Kronikë
-
Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të jetë dominant në të gjithë territorin e Shqipërisë, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit lindor ku do ketë vranësira kalimtare, sipas MeteoAlb. Parashikohet që në të njëjtat kushte të motit të kthjellët dhe të nxehtë të mbetemi deri mëngjesin pasardhës
7 Korrik 2021, 07:43 -
Ishte me familjen në plazhin e Karaburunit, pickohet nga akrepi 23-vjeçari
6 Korrik 2021, 22:27Një i ri është pickuar nga akrepi në Vlorë, dhe për pasojë ka përfunduar në spital. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite ku shtetasi me iniciale E.D ka qenë së bashku me familjen në plazhin e Karaburunit dhe është pickuar nga një akrep
-
Trafikonte 12-vjeçarin, arrestohet 50-vjeçarja në Sarandë! I mituri u raportua i humbur nga familjarët në Tiranë një ditë më parë
6 Korrik 2021, 22:2512-vjeçari R.T, i cili u raportua i humbur nga familja një ditë më parë në Tiranë, është gjetur në Sarandë ditën e sotme. Bëhet me dije se ai është trafikuar nga një 50-vjeçare me inicialet B.M.. 50-vjeçarja u arrestua pasditen e sotme, rreth orës 14:30, ndërsa të tjera detaje në lidhje me ngjarjen janë ende të paqarta.
-
AKU kontroll në kufi bimëve të importuara, Ministria e Bujqësisë: Të shmangen sëmundjet dhe parazitët
6 Korrik 2021, 22:11Fidanët dhe të gjitha produktet bimore që importohen nga jashtë do të kontrollohen në pikat kufitare për të shmangur futjen në vend të parazitëve apo sëmundjeve të ndryshme bimore. Drejtori i Përgjithshëm i politikave të bujqësisë dhe sigurisë ushqimore në Ministrisë së Bujqësisë Irfan Tarelli thotë për Report TV se ndryshimet në ligjin e bimëve synojnë të shmangin përhapjen e sëmundjeve dhe dëmtimin e bimëve në vend.
-
‘Gjaku lahet me gjak’ ky është mesazhi që u gjet në vendin ku u vra brutalisht i riu shqiptar në Itali
6 Korrik 2021, 21:49"Gjaku lahet me gjak!", ky është mesazhi kërcënues që u gjet mes luleve të lëna në parkingun e qendrës tregtare ‘La Favorita’ në Montava të Italisë, ku rrahën për vdekje të riun shqiptar Atilio Ndreka, ndërsa 35-vjeçari italian Pierfrancesco Ferrari përfundoi rëndë në koma
-
U zhduk para 3 ditësh, gjendet 17-vjeçarja shqiptare në Greqi, trafikohej nga i riu shqiptar! E reklamonte në internet: Një kukull e vërtetë me trup të mrekullueshëm
6 Korrik 2021, 21:09Një 17-vjeçare shqiptare në Greqi, e cila ishte zhdukur që më 3 qershor, u gjet ditën e sotme, ndërsa pas zhdukjes së saj qëndronte një rrjet i trafikut njerëzor. Shqiptari mashtroi të miturën duke i thënë se e dashuronte dhe duke e bindur që të largohej nga shtëpia, ndërsa më pas e trafikoi.
-
Tenderi abuziv 24 mln lekë, administratori i 'Euro Alb' Bujar Murati që iu vunë prangat sot, i arrestuar edhe në 2009 për abuzim me tenderin e uniformave të policisë
6 Korrik 2021, 21:08Bujar Murati, administratori i Euro Alb i arrestuar sot për tenderin korruptiv prej 24 mln lekë me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, ka qenë i arrestuar edhe në 2009 gjatë operacionit 'Prokurimi i fundit". Në atë kohë Murati ishte drejtor i përgjithshëm i prokurimeve publike.
-
COVID-19, Rama: Janë kryer deri tani 1 milion vaksinime kundër koronavirusit! Manastirliu: Nuk do të ndalmi derisa çdo qytetar të vaksinohet
6 Korrik 2021, 20:50Në vendin tonë janë kryer mbi 1 milionë vaksnime anti-Covid. Lajmin e ka bërë me dije kreu i qeverisë Edi Rama.
-
Vilë, lokal dhe dy apartamente, pasuria e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe që u arrestua sot, dha 70 mijë euro hua me interes
6 Korrik 2021, 19:42Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, që u arrestuar sot për tenderin abuziv të për rehabilitimin e kanalit ujitës, ka pasuri të paluajtshme në Lushnjë, Voskopojë dhe Durrës.
-
Radhë dhe situatë kaotike prej 3 muajsh në Portin e Durrësit! ‘Mariner Adriatic’ s'ofron shërbim për konteinerët! Rrezik që kompanitë të përdorin portet fqinje
6 Korrik 2021, 19:29Në portin e Durrësit është krijuar një situatë kaotike pasi rreth 100 kamionë janë bllokuar e nuk ngarkojnë dot kontenierët me mallra të ndryshëm. Fajin e ka kompania Mariner Adriatic që duhet të ofrojë këtë shërbim për të cilin dhe paguhet, por ky operator s’ ka mjaftueshme mjetet risteker që ngarkojnë kontenierët. Prej tre muajsh drejtuesit e mjeteve ankohen, ndërsa sipërmarrje mund të operojnë në portet fqinje nëse nuk zgjidhte kjo situate.
