Kronikë
-
18 Shtator 2021, 19:52
-
Divjakë/ Burri vret gruan me armë gjahu dhe më pas veten! Si i zbuloi djali prindërit e vdekur në banesë! Xhaxhai i tij pasi dëgjoi krismat: Çohu nga kafja dhe ik urgjent te shtëpia
18 Shtator 2021, 18:49Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka vrarë me armë zjarri në banesë gruan e tij Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë dhe veten. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Babunjë të Divjakës. Debatet që vinin si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike, mendohet se mund të jenë shkaqet që mund të kenë çuar në këtë akt të rëndë.
-
Makina përplas biçikletën në Lezhë, 1 i plagosur rëndë, dërgohet me urgjencë te Trauma
18 Shtator 2021, 18:14Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune, ku një person ka mbetur i plagosur.
-
Davide Pecorrellit iu zbulua 'skema e zhdukjes' krejt rastësisht, iu dogj motori i gomones! Gazetarja italiane tregon ekskluzivisht për Report Tv gjithçka ndodhi me biznesmenin italian
18 Shtator 2021, 17:47Report Tv kontaktoi me gazetaren e medias italiane 'La Nazione', Erika Pontini e cila zbuloi se biznesmeni italian Davide Pecorelli është gjallë. Në janar të këtij viti në makina e Davide Pecorellit u gjet e djegur në zonën e Pukës dhe brenda u gjetën kocka që fillimisht u dyshuan se ishin të sipërmarrësit italian.
-
VIDEO/ Shokuese në Pejë, një djalë dhe një grua rrahin barbarisht një tjetër grua! Grushte dhe shkelma në fytyrë e trup! Policia ndërhyn në fund
18 Shtator 2021, 17:24Një rast shumë i rëndë dhune është regjistruar ditën e sotme në qendrën e qytetit të Pejës. Dy persona, një djalë i ri dhe një grua, kanë rrahur barbarisht një tjetër grua. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë vërtet të rënda. Dhuna e ushtruar nga gruas së vetme është tepër e rëndë, sidomos nga ana e djalit.
-
Fieri me 50 % e popullsisë të vaksinuar, por infektimet mbeten të larta! Qarku i dytë më i prekur pas Tiranës
18 Shtator 2021, 17:21Numri i personave të infektuar në Fier mbetet i lartë, edhe pse janë vaksinuar rreth gjysma e popullsisë. Me shqetësim shihen rritjet e numrit të infektimeve dhe prekja e të rinjve.
-
5 humbje jete nga COVID-19 dhe 849 infektime të reja në 24 orët e fundit! 216 pacientë të shtruar, 25 prej tyre në gjendje të rëndë
18 Shtator 2021, 17:11Në vendin tonë vijojnë të jenë të larta numri i infektive dhe viktimave nga COVID-19, në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima dhe 849 infektime të reja. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 216 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.
-
'Fluturojnë' 44 patenta! Shoferët nuk zënë mend, ecin me shpejtësi të lartë në rrugë! Gjobiten 768 të tjerë
18 Shtator 2021, 16:49Kontrollet e Policisë Rrugore në 24 orët e fundit kanë kapur 768 shoferë duke drejtuar makinën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, për pasojë janë ndëshkuar me gjobë. Sot mësohet se në pranga kanë rënë 10 shoferë, nga të cilët 3 për drejtim mjeti pa patentë dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
-
Me 46 doza kokainë në makinë gati për t'i shitur, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë
18 Shtator 2021, 14:46Me 46 doza kokainë në makinë e gati për t'i shitur, por aksioni i policisë i prishi planet 46-vjeçarit në Tiranë. Ai u ndalua në bulevardin “Bajram Curri”, ku pas kontrollit në makinë, policia gjeti sasinë e lëndës narkotike, duke i vënë më pas prangat 46-vjeçarit me inicialet D. K..
-
VIDEOLAJM/ S'mjaftojnë grushtet në ring, sherr masiv pas ndeshjes së boksit në Shkodër, të përfshirë dhjetëra tifozë e boksierë
18 Shtator 2021, 14:42Pas ndeshjes mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, tifozë e boksierë të të dy ekipeve kanë zbritur në parket dhe janë përplasur fizikisht.
