Kronikë
-
Shqipëria është bashkë me OSBE, SHBA, BE dhe të gjithë aleatët në luftën kundër një fenomeni të rëndë si ai i trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri. Ky angazhim u shpreh sot edhe në konferencën e OSBE në Tiranë e organizuar me prezencë edhe të të ftuarve të nderit si ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ai i BE-së, Luigi Soreca.
17 Qershor 2021, 09:46 -
-
Mjegulla e dendur, bllokohet për disa orë lëvizja e anijeve në Portin e Durrësit (FOTO+VIDEO)
17 Qershor 2021, 09:34Lëvizja e anijeve në portin e Durrësit është bllokuar për disa orë.
-
Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri, organizojnë për herë të parë në Tiranë “TIRANATHLON”
17 Qershor 2021, 09:14Të dielën më 20 qershor 2021, në orën 10.00, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri, organizojnë për herë të parë në Tiranë “TIRANATHLON”, një aktivitet të rëndësishëm të tregarëshit, i cili do të respektojë të gjitha standartet ndërkombëtare
-
Rrugët e ish-parkut në Tiranë bazë droge, 12 në pranga! Banorët e zonës denoncuan shpërndarësit e drogës!1 vit hetime, ish-kryepolicit të Beratit i dogjën makinat
17 Qershor 2021, 09:14Pas më shumë se një viti hetime 12 të rinj u arrestuan dhe 6 të tjerë janë në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut tek 21 Dhjetori në Tiranë. Denoncimi në polici ishte bërë nga banorët e zones të cilët përballeshin me shpërndarës në cdo orë, ditën dhe natën. Një denoncim në këtë zonë u bë edhe nga ish kryepolici i Beratit të cilit i dogjën dy makinat e parkuara pranë shtëpisë
-
Durrës/ I vodhën lekët turistit polak në bregdet, ndalohen 2 të rinjtë
17 Qershor 2021, 08:40Dy të rinj janë ndaluar nga Policia pasi i kanë vjedhur një sasi parash një shtetasi të huaj në bregdet.
-
Rama publikon pamje nga 29 qendrat shëndetësore verore nga Thethi në Ksamil: Po vjen një sezon turistik i lehtësuar nga hija e armikut të padukshëm
17 Qershor 2021, 08:35Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga 29 qendrat e reja shëndetësore verore nga Thethi në Ksamil.
-
Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, në pranga dy vrasësit me pagesë! Ranë dakord të kryenin atentatin, por njëri prej tyre u tërhoq pasi u infektua me COVID
17 Qershor 2021, 08:25Dikur, miq që grabitën miliona euro në aeroportin e Rinasit, sot Talo Çela dhe Nuredin Dumani janë armiq, në një konflikt që po prodhon vrasje. 1 vit pas ekzekutimit të dy vëllezërve në Durrës, me urdhër të miqve të kthyer në kundërshtarë, dhe në njerëzit më të kërkuar nga policia, janë vënë në pranga 2 persona që u paguan prej tyre për të bërë vrasjen e dyfishtë. Atentati u finalizua më 20 prill nga vrasës të tjerë, pasi njëri nga personat që u pagua fillimisht, u infektua me Covid
-
Tre deputetët e parlamentit nisin pushimet bashkë...me avion drejt Londrës (FOTO)
17 Qershor 2021, 07:52Tre deputetët e opozitës së re, Klajdi Qama, Halit Valteri dhe Ylli Shehu duket se kanë nisur pushimet.
-
Teatri Kombëtar/ Presidenca kërkon shfuqizim të veprimeve, 'Kushtetuesja' në 12 orë asnjë përfundim, pritet vendimi
17 Qershor 2021, 07:40Në 12 orë seancë, Gjykata Kushtetuese nuk ka dalë në një përfundim për kërkesën e Presidentit Ilir Meta për çështjen e Teatrit Kombëtar. Presidenti Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji.
-
Objektivi për të arritur 1 mln vaksinime brenda qershorit, Shqipëria blen një tjetër sasi nga Pfizer (VENDIMI)
17 Qershor 2021, 07:33Pas marrëveshjes së arritur me kompaninë Pfizer në dhjetor të 2020, qeveria ka blerë një tjetër sasi vaksinash nga kompania ‘Overseas LLC’. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë së një dite më parë, me firmë të zv.kryeministrit Erion Braçe.
-
Bregdeti dhe zona e ulët me kthjellime, por vranësira në zona malore, parashikimi i motit për sot
17 Qershor 2021, 07:21Bregdeti dhe zona e ulët do të paraqiten me kthjellime, por vranësira të lehta do ketë zona malore deri pasdite, kur vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë shira afat shkurtër në gjysmën lindore ndërsa me kthjellime mbetet vetëm zona bregdetare. Këto kushte atmosferike mbeten deri në mbrëmje kur moti kthjellohet në të gjithë Republikën e Shqipërisë.
-
Drejt arritjes së objektivit, arrihen 850 mijë vaksinime
16 Qershor 2021, 22:28 -
Shqipëria 3 linja të reja me Kosovën, zëvëndësministri Xhafaj: Synojmë ringritjen e hekurudhave
16 Qershor 2021, 19:393 linja të reja hekurudhore priten të investohen nga Bashkimi Europian ku njëra do të lidhë shqipërinë me Kosovën. Lajmin e bëri të ditur zv.ministri Etjen Xhafaj në Komisionin për Integrimin Europian.
-
-
Rikonstruksioni i kabinave, këto zona në Tiranë do të mbeten 6 orë pa energji elektrike nesër
16 Qershor 2021, 18:47Zona pranë ish-tregut elektrik tek fusha "Ali Demi", rruga "Taulantja", rruga "Kole Popa" do të mbesin pa energji elektrike për 6 orë ditën e nesërme.
-
Hapen qendrat shëndetësore në Durrës e Velipojë, mjekë e infermierë 24 orë në qendra dhe teste të shpejta COVID
16 Qershor 2021, 18:13Katër qendra shëndetësore verore janë hapur përgjatë vijes bregdetare të Durrësit në funksion 24 orë dhe dy të tjera në plazhin e Velipojës. Për herë të parë këtë vit pranë këtyre qendrave do të bëhen edhe testet e shpejta për covid-19.
-
Policia e arreston pas emisionit ‘Pa Gjurme’, Bledar Biba dhunoi djalin e mitur! Reagon nëna nga Italia: Bir unë nuk të kam braktisur
16 Qershor 2021, 18:08Një situatë dramatike u shenua pas emisionit “Pa Gjurme”, në Report Tv, ku pasditen e 14 qershorit, personazhi Bledar Biba u arrestua nga uniformat blu te qytetit te Lushnjes. 43-vjecari, sapo u largua nga ambientet e Report tv dhe kishte mbërritur në banesë mësohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj partneres së tij dhe djalit të mitur M.B, 14 vjeç.
-
Rindërtimi kushtoi 8 milionë euro në 2017, dëmtohet pas vetëm 4 vitesh rruga Elbasan-Cërrik
16 Qershor 2021, 17:51Rikonstruksioni i aksit rrugor Elbasan-Peqin kushtoi 8 milionë lekë, por tre vite pas punimeve asfalti është dëmtuar, duke u bërë kështu shkak për aksidente.
-
SHBA dhuron 1 mln dollarë pajisje mjekësore kundër COVID-19 për spitalin ‘Nënë Tereza’, Yuri Kim: Ju ishit me ne dhe ne jemi me ju! Manastirliu: Mbështetje në një kohë të pazakontë
16 Qershor 2021, 17:331 milionë dollarë pajisje mjekësore kundër COVID-19 i janë shtuar Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza si dhuratë nga populli amerikan. Ishte Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila ka mbajtur ditën e sotme një ceremoni për financimin e pajisje mjekësore. Për ministren Manastirliu kjo është një ndihmë në një kohë totalisht të pazakontë. Manastriliu shtoi se falë ndihmës së mjekëve dhe infermierëve ia kemi dalë që t’i përgjigjjemi situasë së krijuar nga koronavirusi.