-
Pas 9 ditësh, neutralizohet zjarri në malin e Tomorit! Digjen rreth 25 hektarë pyll me pisha
6 Korrik 2021, 18:16Pas 9 ditësh nën "pushtetin" e flakëve, zjarri në malin e Tomorit është neutralizuar. Zjarri ra në pyllin me pisha, që është zonë e mbrojtur, ndërsa më pas flakët u përhapën shpejt për shkak të erës dhe pamundësisë së ndërhyrjes së zjarrfikësve për shkak të terrenit të vështirë malor.
-
E rëndë në Durrës, 29-vjeçarja ndërron jetë 5 ditë pas lindjes me operacion, familjarët denoncojnë mjekët
6 Korrik 2021, 17:42Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, pasi një 29-vjeçare ka ndërruar jetë 5 ditë pas lindjes. Viktima është identifikuar si Ardita Muça nga Arapaj. E reja ka lindur fëmijën e dytë, djalë me datën 30 qershor në maternitetin e Durrësi dhe lindja është kryer me operacion
-
Velipoja pa roje bregdetare! Shitësi i misrave që shpëtoi çiftin nga mbytja flet për Report Tv: Nëse do kishte roje, do ishte gjallë edhe pushuesi tjetër
6 Korrik 2021, 17:17Velipoja është zona që në këtë sezon ka shënuar më shumë pushues të mbytur. Në mungesë të rojeve të plazhit, një shitës misrash shpëtoi 2 pushues, por jo një treti që doli pa jetë nga deti. "Report Tv" i është drejtuar sot plazhit të Velipojës për të vëzhguar nga afër prezencën e vëzhguesve të plazhit.
-
I gjendet lëndë plasëse në banesë gati për t'a shitur, arrestohet 36-vjeçari në Lezhë
6 Korrik 2021, 17:11Një 36 vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi i është gjetur lëndë plasëse ne banesë. Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Marjan Përgjoka, 36 vjeç banues në Manati Lezhë, pasi në banesë i është gjetur një sasi lëndë plasëse me peshë 625 gr, të cilën e mbante pa leje
-
Kontrolle me dronë e radarë në rrugë, 5 të arrestuar për shkelje të Kodit, 1 tjetër prangoset për dhënie ryshfeti! Pezullohen 48 patenta
6 Korrik 2021, 17:12Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
-
Frikë nga SPAK? 20 deputetë tërhiqen nga rimbursimi i qirasë me paratë e Kuvendit! Kishin 2-3 shtëpi, por përfitonin 350 USD në muaj me kontrata të dyshimta
6 Korrik 2021, 17:05Që nga muaj maji i këtij viti 20 deputetë kanë hequr dorë në mënyrë të befasishme nga përfitimi i rimbursimit të qirasë. Deputetët kishin paraqitur kontrata sikur jetonin me qira në Tiranë pasi morën mandatin. Disa prej tyre kanë banuar në kryeqytet para se të bëheshin pjesë e Kuvendit. Kishin në pronësi disa pasuri të paluajtshme
-
Lihet në harresë kisha e Shën Kollit në Vanaj të Fierit, At Arqile Doko: Është ndërtuar në 1300, po shkon drejt degradimit! Janë vjedhur shumë ikona të vjetra
6 Korrik 2021, 16:54Kisha mbi 700 vjeçare e Shën Kollit në Vanaj të Fierit po shkon drejt degradimit. Pavarësisht se është monument kulture, kisha sipas At Arqile Dokos nuk ka njohur asnjë investim, ndërsa shpesh herë ka rënë edhe pre e vjedhjeve.
-
COVID-19/ Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 7 raste të reja infeksioni
6 Korrik 2021, 16:40Kjo e martë ka regjistruar një tjetër ditë pa asnjë viktimë nga kornavirusi. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re se numri i rasteve të reja të infeksionit ka shënuar një rritje, 7 infektime, në krahasim me një ditë më parë ku u regjistruan vetëm 2. Megjithatë, sërish numri i infeksioneve mbete shumë i ulët në vend.
-
Pas protestave tërhiqet Kuvendi, gazetarët fitojnë 'betejën' dhe tashmë do të jenë në seanca dhe mbledhjet e komisioneve
6 Korrik 2021, 16:13Gazetarët kanë fituar betejën. Pas vendimit të Kuvendit për t’i lënë jashtë Komisioneve dhe seancës plenare, ka qenë po ky institucion i cili ka marrë një tjetër vendim. Reporterët e terrenit do të mund të ndjekin fizikisht në Kuvendin mbledhjet e komisioneve parlamentare, teksa pamjet e prodhuara nga Kuvendi nuk do të jenë të vetmet që media do të mund të transmetojë.
-
Rokada e drejtorëve në polici, Sadedin Fishta për Report Tv: Drejtuesit kryesorë të lëvizin me gjithë stafin! Të luftosh krimin duhet të kesh besim tek eprori
6 Korrik 2021, 16:10Krimi nuk luftohet pa besimin në radhët e policisë, thotë për Report Tv, kreu i Sindikatës së Policisë Sadedin Fishta, i cili beson në një reformë ku ndryshimet duhet të ishin bërë sipas përvojave evropiane, drejtuesit të levizin bashkë me këshilltarët