Kronikë
-
Një pasuri prej qindra mijëra eurosh i është vënë në sekuestro një vlonjati të akuzuar për trafik droge. Bëhet fjalë për 10 pasuri të paluajtshme, më konkretisht 2 pasuri të llojit arë, 4 apartamente, 2 parkim, 1 dyqan dhe 1 makinë. Kjo pasuri është në pronësi të Ilia Ziut, ku ky i fundit i kishte vendosur edhe në emra të familjarëve të tij.
30 Korrik 2021, 12:10 -
Babë e bir bëjnë për spital 45-vjeçarin në Pogradec, njëri vihet në pranga tjetri në kërkim
30 Korrik 2021, 12:02Në bashkëpunim me njeri tjetrin, babë e bir kanë qëlluar fizikisht një 45-vjeçar, pas një konflikti i cili agravoi, në fshatin Senishtë, Pogradec.
-
Vatrat e zjarrit në vend, KLSH zbret në terren: Po verifikojmë tenderat nëse i kanë blerë pajisjet
30 Korrik 2021, 12:00Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur kontrollin në terren, ndaj strukturave që menaxhojnë shuarjen e zjarreve, nisur nga fakti se në vendin tonë vijojnë të jenë aktive disa vatra. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv.
-
Policia aksion anti-drogë dhe për lojërat e fatit në Rrëshen, 3 në pranga dhe 23 në hetim
30 Korrik 2021, 11:49Një aksion policor është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Rrëshen ku janë shoqëruar disa persona. Sipas burime, ky aksion është zhvilluar nga policia e Lezhës në bashkëpunim me Tiranën për të evidentuar personat të cilët shkelin ligjin.
-
Situata në Fier, banorët për Report Tv: Po helmohemi këtu, të ishin marrë masat
30 Korrik 2021, 11:48 -
Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për 9 zyrtarët e ish zyrtarët e ministrisë së Brendshme! 8 në burg, 1 arrest shtëpie
30 Korrik 2021, 11:43Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për 9 zyrtarët dhe ish zyrtarët e arrestuar duke lënë 8 në burg dhe 1 në “arrest shtëpie” për abuzimin me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë.
-
Harta e re gjyqësore në shtator, Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ nuk arrijnë dakordësinë! I rikthehen tryezave të konsultimit me avokatë dhe publikun
30 Korrik 2021, 11:42Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Ministria nuk kanë arritur në një dakordësi sa i përket hartës së re gjyqësore, për këtë arsye rikofigurimi i Apeleve dhe gjykatave të rretheve është lënë për në muajin shtator.
-
Me kaçurrela të zeza dhe një buzëqeshje të ëmbël, e reja nga Kukësi tërheq vëmendjen në internet për ngjashmërinë me Vjosa Osmanin
30 Korrik 2021, 11:26Me kaçurrela, vetulla të harkuara dhe një buzëqeshje të ëmbël, e reja nga Kukësi ka marrë vëmendjen e ndjekësve në “TikTok” pasi është komentuar për një ngjashmëri me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
-
-
Aleanca për Teatrin sërish në SPAK, pas blofit me denoncimin për ambasadorin Soreca këtë herë padi për ministren e Kulturës Elva Margariti
30 Korrik 2021, 11:05Pas blofit me gjoja denoncimin e bërë ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është shfaqur serish sot para dyerve të SPAK. Këtë herë për të njoftuar një padi ndaj ministres së Kulturës Elva Margariti.
-
Shpërndante kokainë në Vlorë, arrestohet 32-vjeçari
30 Korrik 2021, 10:56Në pranga ka rënë Amarildo Gockaj, i cili u kap në lagjen "24 Maji", Vlorë, ndërsa gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, iu gjetën një sasi me kokainë. një pjesë e kokainës ishte ndarë në doza, gati për shitje.
-
Lufta kundër trafikimit/ CRCA: 185 mijë fëmijë në Shqipëri, të rrezikuar nga shfrytëzimi
30 Korrik 2021, 10:45Që prej viti 2013, 30 korriku është caktuar si ”Dita Botërore kundër Trafikimit ” të Qenieve Njerëzore. Nisur nga kjo ditë CRCA/ ECPAT Shqipëri përmes një deklaratë kanë bërë të ditur shifra shqetësuese që sipas tyre tregojnë situatën e rëndë të fëmijëve në vendin tonë.
-
Lehtësohen masat anti-COVID, Italia mirëpret turistët shqiptarë, detyrim karantinimi 5 ditor! Edhe të vaksinuarit duhet të bëjnë testit PCR ose atë antigjenik
30 Korrik 2021, 10:28Teksa jemi në kulmin e sezonit turistik veror dhe kur Italia ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë kundër COVID-19, ka vendosur që të lehtësojë kufizimet e lëvizjes për Shqipërinë dhe Kosovën
-
-
Temperatura të larta dhe pritje pafund, radhët e gjata të makinave në Kapshticë marrin fund! Grekët i përshtaten ritmit shqiptar dhe punojnë sërish me disa sportele
30 Korrik 2021, 10:17Teksa jemi në kulmin e sezonit veror turistik dhe temperaturat janë të larta, orët e para të paradites janë formuar radhë të gjata makinash në pikën kufitare të Kapshticës, me emigrantë shqiptarë pas pushimeve në Shqipëri, por tashmë situata është normalizuar.
-
Vlorë/ Zjarr në Tragjas, Radhimë e Karaburun! Digjen qindra hektarë me shkurre e pemë! Flakët përpijnë hyrjen e Ksamilit! Punonjësit 'luftojnë' me mjete rrethanore
30 Korrik 2021, 10:02Prej disa ditësh tashmë, zjarret kanë 'pushtuar' sipërfaqe të tëra në Vlorë, ku në Karaburun, Tragjas e Radhimë, po digjen hektarë të tërë me bimësi e pyje. Flakët në gadishullin e Karaburunit vijojnë prej 4 ditësh tashmë, ndërsa situata mbetet mjaft kritike, pasi rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë. Tymi i zi ka "pushtuar" edhe Ksamilin.
-
-
Vihen nën kontroll zjarret në Kreshpan dhe në fshatin Vjosë të Fierit, digje rreth 40 ha me bimësi
30 Korrik 2021, 09:53Janë vendosur nën kontroll zjarret që përfshinë një ditë më parë pyllin e Kreshpanit, në Cakran të Fierit dhe në fshatin Vjosë. Për shuarjen e zjarrit u angazhuan zjarrfikësit e Fierit, Patosit dhe Rroskovecit, në ndihmë të të cilëve shkuan edhe 30 ushtarë.
-
Sherr mes kushërinjve në Belsh, godasin njëri-tjetrin me sëpatë, dërgohen me urgjencë në spital
30 Korrik 2021, 09:35Policia bën me dije se dy kushërinjt, pas një sherri për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sëpatë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur.
-
Armë dhe kultivim kanabis, policia e Durrësit arreston 4 persona, në pranga edhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim
30 Korrik 2021, 09:29Në kuadër të kapjes dhe “goditjes” së paligjshmërisë në vend, policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale.