Kronikë
-
20 Gusht 2021, 14:56
-
Aksident në aksin Fier-Levan, përplasen 2 makina, plagosen 6 persona
20 Gusht 2021, 14:56Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier-Levan, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa sikurse mund të shikohet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë mjaft e fortë duke shkaktuar dëme të mëdha te të dyja makinat
-
Strehimi i afganëve në Shqipëri, ish-Myftiu Gurra: Është njerëzore, nga pikëpamja e radikalizimit s'përbëjnë rrezik! Nga ana e besimit janë si ne në Ballkan
20 Gusht 2021, 14:01Ish Myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka hedhur poshtë zerat nëpër hapësira të ndryshme virtuale se ardhja e afganëve mund të jetë rrezik për Shqipërinë. Sipas Gurrës nga pikëpamja fetare ky popull nuk afron asnjë rrezik dhe se shkolla e tyre fetare brenda islamit, është e njëjta më shkollën në rajonin e Ballkanit
-
Rritja e rasteve me COVID/ Epidemiologu Alimehmeti: Më shumë të infektuar, por më pak të shtruar në spital! Varianti Delta, dominant, po i ngjan gripit sezonal
20 Gusht 2021, 13:50Në një intervistë për Report Tv, epidemiologu Ilir Alimehmeti u shpreh se varianti Delta i COVID, është bërë varianti dominant në vendin tonë. Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të infeksioni, shtrimet në spital janë në nivele të ulëta që, sipas epidemiologut, tregon se rastet e rënda të sëmundjes janë të pakta. Ai u shpreh se Delta ka filluar t'i ngjajë gripit sezonal, ku sëmundja zgjat shumë pak.
-
Igumenicë/ Kapen rreth 50 kg marijuanë në kufi, arrestohet shoferi shqiptar, në kërkim një grek
20 Gusht 2021, 13:39Kapen rreth 50 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia greke në Filat, Igumenicë
-
-
VIDEO/ Aksident në Peshkopi, makina vjen me shpejtësi dhe ngre në ajër këmbësorin
20 Gusht 2021, 12:54Shpejtësia është bërë shkak për shumë aksidente në vend, edhe me pasoja tragjike, por fatmirësisht ky nuk ka qenë rasti i një aksidenti që u regjistrua në Peshkopi
-
Zbardhet akti/ Tre ditë pasi iu vu zjarri, shpronësohen Sarajet e Toptanëve, sa lekë do të marrin pronarët
20 Gusht 2021, 12:11Është miratuar kërkesa për shpronësimin e Sarajeve të Toptanëve në Tiranë, tre ditë pasi godinës iu vu zjarri qëllimishit. Subjekti kërkues i projektit për “Restaurimi dhe rijetësimin e ‘Banesa e Toptanasve’ është Bashkia Tiranë.
-
Rrezikon të dënohet me vdekje, Gjykata e Tiranës refuzon ekstradimin e egjiptianit, në kërkim ndërkombëtar për vrasje
20 Gusht 2021, 12:03Në Egjipt Mohamed Rageh do të vritej. 50 vjeçari do të vazhdojë të qëndrojë në vendin tonë, pasi autoritetet egjiptiane nuk dhanë garanci për jetën e tij.
-
Shpërndante kanabis në doza të vogla, arrestohet 20-vjeçari, në pranga edhe një tjetër, ‘theu’ masën e sigurisë ‘Arrest Shtëpie’ në Dibër
20 Gusht 2021, 11:58Puna për parandalimin, evidentimin dhe kapjen e personave në kërkim, të atyre që shpërndajnë lëndë narkotike apo që qarkullojnë me armë zjarri vijon.
-
Për të dytën ditë, radhë kilometrike makinash në Kapshticë! Shkak për fluksin pala greke, detyrohet dhe rrit ritmin e punës, drejt normalizimit situata
20 Gusht 2021, 11:25Pika kufitare e Kapshticës është zgjuar edhe mëngjesin e kësaj të premte me radhë të gjata automjetesh të emigrantëve shqiptarë, të cilët nën “presionin” e temperaturave të larta presin me orë të tëra të kalojnë në tokën helene.
