Kronikë
-
Një i ri, i paidentifikuar, për shmangur trafikun në Vlorë, nuk heziton të ngjisë makinë në trotuar dhe të ecë aty, duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve. Në videon shokuese shihen edhe qytetarë që ecin në trotuar, të cilët largohen me shpejtësi kur shohin automjetin që afrohet.
9 Korrik 2021, 18:38 -
Vendimi që trondit zyrtarët, SPAK e BKH akses të plotë për të kontrolluar lëvizjet e parave të dyshimta në llogaritë bankare
9 Korrik 2021, 18:37Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) e disa institucione të tjera nga sot u lejohet akses i plotë dhe i pafiltruar për të kontrolluar lëvizjet e dyshimta të parave në llogaritë bankare të zyrtarëve. Ky vendim ka si qëllim parandalimin e pastrimit të parave, pasi të gjitha llogaritë do të kontrollohen nga institucionet tatimore në mënyrë që të gjurmohen pasuritë e dyshimta.
-
Gjykata Elbasan dënoi me 4 vite shoferin që i vrau të bijën, nëna e përlotur për Report Tv: Na mashtruan me aktin noterial! E firmosëm për të mos pasur hakmarrje, ata e përdorën sikur i falëm
9 Korrik 2021, 17:39Gjykata e dënoi me 4 vite burg shoferin e dehur që i mori jetën 2 vajzave në tunelin e Elbasanit, nënë e njërës prej viktimave me lot në sy u shpreh se janë mashtruar! Nëna e viktimës u shpreh se avokati i autorit u tha të firmosin aktin noterial për të mos pasur hakmarrje mes familje, ata e përdorën në gjykatë sikur ne i falëm.
-
Riaktivizohet një vatër zjarri në Malin e Tomorrit! Zjarrfikësit vështirësi në shuarjen e flakëve për shkak të lartësisë dhe terrenit malor, kërkohet ndërhyrje nga ajri
9 Korrik 2021, 17:34Temperaturat e larta dhe era fortë kanë riaktivizuar një vatër zjarri në Mali e Tomorrit. Bëhet me dije se vatra e zjarrit është ndezur në një shpat mali në 1800 metra lartësi. Për pasojë është e pamundur ndërhyrja nga zjarrfikësit, ndërsa kërkohet ndërhyrje nga ajri për të bërë mundur shuarjen e flakëve.
-
Njerëzit e drejtësisë që po falin ‘kamikazët’ e rrugës, Binas Nina e Miranda Konica vetëm 4 vite burg për Behar Pemën që vrau dy vajza në 2020, Gjykata e Tiranës liroi Jehon Breçanin
9 Korrik 2021, 17:23Gjyqtarë dhe prokurorë pa Veting po shfrytëzojnë hapësirat në Kodin Penal duke shpëtuar vrasësit e rrugës. Behar Pema ia hodhi me 4 vite burg pasi goditi për vdekje në gjendje të dehur me makinë dy vajzat Lusinda Garunja dhe Xhaneta Qallia. Gjykata e Tiranës liroi nga qelia djalin e Erzen Breçanit që i këputi këmbën me maminë 23-vjeçares Xhesina Gega
-
Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet në Velipojë 22-vjeçari nga Kosova
9 Korrik 2021, 17:18Një 22-vjeçar, pushues nga Kosovë, i cili rrezikoi të mbytej në det pasditen e sotme në Velipojë, u arrit të shpëtohej. Bëhet me dije i riu po lahej në det, por më pas ka pësuar disa komplikacione, duke rrezikuar të mbytej.
-
FOTO/ Nëse ke shumë vapë, ndalu te 'kabina tropikale' në 'Sheshin Skëndërbej' për pak minuta për t'u freskuar
9 Korrik 2021, 17:17Nëse keni kaluar në qendër të Tiranës, përbri godinës së bashkisë, dhe keni parë një instalacion disi ekzotik, mos ngurroni të futeni brenda, sidomos në këto temperature mjaft të larta. Ai është stacioni i parë i freskimit, një lloj oazi tropikal, ku të gjithë kanë mundësi të ndalen dhe të freskohen në këto ditë të nxehta vere
-
Telefonatat e qytetarëve parandalojnë tre aksidente! Arrestohet 33-vjeçari në Yzberisht, nuk iu bind policisë dhe përplasi një makinë! Në pranga 14 drejtues mjetesh, 2234 shoferë të gjobitur
9 Korrik 2021, 17:03Policia Rrugore ka vijuar me kontrollin intensiv për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor. Në 24 orët është konstatuar në Bulevardin Blu, në Kamzë, një drejtues mjeti me “Benz”, i cili lëvizte me shpejtësi 109 km/orë, ndërsa në rrugën urbane Fier-Vlorë, është konstatuar një tjetër drejtues me “BMW” me shpejtësi 189 km/orë. Në zonën e Yzberishtit në Tiranë u arrestua një drejtues mjeti i dehur, cili rezultoi me 0.98 mg/l në testin e dytë.