-
FOTO/ 41-vjeçari me pistoletë me 7 fishekë në 'Range Rover', prangoset në Lezhë
18 Shtator 2021, 14:15A. M, 41-vjeç, është prangosur sot në Lezhë pasi në automjetin 'Range Rover' me të cilin po udhëtonte si pasagjer i është gjetur një pistoletë me krehër me 7 fishekë.
-
Karnavalet, Berati mes personazheve të botës së fëmijëve (VIDEO)
18 Shtator 2021, 14:03Berati, qyteti i ”një mbi një dritareve” është gjallëruar këtë fundjavë në atmosferën e festës së Karnavaleve. Me maska dhe kostume shumëngjyrëshe, fëmijët beratas iu gëzuan për disa orë personazheve më të dashur të botës së tyre duke rikthyer traditën e munguar të jetës kulturore në qytet.
-
Minatori prej 3 ditësh në minierë, kolegu i tij: Shpresojmë të jetë gjallë! Të nxirren përgjegjësit për këto aksidente, shikojnë interesin e parasë dhe jo të punëtorit
18 Shtator 2021, 13:12Prej 3 ditësh minatori Muharrem Plaku ka mbetur në galeritë e një miniere në Bulqizë dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij. Ish-minatori Ferat Kurti, i cili ka punuar me Plakun më parë në një minierë tjetër thotë e ekziston mundësia që ai të jetë gjallë por situata është sigurisht shumë e rëndë.
-
Rinis në zonën e Radhimës aksioni 'Bregdeti ynë', pritet shembja e dy objekteve, Kreu i IKMT Vlorë: Pronarët s'kanë bërë rezistencë, situata e qetë
18 Shtator 2021, 12:41Ka rinisur në zonën e Radhimës aksioni i IKMT 'bregdeti ynë', ku gjatë ditës së djeshme është ndërhyrë në një objekt, ndërsa mëngjesin e sotëm pronarëve iu la kohë që të boshatisin ambientet. Ditën e sotme pritet të ndërhyhet në dy objekte.
-
Zjarr në fshatin Peshkëpi e Kocul të Vlorës, situata problematike! Rrezikohen banesat dhe një fabrikë çimentoje
18 Shtator 2021, 12:24Disa vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në Vlorë, në lagjen "11 janari" , në zonën Qafë Topi në Peshkëpi dhe në Kocul, ku situata paraqitet problematike. Fatmirësisht zjarri në lagjen "11 janari' është mbyllur
-
Dëshmia që i dha fund farsës së Pecorellit, një person e kishte parë të gjallë
18 Shtator 2021, 12:11 -
-
Vodhën disa kompjuterë në një shkollë dhe pajisje muzikorë në një lokal, nisin hetimet për tre të mitur dhe një 18-vjeçar në Tiranë
18 Shtator 2021, 10:02Tre të mitur dhe një 18-vjeçar janë vënë nën hetim, pasi dyshohet si autorë të vjedhjes së disa pajisjeve kompjuterike në një shkollë. Po ashtu, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë vjedhur edhe disa pajisje muzikore në një lokal.
-
Rreth 72 orë i bllokuar në galeritë e minierës së Bulqizës, ende asgjë për fatin e minatorit Muharrem Plaku! Kërkimet ecin me ngadalë për shkak të frikës së shembjeve
18 Shtator 2021, 09:51Prej gati 72 orësh i bllokuar në galerinë e errët të minierës së Bulqizëqs, shpresat për ta gjetur gjallë minatorin Muharrem Plaku sa vijnë edhe dobësohen. Operacionet e kërkimit vijojnë, por puna po ecën me ritme shumë të ngadalta për shkak të frikës për shembje të tjera në galeri që do të rrezikonin jetën e punonjësve të shpëtimit.
-
Reshjet e dendura të shiut, përmbyten shtëpitë e bizneset përreth aeroportit të Kukësit për shkak të bllokimit të një turbine shkarkuese! Situata problematike edhe në Bulqizë
18 Shtator 2021, 09:24Nga reshjet u përmbytën disa rrugë të qytetit, ndërsa probleme janë shfaqur edhe te ura e Drinit të Zi, duke sjellë vështirësi në lëvizjen e mjeteve. Po ashtu edhe segmenti rrugor që lidh qytetin e Kukësit me rrugën Kukës-Morinë është në pushtetin e ujërave dhe të dheut.