Kronikë
-
Gjatë ditës së nesërme pritet të jepet vendimi i parë gjyqësor për këtë vrasje që, një vit e gjysmë më parë, tronditi qytetin e Ternit, ku kishte lindur e reja, si dhe lagjen San Lorenzo në Romë, ku Ilaria jetonte si studente e ardhur nga një qytet tjetër, së bashku me disa shoqe banese.
26 Tetor, 22:47 -
Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
26 Tetor, 21:50Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar nga kryeministri Edi Rama tha se më e rëndësishme se ashpërsimi i kodit penal, Shqipëria ka një çështje më të rëndësishme, të miturit dhe aktet tyre të dhunës.
-
Britma therëse mes shpërthimeve të fishekzjarrëve, momenti kur Erjon Vishkulli lëndohet në sy! I riu shtrihet në tokë, shokët kërkojnë ambulancën (VIDEO)
26 Tetor, 20:11Erjon Vishkulli ndodhet në vijën e parë ku janë edhe pemët e ca më tutje, të tjerë protestues hedhin një breshëri fishekzjarrësh. Në një moment, 28-vjeçari përkulet dhe largohet e teksa sprapset duke iu afruar shkallëve të Bankës, shtrihet në tokë dhe mban syrin me dorë, të majtin, që i është goditur me një plumb të dyshuar gome.
-
-
-
Aktivisti Qiraxhi: Kjo protestë nuk ka përfaqësues, qytetarët janë të indinjuar! Krypi: S’mund t’i vëmë kushte Ramës të largohet ndërkohë që e kemi zgjedhur me votë (VIDEO)
26 Tetor, 17:54Protestuesit janë grumbulluar para kryeministrisë në ditën e 14-të protestës. Migen Qiraxhi, aktivist nga ‘Qëndresa Qytetare’ dhe analistja Xheni Krypi të ftuar sot në ‘Studio Live’, komentuan rreth protestës teksa vunë në dukje që numri i tyre është zbehur.
-
-
Protesta në Tiranë, qytetarët dënojnë aktet vandale të protestuesve: Pushteti rrëzohet me vota, jo me dhunë! S'janë studentë ata, por njerëz të Salës (VIDEO)
26 Tetor, 16:23Ndërsa në Tiranë sot mbahet dita e 14-të e protestës, disa qytetarë të tjerë shprehen kundër dhunës dhe akteve vandale.
-
Kallëzimi në SPAK për reagimin e policisë në protesta, avokatët: Prokuroria të hetojë plotësisht! Mund të referojmë raste të tjera (VIDEO)
26 Tetor, 16:23Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesit e shoqërisë civile e avokatët shprehen se kanë dorëzuar javën e shkuar një kallëzim në SPAK për të hetuar strukturën komanduese. Një hap i mundshëm i tyre mund të jetë ndjekja institucionalisht e ushtrimit të dhunës me qëllimin për të delegjitimuar protestën.
-
Policia e Tiranës udhëzim urgjent efektivëve: Të miturit jo intervistime pa prindër e psikolog! Mos hapni celularët pa vendim gjykate
26 Tetor, 16:02Drejtoria vendore e Policisë së Tiranës u kërkon komisariateve që të mos kryejnë asnjë kontroll të telefonëve pa urdhër gjyqësor, e po ashtu të mos i kërkojnë personave të shoqëruar apo arrestuar fjalëkalimet e celularëve.
-
Hetimet për Aeroportin e Vlorës/ Dy ditë pas kallëzimit ndaj QKB për ndryshimin e kuotave të aksioneve, Behgjet Pacolli shpjegime për 7 orë në SPAK (VIDEO)
26 Tetor, 15:47Pas 7 orëve, Behgjet Pacolli ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku u paraqit për të dhënë shpjegime si person në dijeni lidhur me hetimet për Aeroportin e Vlorës. Për mediat, ai tha vetëm se arsyeja ishte kallëzimi penal që ka dorëzuar.
-
Dita e 14-të e protestës shënon tkurrje, protestuesit u vënë zjarrin fotove të Ramës e Vuçiçit, asnjë përplasje me policinë! Mbyllet pa incidente
26 Tetor, 15:34Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protestuesit qëndruan për gati 3 orë pa shënuar incidente e tensione, ndërsa edhe policia qëndroi e distancuar dhe pa masa shtesë.
-
Korçë/ U arrestua dy ditë më parë për dhunimin e 4-vjeçarit në kopsht, edukatorja nën hetim! Pezullohet nga detyra
26 Tetor, 15:27Ajo u arrestua pas kallëzimit të bërë nga nëna e të miturit, i cili i kishte treguar se goditej nga edukatorja. Pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kryen veprimet hetimore, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike.
-
-
Korçë/ Theu arrestin në shtëpi dhe plagosi me thikë 19-vjeçarin, arrestohet 23-vjeçari! Policia i gjen kanabis dhe armë sportive në banesë
26 Tetor, 11:34Pas disa orësh ndjekjeje, policia bëri të mundur kapjen e tij ku gjatë kontrollit në banesë, u sekuestruan thika që dyshohet se u përdor në konflikt, një sasi kanabisi dhe një armë sportive.
-
Ekskluzive/ Lëndimi i Erjon Vishkullit, Prokuroria letërporosi Italisë: Kërkohet objekti që e plagosi në sy! Hetim edhe policisë për tejkalimin e forcës
26 Tetor, 11:30Report Tv mëson se Prokuroria i ka dërguar një letërporosi Italisë, ku i riu pritet t'i nënshtrohet ndërhyrjes së dytë kirurgjikale. Pas heqjes nga syri, trupi i huaj do të sekuestrohet dhe do të ekzaminohet për të përcaktuar materialin e tij.
-
Tiranë/ Shiste fishekzjarre për personat e maskuar në protestë, arrestohet 32-vjeçari! Sekuestrohen 47 pako në banesën e tij (VIDEO)
26 Tetor, 11:21Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar, i dyshuar se u shiste lëndë piroteknike personave të maskuar që merrnin pjesë në protestën e së shtunës, për t'i përdorur gjatë veprimeve të dhunshme.
-
Bojkoti ndaj rregullores së re ‘paralizon’ GJKKO-në, shtyhet sërish seanca për Berishën dhe të pandehurit e tjerë të aferës ‘Partizani’
26 Tetor, 11:02Bojkoti i avokatëve ka paralizuar prej rreth 2 muajsh gjyqet në GJKKO. Për këtë shkak, gjyqi ndaj Berishës dhe të tjerëve u shty edhe në 12 tetor.
-
Konispol/ U kap duke transportuar me furgon 11 emigrantë ilegalë nga Irani e Iraku, prangoset Vandami nga Lushnja! Merrte nga 2500 euro për person
26 Tetor, 10:4530-vjeçari nga Lushnja dyshohet se merrte 2500 euro për çdo emigrant të paligjshëm që transportonte. Në momentin e arrestimit, ai po transportonte me furgon 11 emigrantë nga Iraku e Irani, të cilët kishin hyrë nga Greqia dhe synonin të kalonin ilegalisht në Itali.
-