Kronikë
-
Në njoftimin e sotëm të policisë për masat kundër drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor një rast shumë i rëndë evidentohet. Një drejtues mjeti kishte fëmijën e tij jo më shumë se 2-vjeç, në vendin e parë të pasagjerit, pa ndenjësen e posaçme dhe për më tepër duke pirë duhan. Babai i papërgjegjshëm është dënuar me gjobë 8000 lekë.
13 Korrik 2021, 16:28 -
Paralajmërimi i Ramës, Kryebashkiaku Arbana 'shkund' administratën: Punoni me përgjegjësi morale e ligjore, askush s'është imun nga unë
13 Korrik 2021, 16:21Pas "dushit të ftohtë" nga kryeministri Edi Rama i cili paralajmëroi kryebashkiakët se PS nuk do të jetë zyrë avokatie për askënd që abuzon me detyrën, kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka zhvilluar një takim me punonjës të bashkisë, kryetarët e Njësive, drejtuesit e sektorëve të ndryshëm të bashkisë
-
Raporti/ Në maj 2021 shtohet sipërfaqja e kultivimit të kanabisit, rritet edhe forca goditëse nga policia! Asgjësohen 43 mijë rrënjë në gjithë vendin
13 Korrik 2021, 16:17Në muajin Maj i këtij viti rastet e zbuluara më kanabis kanë qenë me të larta krahasuar me vitet e kaluara, por sipas një raporti të Ministrisë së Brendshme, edhe forca goditëse ka qenë më e lartë pasi vetëm në një muaj u asgjësuan rreth 43 mijë rrënjë kanabis.
-
Aksident në Orikum, makina kthehet përmbys në kanal
13 Korrik 2021, 15:20Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Orikum të Vlorës.
-
Sot iu gjetën rreth 12 kg kokainë në banane, 'Alba Exotic Fruit' e njëjta kompani që në 2019 iu kapën në Pire 137 kg drogë që u zëvendësua me oriz
13 Korrik 2021, 14:54Eduart Dauti nuk është një emër i panjohur, pasi në vitin 2019 në konteinerët e po të njëjtës firmë, pra 'Alba Exotic Fruit' në Pire u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz. Për kokainën e ngarkuar në kontinerët e 'Alba Exotic Fruit' u shpall në kërkim Gentian Malindi.
-
Përplasje mes bandave në Mikonos, vritet me thikë në zemër 27-vjeçari shqiptar
13 Korrik 2021, 14:37Një i ri shqiptar është vrarë me thikë në zemër pas një sherri mes dy bandave shqiptare në Mikonos, Greqi
-
-
-
Keni planifikuar udhëtim drejt Spanjës? TIA njofton qytetarët: Pasagjerët duhet të plotësojnë formularin e Kontrollit Shëndetësor
13 Korrik 2021, 14:04Qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Spanjës do të jenë të detyruar që të paraqesin një Formular të Kontrollit Shëndetësor pas mbërritjes në aeroport
-
Pushimet kthehen në tragjedi, mbytet një pushues serb në plazhin e Durrësit
13 Korrik 2021, 14:04Pushimet janë kthyer në tragjedi për një turist nga Serbia që kishte ardhur për pushime në Durrës. Report Tv mëson se ai është mbytur në plazhin e Durrësit. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, teksa viktima është identifikuar me inicialet M. S., 43 vjeç.
-
Me vrap sikur të ishin kriminelë, momenti kur shkon Policia për t'i fshirë operatorëve pamjet e drogës në portin e Durrësit
13 Korrik 2021, 13:44Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Portin e Durrësit, ku efektivë të shumtë policie kanë vrapuar në drejtim të operatorit operatorëve, për t'u fshirë pamjet e filmuara nga droga e kapur sot në një kontejnerët me banane. Policia i ka marrë operatorit tonë, Renatos, celularin dhe i ka fshirë videot, mirëpo redaksia i ka rikthyer për shkak të lehtësive që teknologjia ofron ditët e sotme
-
-
-
Shkollat do nisin mësimin dy javë para datës zyrtare! Kushi: Do rikuperojmë mangësitë nga mësimi online
13 Korrik 2021, 13:03Nëpërmjet një konference, Kushi ka bërë me dije se viti i ri shkollor 2021-2022 do të fillojë dy javë përpara datës zyrtare me qëllim që të gjitha mangësitë e programit shkollor të plotësohen. Por, ky plan do të zbatohet në varësi të nevojave që ka çdo shkollë.
-
Aleanca për Teatrin e paditi në SPAK, BE: Akuzat janë shpifje dhe të pabazuara, Brukseli ka besim te Soreca! Olta Xhaçka: Mik i madh i shqiptarëve
13 Korrik 2021, 12:58Këshilli i Bashkimit Europian i ka konsideruar fushatë disinfromuese dhe shpifje, akuzat e bëra nga Aleanca për Teatrin, në drejtim të ambasadorit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca, të mbërritura deri në SPAK. Në një deklaratë, zëdhënësi kryesor për punët e Jashtme, Peter Stano thotë se akuzat janë të pabazuara në prova, ndërsa shton se liderët e Brukselit kanë besim të plotë te Soreca.
-
Kapen rreth 12 kg kokainë në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit! Erdhi nga Ekuadori 2 ditë më parë, u mbajt nën vëzhgim! Ndalohen shoferi e menaxheri i firmës, Report Tv zbardh itinerarin
13 Korrik 2021, 12:56Një sasi kokaine prej rreth 11 kg e 675 gram është kapur në Portin e Durrësit mesditën e sotme, në një kontejner të ngarkuar me banane që vinte nga Ekuadori. Kokaina u gjet pas një kontrolli të Policisë Kufitare, ku nga skaneri rezultoi se droga ishte e fshehur në pjesën e motorit të frigoriferit të kontejnerit. Policia ka shoqëruar shoferin e kamionit që shkoi të tërhiqte kontejnerin si dhe menaxherin e firmës shqiptare që e kishte porositur.
-
Përcillet për në banesën e fundit Uran Kostreci, legjenda e qëndresës antikomuniste
13 Korrik 2021, 12:15Është përcjellë për në banesën e fundit Uran Kostreci, ish-i përndjekur politik, legjenda e qendresës anti-komuniste. Homazhet në nderim të shkrimtarit disident u mbajtën në Godinën e të Përndjekurve Politikë
-
Ruçi priti në takim ministrin kroat Butkovic: Të forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve
13 Korrik 2021, 12:11Ruçi bën me dije se gjatë takimit janë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera Shqipëri-Kroaci, sidomos në fushën e sigurisë, mjedisit dhe infrastrukturës. Ruçi dhe Butkovic shkëmbyen mendime për forcimin e partneritetit mes dy vendve, për ta shtrirë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera si turizmi, energjia etj.
-
Tërhoqi zvarrë me makinë qenin, hetohet penalisht 50-vjeçari nga Fieri
13 Korrik 2021, 11:41 -
Bashkia nuk do të pushojë, Balla: Gati projekti për rikonstruktimin e shesheve të pallatave
13 Korrik 2021, 11:30Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka inspektuar punimet për rehabilitimin e disa segmenteve rrugore në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”. I shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, Balla bëri me dije se Bashkia po bëhet gati për të nisur projektin i cili synon të rikonstrukturojë sheshet e çdo pallati.