Kronikë
-
Në kuadër të parandalimit të aksidenteve automobolistike, përmes përdorimit të makinave inteligjente dhe radarëve të natës gjatë 24 orët e fundit janë evidentuar 244 shkelje për shpejtësi.
24 Tetor 2021, 17:02 -
Tiranë/ Kishin mbushur lokalin me xhetonë, arrestohet punonjësi, në kërkim pronari
24 Tetor 2021, 16:36Arrestohet punonjësi i një lokali në Tiranë dhe shpallet në kërkim pronari, pasi e përdornin ambientin për lojëra fati.
-
-
Përshtatën lokalin për shitje droge në Tiranë, arrestohet menaxheri dhe stafi i lokalit, në kërkim pronari
24 Tetor 2021, 14:01Një lokal ishte përshtatur për shitje drogë dhe qëndronte hapur pas orës policore në Tiranë është zbuluar gjatë aksionit të koduar 'Klienti" nga policia. Kjo ka vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve menaxheri dhe stafi i lokalit si dhe disa klientë. ndërsa është shpallur në kërkim pronari i lokalit.
-
-
VIDEO/Zjarri në një punishte druri në Gjirokastër, punonjësit ranë në kontakt me bombolën e gazit teksa po punonin me oksigjen! Nuk ka të lënduar
24 Tetor 2021, 12:23Një zjarr masiv ka rënë në një punishte të përpunimit të drurit në Gjirokastër. Shkak për rënien e zjarrit ka qenë një bombën gazi që është prekur gabimisht nga punonjësit që po punonin me oksigjen.
-
-
-
VIDEO/ Momenti kur grabitësit futen në banesën e biznesmenit për ta grabitur në Fushë Krujë! 10 persona të armatosur me maska dhunojnë dhe lidhin pronarin, marrin 100 mijë euro
24 Tetor 2021, 11:32Një biznesmen është dhunuar dhe lidhur gjatë një grabitje të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur në orën 1 të natës, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro. Report Tv ka siguruar videon nga grabitja me armë në banesën e biznesmenit Nazim Çangu.
-
Nga dhuna në familje te drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur, 8 të arrestuar në Tiranë
24 Tetor 2021, 10:53Nga dhuna në familje te drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur, 8 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.
-
FOTO/ Makina e policisë humb kontrollin, përplaset me shtyllën në Tiranë
24 Tetor 2021, 10:34Një makinë policie ka humbur kontrollin dhe është përqasur me një shtyllë.Shkak i kësaj aksidentit mendohet se është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia.
-
Ekzekutimi i Demir Backës, vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i vrarë në '97! Historia e 'Masakrës së Levanit', ku u vranë 24 persona
24 Tetor 2021, 09:49Masakra e Lavanit me 24 të vrarë mes tyre dy fëmijë, ishte një nga ngjarjet më të bujshme në vitin e trazirave në 1997 ku gjysma e vendit ishte në pushtetin e krimit, kurse gjysma tjetër ishte në shtetrrethim. Përplasja e përgjakshme ndodhi midis anëtarëve të bangës së jugut, ose e njohur si Banda e Pusit të Mezinit me fshatarët e Levanit shumica romë.
-
Ekzekutimi në Fier/Nga hakmarrja te konfliktet me persona të botës së krimit, policia në 'lupë' të shkuarën e Demir Backës! U qëllua me 16 plumba, brenda mjetit të djegur dy armët e autorëve
24 Tetor 2021, 08:41E shkuara e Demir Backës është në qendër të hetimeve lidhur me ekzekutimin e tij të mbrëmshëm në qytetin e Fierit, pranë një qendre tregtare. Pista e hakmarrjes dhe konfliktet që mund të kenë sjellë prishje të ekuilibrave me persona të botës së krimit në Fier. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja, ndërsa në mjetin e djegur të përdorur nga autorët janë gjetur një kallashnikov dhe një pistoletë.
-
-
-
VIDEO/ Ekzekutohet me kallashnikov Demir Backa, vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i vrarë në '97! Dy autorët qëlluan nga një makinë në lëvizje, u larguan drejt Vlorës
23 Tetor 2021, 20:50Vritet me breshëri kallashnikovi pronari I lokalit Piazza në qendër të qytetit të Fierit Demir Backa. 57-vjeçari është ekzekutuar brenda mjetit të tij nga një tjetër makinë në lëvizje. 2 autorët më pas kanë djegur mjetin në bypass-in e Fierit.
-
Harta e re e gjyqësorit, avokati për Report Tv: Katastrofë për drejtësinë! Sjell kosto për qytetarët dhe shtetin! Zgjidhja? Të fusin avokatët dhe magjistratët e rinj në sistem
23 Tetor 2021, 18:53Avokati Kujtim Cakrani në një intervistë për Report Tv, e cilëson këtë hartë të re të gjyqësorit si një eksperiment që është i destinuar që të dështojë. Kundërshtimi i kësaj harte të re për gjyqësorin, për avokatin vjen si dëmtim i aksesit të qytetarëve në drejtësi dhe kosto për to. Si zgjidhje për vakancat e krijuara në gjyqësor, avokati shikon futjen e avokatëve me eksperiencë dhe magjistratëve të rinj në sistemin e gjyqësorit.
-
Rrezikoi të binte në lumë, makina del nga rruga në Gjirokastër, plagosen 3 persona
23 Tetor 2021, 18:18Tre persona janë plagosur pasi makina me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 3 metra poshtë saj, fatmirësisht pa përfunduar në lumë. Aksidenti ka ndodhur në aksin Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur "Shkalla e Zezë".
-
Vodhën energjinë elektrike, arrestohen 11 persona, 26 nën hetim, 14 të tjerë shpallen në kërkim
23 Tetor 2021, 15:51Kontrollet e policisë për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike kanë evidentuar 51 raste në të gjithë vendin. Si pasojë e ndërhyrjes në matësin elektrik, 11 qytetarë janë arrestuar, 26 të tjerë janë vënë në hetim, ndërsa 14 persona janë shpallur në kërkim.
-
Vodhi i maskuar xhiron e një dyqani në Patos, arrestohet 26-vjeçari, i dënuar më parë po për vjedhje
23 Tetor 2021, 15:50Një 26-vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur xhiron ditore të një dyqani në Patos. Ai ka marrë 20 mijë lekë të reja dhe është larguar menjëherë, por është vënë në praga pak minuta më vonë.