-
Vuri zjarr te 'Guri i Dhelprës' pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë, shpallet në kërkim 20 vjeçari nga Prrenjasi
20 Gusht 2021, 11:05Piromanët po marrin ndëshkimin e merituar për dëmet që i kanë shkaktuar natyrës. Një 20-vjeçar nga Përrenjasi është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet për zjarrvënie
-
SKANDAL/ Festa e çmendur e të rinjve me drogë në Itali do mbahet me 1 shtator në Shqipëri?! Në Romë vdiq një i ri britanik, policia e bllokoi...po policia shqiptare?
20 Gusht 2021, 10:58Një festë e frikshme dhe abuzive e quajtur “Rave Party” mbajtur në një fshat pranë Romës, ku të rinjtë konsumojnë drogëra të paligjshme, ka mundësi të mbahet edhe në Shqipëri më 1 shtator. Njoftimin e japin pjesëmarrës të festës së çmendur, cituar nga mediat italiane, ndërsa në Shqipëri nuk ka asnjë njoftim apo reagim. Në Itali, festa e tërbuar shkakoi vdekjen e një të riu britanik, ndërsa policia atje ndërhyri për ta bllokuar.
-
Zjarret në Gjirokastër ku mbetën viktima çifti i bashkëshortëve në fshatin Asim Zenel, shkarkohet shefi i Zjarrfikëses
20 Gusht 2021, 10:45Shkarkohet shefi i Zjarrfikëses Gjirokastër Kujtim Bizhga. Duket se situata e ditëve të para të gushtit në Gjirokastër me djegien e qindra ha pyje e kullota në Bashkinë Gjirokastër si dhe humbja e jetëve të një çifti në fshatin Asim Zeneli, kanë qenë shkaqet e shkarkimit te Kujtim Bizhges nga posti i shefit të PMNZSH se Gjirokastrës.
-
Afganët me syrin e një shqiptareje që jetoi me ta
20 Gusht 2021, 10:36Nga syri i një shqiptareje që ka punuar në mes të afganëve ku ka gjetur mikpritje dhe bujari është e papranueshme kjo urrejtje e shqiptarëve ndaj refugjatëve që Shqipëria ka vendosur t’i mikpresë.
-
Shtyhet data e fillimit të vitit të ri shkollor, Kushi: Nxënësit kthehen në klasa më 27 shtator, nga 1 shtatori mësim plotësues me dëshirë
20 Gusht 2021, 10:26Viti i ri shkollor është shtyrë, nga data 13 shtator që ishte planifikuar, do të fillojë në 27 shtator. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, e cila tha se ky vendim është marrë për të zgjatur periudhën e mësimit plotësues, i cili nis më datë 1 shtator 2021
-
Me kallashnikov e drogë në 'Range Rover', arrestohet 27 vjeçari në Kurbin, në kërkim për vjedhje! Policia: Dyshohet se mund të kryente vrasje ose grabitje
20 Gusht 2021, 10:25Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Kurbin, pasi u kap me armë zjarri e kanabis në makinë. Në pranga ka rënë Armando Marashi, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje, ndërsa sipas Policisë, dyshohet se i riu mund të ishte nisur për të kryer vrasje, ose grabitje me armë.
-
-
Durrës/ Superatentati i dështuar në fabrikën e çimentos, zbulohet depoja ku u blenë 50 kg tritol! Pronari: Ua shesim vetëm subjekteve të licencuara
20 Gusht 2021, 09:36Katër ditë pas tentativës për atentat me rreth 50 kilogramëve tritol ndaj frimës Eurotech Cement (ish- Italcementi) në fabrikën e çimentos në lagjen nr.14 në Durrës, policia ka mundur të gjej depon e tregtimit të kësaj lënde plasëse
-
Kultivonte kanabis në një zonë të pyllëzuar në Lezhë, pas hetimit 1-mujor policia arreston një person
20 Gusht 2021, 09:22Pas hetimit të vazhdueshëm 1-mujor, policia ka arrestuar një person në Lezhë pasi kultivonte kanabis në një zonë të pyllëzuar.
