Kronikë
-
Dy italianë, të identifikuar si Fortunato Maddaloni dhe Riccardi Gennario janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi janë kapur duke shitur flori të rremë. Ata mazshtruan një argjendar duke i ofruar fillimisht një sasi ari të pastër. Gjatë periudhës së këtij sezoni veror, kanë shitur 200 mijë euro ar të rremë, të përzier me metale të tjera në Tiranë dhe Podgoricë.
16 Gusht 2022, 09:59 -
Vodhën me dhunë para, varëse dhe orë, arrestohen 2 vëllezërit në Dibër (Emrat)
16 Gusht 2022, 09:41Dy vëllezër, të identifikuar si Fjoralb Mani dhe Arsen Mani janë arrestuar nga policia e Dibrës pasi kishin hyrë në një banesë dhe kishin vjedhur një shumë parash prej 300 mijë lekësh, varëse dhe orë floriri.
-
Pas tragjedisë në Himarë, abuzuesit nuk 'zënë mend'! 3 'Jet Ski' bllokohen në Ranën e Hedhun, s'kishin dokumente
16 Gusht 2022, 09:20Pas tragjedisë së Himarës ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, vijojnë kontrollet me dorë të hekurt për personat që thyejnë kordonin e sigurisë më mjetet lundruese, duke vënë pushuesit në rrezik. Gjatë orëve të fundit, janë bllokuar 3 mjete lundruese ‘Jet ski’ dhe janë ndëshkuar me gjoba drejtuesit e tyre.
-
Tiranë/ Makina përplas 3 këmbësorë pranë Kodrës së Diellit, dërgohen në spital
15 Gusht 2022, 21:23Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, në afërsi të zonës ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë. Një 29-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur tre këmbësorë.
-
Dosjet e Metës në SPAK, referohen edhe 30 afera dhe skandale, nga vjedhja e floririt, historia me Almir Rrapon te pazaret në zyrën e Dritan Priftit
15 Gusht 2022, 19:45Në dosjet penale të dorëzuara në SPAK për Ilir Metën sillen në vëmendje të prokurorëve aferat e shkuara që nuk janë ndëshkuar nga drejtësia që nga vitet 2002.
-
Sarandë/ Futi skafin mes pushuesve, 28-vjeçari nuk kishte dokumete, gjobitet me 110 mijë lekë, i bllokohet edhe mjeti
15 Gusht 2022, 18:24Pas tragjedisë së Himarës, vijojnë kontrollet me dorë të hekurt për personat që thyejnë kordonin e sigurisë më mjetet lundruese, duke vënë pushuesit në rrezik. Këtë radhë, një 28-vjeçar është kapur nga policia duke futur skafin në mes të pushuesve dhe për këtë arsye është gjobitur, si edhe i është bllokuar mjeti.
-
18 shoferë të arrestuar a nën hetim për shkelje të rregullave të qarkullimit brenda një jave
15 Gusht 2022, 16:18Gjatë javës së shkuar në Tiranë u arrestuan dhe u proceduan në gjendje të lirë gjithsej 18 drejtues mjetesh për kryerjen e shkeljeve të ndryshme.
-
Aksidenti tragjik me 4 viktima në Itali, flet shoku i 18-vjeçarit shqiptar: Ishte portier i fortë
15 Gusht 2022, 14:39Një aksident tragjik në Itali i mori jetën 18-vjeçarit shqiptar Xhuliano Këllici dhe tre shokëve të tij. Të katërt po udhëtonin me një automjet tip ‘Volkswagen’ kur u përplasën për vdekje në Godega/Sant’Urbano të Trevisos.
-
Lihet në burg Qani Muça, tentoi të vriste inspektorin e IMT pasi i shembën shtëpinë
15 Gusht 2022, 12:23Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për Qani Muçën, i akuzuar për tentativën e vrasjes së inspektorit të IMT, Ilirjan Gavelli dhe për armëmbajtje pa leje.
-
Tiranë/ Gjendet i mbytur 50-vjeçari në liqenin e fshatit Lanabregas
15 Gusht 2022, 11:26Një 50-vjeçar është gjetur i mbytur në liqenin e fshatit Lanabregas në Tiranë. Trupi i pajetë u gjet ditën e djeshme ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
-
Gjendet e hapur arka e xhamisë në një fshat të Maliqit, ishin vjedhur paratë
15 Gusht 2022, 11:04Një sasi parash është vjedhur në arkën e xhamisë së fshatit Podgorie në Maliq. Ditën e djeshme, u konstatua e hapur arka dhe më pas u zbulua se ishin marrë para.