-
Rikonstruksioni i kabinave, këto zona në Tiranë do të mbeten për 7 orë pa energji elektrike ditën e nesërme
9 Korrik 2021, 16:52OSHEE bën me dije do kryhen punime në kabinën "Prokuroria"/ Fid L8/Nst Qendër, ku për pasojë do të shkëputet energjia elektrike në zonë në intervalin kohor 09:00-16:00. Pa energji do të mbeten pjesërisht Blloku i pallateve 9-katëshe pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
-
Asnjë viktimë për shkak të COVID, rriten rastet e reja, shënohen 15 të infektuar me koronavirus
9 Korrik 2021, 16:21Asnjë viktimë nga COVID nuk është shënuar në vendin tonë në 24 orët e fundit, por rastet e reja kanë ardhur në rritje. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2108 testime të kryera janë regjistruar 15 raste të reja, ndërkohë që aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin
-
Sezoni turistik 2021, policia publikon masat e marra: Janë angazhuar 1607 punonjës policie, patrulla me biçikleta në plazhe, lokalet të respektojnë masat anti-COVID
9 Korrik 2021, 15:44Policia e Shtetit ka publikuar edhe masat e marra gjatë sezonit turistik të vitit 2021. Policia bën me dije se si rrjedhojë e masave të marra dhe e statusit të vendit tonë “si një vend i hapur dhe i sigurt” edhe përsa i përket pandemisë së COVID-19, për shkak të pritshmërisë së ardhjes së pushuesve vendas dhe të huaj janë angazhuar 1607 punonjës të Policisë
-
Zjarr në Vermosh të Malësisë së Madhe, flakët dalin jashtë kontrollit, rrezikohet kurora e gjelbër e zonës
9 Korrik 2021, 15:38Zjarri i rënë mbrëmjen e djeshme në Vermosh të Malësisë së Madhe vijojnë të shkrumbojë hapësira të tëra me pyje, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Zjarri ka rënë në kufirin me Malin e Zi, ndërsa rrezikohen qindra hektarë pyje, që është edhe kurora e gjelbër e zonës.
-
Diskutime rreth marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimit gjyqësor dhe rrugës së eurointegrimit, Gjonaj në takim me homologun e Maqedonisë së Veriut
9 Korrik 2021, 15:06Gjatë ditës së sotme, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zhvilluar një takim me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bojan Marichikj.
-
Fundjava pritet të jetë më e freskët, meteorologu për Report Tv: Zonat malore dhe të ulëta mund të përfshihen nga reshje shiu! Pushuesit me fat, nuk preken zonat bregdetare
9 Korrik 2021, 14:58Tempreaturat e nxehta vijojnë të na shoqërojnë në këto ditë vere. Edhe sot termometri ka shënuar 39 gradë celsius e ndërsa në disa zona temperatura shkon deri në 40 garadë. Meteorologu Hakil Osmani tha për ‘Report TV’ se fundjava pritet të jetë më e freskët dhe do të kemi një ulje të temperaturave deri në 35 gradë celsius.
-
Nga 1 qershori programacionin e Digitalb nuk mund ta ndiqni më në TiBO, ndërpritet bashkëpunimi
9 Korrik 2021, 14:56Të gjithë abonentët që do të kenë në vijim abonime me platformën dixhitale TiBO nuk do të kenë mundësi të ndjekin kanalet e DigitAlb dhe programacionin e tij. Njoftimi është bërë nga vetë Digitalb, i cili bën me dije se më 1 qershor ka ndërprerë bashkëpunimin me shoqërinë TiBO
-
-
I dehur në timon aksidentoi për vdekje 2 vajza të reja në tunelin e Krrabës, Gjykata e Elbasanit vendim skandaloz, vetëm 4 vite burg për Behar Pemën
9 Korrik 2021, 14:32Gjykata e Elbasanit ka dhënë vetëm 4 vjet burg për Behar Pemën, shoferin që aksidentoi për vdekje e dy vajza të reja e plagosi dy të tjerave shtatorin e 2020. Ndërsa nëna e Lusinda Garunjës ka reaguar në facebook duke thënë se vajzën ja vranë për së dyti.
-
Akuzohet se rrëmbeu 12-vjeçarin dhe e shfrytëzoi për të lypur, lihet në burg 50-vjeçarja në Sarandë! Mohon akuzat: Ishte shok i nipit tim, më tha se nuk i kishte prindërit
9 Korrik 2021, 14:0950-vjeçarja, Bukuroshe Muharremi ka mohuar përpara gjykatës se ka rrëmbyer 12-vjeçarin dhe e ka shfrytëzuar atë për të lypur në rrugë. Përpara togave të zeza, Muharremi ka thënë se ajo e ka strehuar në shtëpi, e ka ushqyer pasi ishte shok me nipin e saj të vogël dhe se fëmija i ishte prezantuar se nuk kishte prindër. Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të saj, Gjykata e la në burg pa afat.
-
Plotësimi i BKH-së, mbyllet Faza e Korrigjimit të Eses dhe përzgjedhjes së kandidatëve! 163 kandidatë për 32 vende vijojnë garën
9 Korrik 2021, 13:51Është mbyllur procesi i radhës drejt plotësimit me 60 anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sot është përmbyllur faza e korrigjimit të esesë dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.
-
Po shkonte për kontroll rutinë në një parcelë me dru, kamioni del nga rruga, ndërron jetë Drejtori i Pyjores
9 Korrik 2021, 13:52Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Dushar në Maliq. Kamioni ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka ndërruar jetë Drejtori i Pyjores së Maliqit, Marsel Nazifi 38 vjeç.