
7 Dhjetor 2021, 14:49Fredi Rrushi dhe vëllai i tij Pajtim Rrushi kanë dalë sot para Gjykatës së Apelit të Tiranës, njëri si autor i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha dhe tjetri si bashkëpunëtor.
-
Memaliaj në terr, 6 fshatra pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit të rrjetit elektrik! OSHEE në terren
7 Dhjetor 2021, 13:356 fshatra të Memaliajt janë në terr të plotë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike. OSHEE Gjirokastër njofton se po punon për riparimin e dëmeve të shkaktuara në rrjet.
-
Katër vite më parë humbën jetën 3 persona, por ende autoritetet s'kanë marrë masa për rrëshqitjen e gurëve në Torovicë! Banorët: Na bien në oborrin e shtëpisë, po flemë me frikë
7 Dhjetor 2021, 13:12Për shkak të motit të keq me reshje të shumta, gurë të mëdhenj kanë rënë në rrugë, e po ashtu edhe në oborret e banesave të banorëve që jetojnë në zonë, duke ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset atyre.
-
Test droge për policët, ekspertët: Një efektiv përdorues bashkëpunëtor në krim, të ndiqen penalisht! T'i bëhet edhe administratës! Kreu i Sindikatës: Të trajtohen ankesat
7 Dhjetor 2021, 12:57Dy javë pas vendimit që policët t'u nënshtrohen testit të drogës, kanë dalë rezultate e para dhe mesa e kanë konfirmuar deri më tani burime për Report TV, në radhët efektivëve të Vlorës, Sarandës, Elbasanit dhe Shkodrës ka 30 persona që kanë rezultuar pozitivë.
-
Policia Bashkiake thirrje shoferëve: Mos parkoni në vendet që nuk lejohet, do iu vëmë gjobë ose bllokojmë makinën
7 Dhjetor 2021, 12:54Në prag të festave të fundvitit kur vihet re një fluks i shtuar i automjeteve nga jashtë, Policia Bashkiake iu bën një thirrje drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë rregullat e sinjalistikës rrugore. Përveç shoferëve që vijnë nga jashtë, policia apelon edhe banuesit e Bashkisë së Tiranës. Në rastet kur mjetet janë parkuar në vendet që nuk lejohet parkingu, polica thotë se do të merren masa administrative, ose mjeti do të bllokohet ose do merret karrotrrec.
-
Aksident në Elbasan, me super makinën Audi A6 del nga rruga në fshatin Mengël, humb jetën 21 vjeçari (VIDEO)
7 Dhjetor 2021, 12:27Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar paraditen e sotme në Elbasan. Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 11:40 në aksin rrugor Elbasan-Librazh, në fshatin Mengël ku viktima Rei Pallosh 21 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Audi A6" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
-
Super aksion i xhandarmërisë turke, sekuestrohet 1.5 ton drogë e ardhur nga Shqipëria! Arrestohen 3 persona, të armatosur me pistoleta (VIDEO+FOTO)
7 Dhjetor 2021, 12:22Në Turqi janë kapur 1.5 ton kanabis që vinte nga Shqipëria. Sipas mediave turke droga ishte fshehur në pyll pasi ishte transportuar me skaf përmes detit.
-
I burgosuri shqiptar vari veten me lidhëse këpucësh në furgonin e policisë në Greqi, i vëllai: Është vrasje, për 3 muaj mbaronte dënimin! T'i bëhet autopsia në Shqipëri
7 Dhjetor 2021, 11:52Shkëlqim Rusi, vëllai i Adem Rusit i cili, siç raportuan mediat greke, vari veten me lidhëse këpucësh brenda një furgoni të burgut, si kafaz në Greqi, hedh dyshime se nuk është vetëvrasje, por se ai është vrarë.
-
Tragjedia e 9 janarit 2004, 28 persona humbën jetën, familjarët e viktimave padi në SPAK: Të dënohen përgjegjësit! Të hetohet edhe si reagoi shteti, i la në mes të detit
7 Dhjetor 2021, 11:50Gati 18 vite nga tragjedia e 9 janarit të vitit 2004 në gjirin e Vlorës ku u shënuan 28 të vdekur, 8 prej të cilëve ende nuk kanë një varr, çështja çohet në duart e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK). Familjarët kanë folur për mediat pas padisë në SPAK.
-
Shpërndanin drogë në disa zona të Tiranës, goditet grupi i të rinjve, 5 në pranga! Sekuestrohen miliona lekë dhe heroinë
7 Dhjetor 2021, 11:25Një hetim disamujor në kuadër të goditjen e veprimtarisë kriminale në shpërndarjen e drogave ka çuar në pranga 5 të rinj në Tiranë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata shpërndanin në disa zona të kryeqytetit lëndë narkotike të llojit heroinë dhe cannabis sativa. Policia ka sekuestruar 2.600.000 lekë dhe 2.000 euro, heroinë, një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 10 telefona celular, një automjet.
-
-
VIDEO/ 16-vjeçarja shpëton mrekullisht, drejtuesi i dehur i BMW X5 e përplas te vijat e bardha, frenon e i jep gaz sërish, prangoset disa orë më pas! E mitura në spital
7 Dhjetor 2021, 11:15Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e djeshme rreth mesditës në Kamëz. Kudusi Kastrati, në gjendje të dehur, duke drejtuar një mjet “BMË X5” ka aksidentuar rëndë një të mitur 16-vjeçare.
-
Mbyllja e hyrje-daljeve të rrezikshme në Durrës, bizneset: Kemi vite që paguajmë taksa, tani na quani të paligjshëm! Dhoma e Tregtisë: 20 mijë punonjës mbeten pa punë
7 Dhjetor 2021, 10:39Pronarët e bizneseve në Sukth të Durrësit janë përballur sot me inspektorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët kanë vijuar me mbylljen e hyrje-daljeve të paligjshme. Ata pretendojnë se nuk janë njoftuar mbi këtë aksion dhe se mbyllja e rrugës praktikisht i falimenton. Sipas tyre prej vitesh kanë paguar taksat e biznesit, ndërsa tani po quhen të paligjshëm.
-
Një ditë para se ta vriste 40-vjeçari shqiptar në Greqi e përqafonte gruan e tij për ‘Facebook’! Fëmijët flinin ngjitur dhe ende s’dinë asgjë
7 Dhjetor 2021, 10:18Vetëm disa orë përpara se bashkëshorti i saj t’i merrte jetën një mbrëmje që do të kthehej e lodhur nga puna, Elona ishte në krahët e tij, dhe me një shkrepje, djali i tyre i madh bëri këtë moment të përjetshëm me një fotografi.
-
Vrau me thikë gruan dhe kunatën në Ballsh, Apeli konfirmon dënimin e përjetshëm për 36-vjeçarin
7 Dhjetor 2021, 10:14Apeli i Vlorës ka lënë në fuqi dënimin burg përjetë për Gazment Mustën, i cili ka vrarë gruan, Gentiana Caushaj dhe kunatën e tij, Merisa Çaushaj në 2019. Ngjarja ka ndodhur dy ditë pas natës së Viti të Ri pasi Gentiana Caushaj kërkoi të shkonte tek prindërit e saj, por Musta nuk e lejoi pasi ai nuk kishte marrëdhënie të mirë me ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën. Musta ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur.
-
Aksident i rëndë në Kavajë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin
7 Dhjetor 2021, 10:10Ngjarja u regjistrua rreth orës 09:40 në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", ku mjeti me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. G., 66 vjeç. Fatkeqësisht goditja rezultoi fatale për 66-vjeçarin.
