Kronikë
-
Në luftën ndaj krimit të organizuar, Kraja tha se në 2021 sekuestruam 200 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalzit, u konfiskuan 4 hotele, trojet e të cilave iu kthyen shtetit! Me fondet e sekuestruara krimit u ngrit laborator ekspertize për SPAK.
16 Mars 2022, 09:47 -
U kapën me 213 gramë kokainë, arrestohen 3 persona të Tiranë! E siguronin drogën të pastër në sasi të mëdha dhe e shpërndanin me doza në Kamëz
16 Mars 2022, 09:33Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohen se shpërndanin kokainë në zonën e Kamzës. Policia bën me dije se janë arrestuar L. B., 47 vjeç, R. B., 30 vjeç, të dy banues në Kamzë, dhe M. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Bathore.
-
Qëlloi nënën me thikë/ Historia e të riut të rritur me urrejtje
15 Mars 2022, 22:18Njeriu që tentoi ta vrasë të ëmën u përshkrua nga dëshmitarët si një i ri qe po nxitonte për t’u larguar duke marrë me vete thikën, kurse gruaja që u rrezua përtokë si një e panjohur që shtrëngonte dhëmbët dhe lutej të njoftonin vëllezërit e saj.
-
SPECIALE/ 14 vjet pas Gërdecit, 2 nëna në pritje të drejtësisë për tragjedinë që u mori përgjithmonë të vegjlit e tyre! Lot dhe pengjet për Erisonin 7 vjeç dhe Zilien 19-vjeçare
15 Mars 2022, 21:1526 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. 28 të pandehurit e dërguar në gjykatë sot janë liruar nga burgu. Por familja Durda që humbi djalin e mitur, nuk tërhiqet. Pas kallëzimit në SPAK, janë rihapur hetimet ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Çfarë do të ndodhë me dosjen “Gërdeci”?
-
Digjen goma e mbeturina në Nartë, shtëllunga tymi deri në Vlorë! Subjekte të ndryshe iu vënë zjarrin për të shmangur pagesat në pikën e grumbullimit të mbetjeve
15 Mars 2022, 20:59Dyshohet se janë subjekte të ndryshme që iu vënë zjarrin për të shmangur pagesat në pikën e grumbullimit të mbetjeve, ku do të duhet t'i depozitojnë si rregull gomat.
-
Të burgosurit kanë mundësi të punojnë në administratën e burgjeve me rrogë mujore! Në privat pagë minimale
15 Mars 2022, 16:55Nëse më parë puna i shpërblehej me ulje të ditëve të dënimit, tashmë të burgosurit kanë mundësinë ligjore që puna t’i përkthehet në rrogë mujore. Kush do të punojë në administratën e burgjeve do paguhet me 25% të pagës, ndërsa në sektorin privat që do përshtatet brenda ambienteve të burgut, do të marrin pagën minimale.
-
119 kg kokainë në kontejnerin me banane, Apeli i Tiranës rikthen në qeli Marson Muratajn, administratori i kompanisë 'Zico'
15 Mars 2022, 16:18Ka zgjatur më pak se një muaj dalja nga qelia për Marson Murataj, i njohur si menaxheri i 'Zico SHA', kompanisë së bananeve në të cilën u gjetën 119 kg kokainë pak javë më parë.
-
Kamzë, ecte në sens të kundërt dhe nuk i ndaloi policisë duke përplasur efektiven, në pranga 25-vjeçari
15 Mars 2022, 16:04Sipas policisë, i riu me inicialet G.R po lëvizte me makinë në sens të kundërt të lëvizjes në rrugën "Berisha" dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjëses së Policisë Bashkiake për të ndaluar dhe gjatë tentativës për t’u larguar, e ka goditur atë në këmbë, me mjet.
-
Gjykata Kushtetuese bëhet me 8 anëtarë, Sandër Beci zgjidhet në vend të Fatmir Hoxhës që u shkarkua nga vettingu
15 Mars 2022, 15:07Me shtatë vota pro dhe katër kundër, mbledhja e posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka përzgjedhur gjyqtarin e tetë kushtetues. Ai është ish-anëtari Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Sandër Beci i cili me marrjen e dekretit nga Presidenti Republikës do të bëhet gjyqtari i tetë Gjykatës Kushtetuese.
