Kronikë
-
10 Dhjetor 2021, 15:21
-
Do vrisnin Preng Palucën në Tiranë, Gjykata e Lezhës jep masën e sigurisë për 3 të arrestuarit! Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi ende në arrati
10 Dhjetor 2021, 14:01Sipas burimeve në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura 3 të ndaluarit, i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre. Gjithashtu "Arrest në burg" në mungesë u vendos dhe për dy përsonat e shpallur në kërkim Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, të cilët rezultojnë të jenë larguar jashtë Shqipërisë në Spanjë pak ditë para se policia të kryente operacionin.
-
Ushtria zbarkon te hoteli ku vdiqën 4 turistët rusë në Kavajë! Eksperiment për të zbuluar shkakun që solli vdekjen
10 Dhjetor 2021, 14:05Sot ambientet e hotel “Gloria” në Qerret të Kavajës ishin plot, por këtë herë jo me turistë por me ushtarë, policë dhe prokurorë. Policia e shtetit, prokuroria e Kavajës dhe shërbimet inteligjente të ushtrisë shqiptare janë duke kryer një eksperiment hetimor në ambientet e saunës ku u gjetën pa jetë 4 rusët.
-
Rrëshqitje dherash e inertesh nga Bypass, shembet rruga nacionale Vlorë-Orikum, dëme dhe në biznese! Hapet qarkullimi për automjetet, por vetëm me një sens
10 Dhjetor 2021, 13:55Prej dy ditësh vazhdon shembja e rrugës Vlorë-Orikum, duke shkaktuar dëme kolosale në këtë aks nacional por dhe në bizneset përreth. Një masiv i madh inertesh është shembur nga mali i Shushicës pas reshjeve të dendura të shiut.
-
U kapën me kanabis në makinë, në pranga babë e bir në Gjirokastër! Pas kontrollit në shtëpi iu gjetën mbi 2 mijë fara të bimës narkotike, një çifte dhe fishekë
10 Dhjetor 2021, 13:34Babë e bir kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Gjirokastër, pasi iu gjet kanabis, armë gjahu e fishekë. Në pranga kanë rënë Ferdinant Shehu dhe Serxho Shehu, 57 dhe 26 vjeç, banues në fshatin Çepunë.
-
Reshje dëbore, bypass-i i Rrugës së Arbrit i kalueshëm vetëm me zinxhirë
10 Dhjetor 2021, 13:01 -
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duke filluar nga 20 dhjetori do të rinisë betejën e tij me drejtësinë
10 Dhjetor 2021, 12:58Përballja me SPAK do të fillojë nga ora 09:00 në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Dosja e Saimir Tahirit në Apel do të gjykohet nga Daniela Shirka që është kryesuese, anëtarët Ilirjana Olldashi dhe Engert Pëllumbi.
-
'Gërdeci'/ Javën e ardhshme, SPAK nis marrjen në pyetje të familjarëve, dëshmitarëve dhe zyrtarëve! Do të thirret për dëshmi edhe Fatmir Mediu
10 Dhjetor 2021, 12:35SPAK, duke filluar nga java e ardhshme nis pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit. Personave që u është nisur fletëthirrje janë trashëgimtarët e viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia. Pjese e ripyetjes do të jenë edhe ish zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008.
-
-
Testi i drogës për policët, Nano: Nuk kemi për qëllim terrorizimin e tyre! Asnjë masë penalizuese pa u bindur plotësisht nëse janë apo jo përdorues
10 Dhjetor 2021, 12:13Sipas Nanos, qëllimi nuk është terrorizimi i Forcave të Policisë, por pastrimi i policisë, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë masë penalizuese për efektivët deri në daljen e një rezultati përfundimtar.
-
-
-
Lufta kundër kanabisit në 2021, Gledis Nano: Zero kg të kapura në brigjet italiane nga Shqipëria! Asgjësuam mijëra bimë, 165 zyrtarë të proceduar për shpërdorim detyre
10 Dhjetor 2021, 11:13Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano deklaroi në një konferencë për shtyp me autoritetet italiane se gjatë vitit 2021 ka pasur rënie me 100 për qind dhe zero kg kanabis të kapur në brigjet italiane nga Shqipëria.
-
Parakalime të rrezikshme, shoferë ‘tap’ dhe pa rrip sigurimi, arrestohen 3 persona, gjobitën 83 në 24 orët e fundit në Berat
10 Dhjetor 2021, 11:12Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, policia ka intensifikuar kontrollet më qarkun e Beratit. Tre persona janë arrestuar, 2 prej të cilëve u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ndërsa 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit.
-
-
-
-
Vendosnin baste sportive në lokal, arrestohen 3 persona në Korçë
10 Dhjetor 2021, 10:31Në lokalet e marra në përdorim nga D. Zh. dhe E. Sh., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 aparate celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.
-
-
Bulqizë/ Punëtori i fabrikës së pasurimit të kromit u mbyt në punë, drejtori dhe 2 të tjerë e çuan në shtëpi trupin të dukej si vdekje natyrale! Arrestohen autorët
10 Dhjetor 2021, 10:21Mustafa Kamishi 65 vjeç, punëtori i cili humbi jetën ditën e djeshme në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë, rezulton se është mbytur në zonën e grumbullimit të ujërave kulluese, ndërsa ngjarja u tentua të fshihej nga drejtori dhe dy punonjës.