-
Gjirokastër/ Mori pa leje vajzën e mitur pas divorcit, ish-gruaja e denoncon! 34-vjeçari i ‘bën të fortin’ policëve
15 Gusht 2022, 10:28Një situatë e pazakontë është regjistruar në Gjirokastër, ku një burrë pasi është divorcuar nga gruaja ka tentuar që t’i marrë fëmijën pa leje.
-
Gramsh/ Kultivoi 420 rrënjë kanabis në tokën e tij, arrestohet pas një viti në kërkim 32-vjeçari
15 Gusht 2022, 09:58Pas një viti në kërkim është vënë në pranga Andon (Ardit) Duzha, pasi aso kohe iu gjetën në shtëpi 400 fidanë kanabis, të kultivuar në gota plastike, gati për t’u mbjell
-
Aksident i rëndë në Kuçovë, vdes 70-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë! Makina me shpejtësi e goditi nga pas
15 Gusht 2022, 08:32Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Kuçovës. Një 31-vjeçar që ishte duke qarkulluar me automjetin e tij, tip Fiat Punto, me targa AA 667 LK, ka përplasur një burrë rreth 70-vjeç që po udhëtonte me biçikletë në rrugë. Aksidenti është regjistruar në orën 06:30 minuta në vendin e quajtur "Meteor".
-
Tragjedia e Himarës “s’ndal” abuzuesit! Nuk respektoi zonën e kufizuar dhe nuk kishte dokumentacion, bllokohet skafi në Sarandë! 49-vjeçari gjobitet me 110 mijë lekë
14 Gusht 2022, 21:20Një tjetër skaf është bllokuar nga Policia Kufitare e Sarandës pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese. Por kur u ndalua për kontroll, u konstatua se nuk dispononte dokumentacionin përkatës në bordin e mjetit. Për këtë arsye, pronari 49-vjeçar i identifikuar si J.M., është gjobitur me 110 mijë lekë.
-
-
Turistja rumune dërgohet me urgjencë në spital, kërkoi ndihmë mjekësore teksa pushonte në plazh
14 Gusht 2022, 19:40Një 22-vjeçare rumune, e identifikuar si K.S., ishte me pushime në “Gjirin e Filikurit” në Himarë dhe kërkoi ndihmë mjekësore.
-
Makina përfundoi në kanal dhe u përmbys, vdesin 4 të rinj në Itali! Mes tyre një shqiptar! Po ktheheshin në shtëpi
14 Gusht 2022, 18:49Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e katër të rinjve ka ndodhur në orët e para të së dielës në Godega di Sant’Urbano (Treviso). Në makinën në të cilën ndodheshin katër djem, ka dalë nga rruga dhe të gjithë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Dy prej tyre ishin 18 vjeç ndërsa dy të tjerët 19 vjeç. Mes viktimave ishte shqiptari Xhuliano Këllici.
-
'Më dërgoi Zoti', Këngëtari grek futet me makinë në parkingun e Gjykatës së Apelit, fshihte drogë dhe 1.5 milionë euro
14 Gusht 2022, 17:03Një 34-vjeçar i identifikuar si Vassilis Gorgolitsa, i njohur si këngëtar dhe tekstshkrues në Greqi është arrestuar nga policia greke pasi u fut në parkingun e gjykatës së Apelit me makinën plot me 1.200.000 euro. Ndërsa 300.000 euro të tjera iu gjetën në shtëpi.
-
Media europiane: Qyteti belg Antwerp ku u vra Bledar Muça po pushtohet nga gangsterët shqiptar të trafikut të drogës
14 Gusht 2022, 16:33“Qyteti belg Antwerp thuhet se tani po pushtohet nga gangsterët shqiptarë me rrugët e qytetit të mbushura me para me policinë që lufton me kartelet e drogës”, shkruan media ‘Eu Today’. Para disa ditësh, periferia e Antwerp-it, Borgerhout, u trondit nga një shpërthim rreth orës 4 të mëngjesit, sulmi i tretë i këtij lloji në vetëm një javë. Nga sulmi pati vetëm dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme që ishte objektivi.