-
Prej 3 ditësh mbahej në arrest në mënyrë të paligjshme, Prokuroria e Elbasanit liron Ervis Hasankolli
15 Mars 2022, 14:5838-vjeçari Ervis Hasankolli është liruar pasi mbahej i arrestuar në mënyrë të paligjshme. Ai u arrestua nga policia e Elbasanit gjatë operacionit "Paper" më 13 mars, por është liruar sot nga prokuroria e Elbasanit.
-
3 italiane vjedhin byzylykun me diamante në argjendarinë në Vlorë, VIDEO nga momenti kur 2 hutojnë shitësen, tjetra e fut në xhep! Arrestohen në port teksa po largoheshin
15 Mars 2022, 14:353 vajza italiane kanë vjedhur një byzylyk me diamante në një argjendari të Vlorës. Ato u kapën teksa po largoheshin nga porti i Vlorës, ku janë ndaluar në terminal ndërsa pas marrjes në pyetje pranuan autorësinë e vjedhjes.
-
Sherr mes taksistëve në Tiranë, dy vëllezërit tentojnë të vrasin me thikë konkurrentin e tyre, arrestohen
15 Mars 2022, 13:51Një sherr për klientët mes taksistëve për pak do të kishte përfunduar në tragjedi. Në pranga përfunduan dy vëllezërit Anxhelo Dashi, 23 vjeç dhe Endrit Dashi, 26 vjeç, banues në Selitë. Ata plagosën me thikë konkurrentin e tyre Vladimir Mersini, 45-vjeç
-
Mori flakë si pasojë e një defekti, shkrumbohet plotësisht makina e parkuar në Tiranë
15 Mars 2022, 11:02Një makinë e parkuar është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në në rrugën "Teodor Keko", në Tiranë.
-
Mbyllen hetimet, SPAK dërgon për gjykim ish drejtorin e RTSH Thoma Gëllçin
15 Mars 2022, 10:26SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e përgjithshëm të RTSH, Thoma Gëllçin për shpërdorim detyre, ndërsa 3 anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Murja akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.
-
Trafikonin kapsolla, arrestohen 3 të rinj në Durrës, sekuestrohen 2000 copë dhe veshje me simbolet e policisë
15 Mars 2022, 09:07Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona, pasi janë kapur duke shitur kapsolle elektrodetonatore.
-
Bie zjarr në një pikë grumbullimi të mbeturinave në Lezhë, dyshohet i qëllimshëm! Venddepozitimi i mbetjeve pranë shkollës 9-vjeçare
14 Mars 2022, 19:44Një zjarr ka rënë në pikën e grumbullimit të mbeturinave në Lezhë, në lagjen "Nënë Tereza", pranë së cilës ndodhet edhe shkolla 9-vjeçare. Nuk është hera e parë që i vihet flaka kësaj pike të vendgrumbullimit të plehrave, teksa flakët mund të marrin përhapje të konsiderueshme për shkak të mbetjeve.
-
Aksident në Bathore, makina del nga rruga, plagosen dy pasagjerët! Arratiset shoferi
14 Mars 2022, 16:27Policia bën me dije se një automjet ka dalë nga rruga, ku për pasojë kanë marrë pagë dy pasagjerët S. R., dhe E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
-
Atentati i dështuar ndaj Dashamir Gjokës në 2017, arrestohen në Spanjë dy vëllezërit Kertalli
14 Mars 2022, 15:04Dy vëllezërit Enkel dhe Morel Kertalli janë arrestuar në Spanjë ditën e sotme, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtarë për vrasje të mbetur në tentativë. Në 2017 dy vëllezërit tentuan të vrisni në një atentat Dashamir Gjokën.
-
-
VIDEO/ Financonin aktivitetin e Genci Ballës dhe grupit të Imamëve, arrestohen 4 shqiptarë në Bari të Italisë! Lekët vinin çdo 2 muaj me kamiona, do kryenin akte terroriste (EMRAT)
14 Mars 2022, 13:11Policia italiane ka finalizuar një operacion kundër terrorizmit dhe goditi një rrjet të shqiptarëve në Bari që financonin sulmet terroriste për llogari të Genci Ballës. Imami i vetëshpallur dënuar në Shqipëri me 17 vite burg, për rekrutimin e dhjetëra besimtarëve për të luftuar në Siri me qëllime terroriste.