Kronikë
-
Rafael Tafaj ka humbur jetën tragjikisht në punë, pasi teksa po rregullonte gomën e një kamioni, ajo ka shpërthyer e për pasojë humbi jetën. 20-vjeçari kishte dy vite që punonte në këtë gomisteri, teksa ishte edhe banues në ish-Kënetë, në të njëjtin vend që ka ndodhur edhe ngjarja.
6 Korrik 2021, 09:22 -
Keller Williams Albania Hap Market Center-in e Parë
6 Korrik 2021, 09:13Keller Williams Albania pjesë e gjigandit amerikan Keller Williams Realty, kompania më e madhe Real Estate në botë për numër agjentësh dhe volume transaksionesh, ka hapur Market Center-in e parë në Tiranë. Hapja e këtij Market Center është hapi i parë i zhvillimit në tregun shqiptar. KW Albania me prezantimin e modeleve dhe sistemeve, teknologjisë, trajnimeve të nivelit më të lartë në botë synon që të bëhet një nga aktorët kryesor të sektorit Real Estate në Shqipëri.
-
-
Rama publikon videon: Peshkatarët rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, prej 2013 ky sektor është rritur ndjeshëm
6 Korrik 2021, 08:47Me pamje nga puna e peshkatarëve në vendin tonë e ka nisur mëngjesin kryeministri Edi Rama. Krahas një videoje të postuar në “Facebook” Rama shkruan se peshkatarët po i japin hov ekonomisë tonë, ku që prej 2013-tës sektori i peshkimit ka njohur rritje të ndjeshme falë edhe politikave tona e përmes lehtësirave fiskale që ne kemi ndërmarrë
-
-
Forcat detare shqiptare dhe Marina franceze pastrojnë detin Jon, nxirren 310 municione historike në Vlorë! Nga predha të Luftës së II, te pistoletat
6 Korrik 2021, 07:36Predha të Luftës së dytë botërore, pistoleta dhe armë të tjerë nxirren nga fundi i Detit Jon. 310 municione historike, janë nxjerrë në gjirin e Vlorës gjatë një aksioni nga forcat detare shqiptare dhe Marina franceze
-
Temperaturat shkojnë deri në 36°C, parashikimi i motit për sot
6 Korrik 2021, 07:21Vijojmë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë ditës, përjashtim bëjnë zonat malore, të cilat gjatë pasdites do të kenë vranësira kalimtare ndërsa pjesa tjetër e shqipërisë mbetet me kthjellime, sipas meteoalb
-
KPK konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin, kërkon shkarkimin e Elizabeta Imeraj: Probleme me pasurinë e ish-bashkëshortit dhe integritetin
5 Korrik 2021, 23:30Komisioneri Publik ka ankimuar zyrtarisht vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, duke kërkuar shkarkimin e saj.
-
Ambasadorja Yuri Kim kalon pasditen me fermerët shqiptarë, poston foton me shalqi në duar: Janë më të mirët në botë
5 Korrik 2021, 22:53Ambasadorja Yuri Kim ka takuar pasditen e sotme fermerë shqiptarë, ndërsa nuk heziton të provojë edhe frutat e perimet që ata kultivojnë. Në Instagram ajo ka postuar disa foto, ku shihet mes frutave e perimeve, ndërsa thotë se "Shqipëria ka shalqinjtë më të mirë në botë".
-
Konflikt mes fqinjëve në Lezhë, gruaja godet me sende të forta një burrë
5 Korrik 2021, 22:21Burri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet pranë spitalit të Lezhës, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhen e ngjarjes.
-
Mbërrijnë mbi 16 mijë vaksina Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë dhe mbështetje nga Austria! Në total janë kryer 994,081 vaksinime
5 Korrik 2021, 22:02Në aeroportin Nënë Tereza kanë mbërritur mbrëmjen e sotme 16,380 doza të vaksinës Pfizer, nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian, të siguruara nga qeveria austriake.
-
Lezhë/ Gruaja godet me sende të forta fqinjin! Përleshen fizikisht kunatat, përfundojnë të dyja në spital! Denoncon babi i njërës prej grave: Vajza ime kishte urdhër mbrojtje
5 Korrik 2021, 21:56Dy gra kanë përfunduar në spital pas një konflikti që kanë pasur në familje. Ngjarja ka ndodhur në fshtain Markatomaj të Lezhës, ndërsa gratë e dëmutuara, janë kunata me njëra-tjetër
-
-
-
Rudina Hajdari takon aktorin Arnold Schwarzenegger në Vjenë: Nuk ka nevojë për prezantim
5 Korrik 2021, 20:02Deputetja Rudina Hajdari, ka marrë pjesë së fundmi në një darkë të organizuar nga Delegacioni i Kongresit Amerikan në Vjenë të Austrisë në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së
-
I vihet flaka mbetjeve në Gjirin e Lalzit, asnjë zjarrfikëse nuk shkon për të shuar zjarrin
5 Korrik 2021, 19:20Pikave të grumbullimit të mbeturinave në Gjirin e Lalzit i është vënë flaka pasditen e sotme, duke bërë që zona të mbulohet nga tymi. Mbetjet vijojnë të digjen prej disa orësh tashmë, ndërsa ende asnjë zjarrfikës nuk ka shkuar në vendngjarje për shuarjen e flakëve.
-
Virozat, mbi 100 vizita në ditë në pediatrinë e vlorës, mjekja Aida Koka: Shkak i virozave, temperaturat e higjiena
5 Korrik 2021, 18:39Temperaturat e larta dhe ndotja e ajrit kanë rritur numrin e të prekurve nga virozat e stinës. Rreth 100 të mitur vizitohen çdo ditë në Pediatrinë e Vlorës. Mjekja pediatër Aida Koka tha për "Report Tv" se prindërit nuk duhet ti ekspozojnë për një kohë të gjatë fëmijët në diell si dhe të kujdesen për ruajtja e higjienës.
-
E gjen pas 28 vitesh djali flet me nënën në ’Pa Gjurmë’. Emocione në studio shpërthen në lot i riu, që u keqtrajtua në jetimoren e Shkodrës
5 Korrik 2021, 18:27Dy zemra janë bashkuar pas 28 vitesh, falë ’Pa Gjurmë’ në Report TV Klodian Kodra gjen nënën biologjike.
-
-
Shkrumbohet nga flakët një banesë 2-katëshe në fshatin Klos të Mirditës, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar
5 Korrik 2021, 17:49Një banesë 2-katëshe është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme në fshatin Klos të njësisë administrative të Fanit në Mirditë. Fatmirësisht, nga zjarri nuk kanë mbetur persona të lënduar, ndërsa në banesë jetonin një familje me 5 anëtarë.