Kronikë
-
Familjarët e tre viktimave nga Gjilani i Kosovës dyshojnë për shkakun e vdekjes së njerëzve të tyre në Gjirin e Lalëzit. Sipas djalit të viktimës, mjekët në qendrën shëndetësore të Manzës kanë neglizhuar pasi nënë e bir dhe nusja ishin me të njëjtat simptoma dhe u lanë nga mjekët të ktheheshin në shtëpi pa u thelluar në analiza mjekësore.
9 Maj 2021, 11:53 -
-
Rama merr dhuratën e veçantë nga skuadra e zemrës për fitoren e Mandati të 3: Ju interista merrni shembull nga unë, tregoni respekt për të mundurit
9 Maj 2021, 11:33Kryeministri Edi Rama është tifoz i skuadrës italiane Juventus dhe për fitoren e mandatit të 3-të, ai ka marrë dhuratën e veçantë nga skuadra e zemrës, një bluze me emrin e tij që mban dhe numrin 3.
-
-
U gjet i vetëm dje në mes të rrugës në Tiranë, fëmija i dorëzohet familjes
9 Maj 2021, 11:08Pas thirrjes së policisë një ditë më parë, për një fëmijë të mitur i cili ishte gjendur i vetëm në rrugët e Tiranës dhe ndodhej në komisariatin nr. 3 pasi nuk mbante mend adresën, familjarët janë paraqitur për ta marrë ditën e djeshme rreth orës 19:00.
-
-
Iu gjet automatik në shtëpi, arrestohet 38-vjeçari në Berat! Dyshohet edhe autor i vjedhjes së një pike karburanti
9 Maj 2021, 10:32Një 38-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme në Berat, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Gjatë veprimeve hetimore paraprake rezultoi se shtetasi ai është autor i dyshuar i vjedhjes së një shume parash në një pikë karburanti, në datën 22.04.2021.
-
Përndiqte prej 4 vitesh një grua, arrestohet 47-vjeçari nga Kruja
9 Maj 2021, 10:12Një 47-vjeçar është arrestuar pasi prej 4 vitesh përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një grua.
-
Ktheu shtëpinë e marrë me qira në 'serë' për kultivimin e kanabisit, arrestohet 62-vjeçari në Durrës! Procedohen dhe 2 punonjës të OSHEE-së pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike
9 Maj 2021, 10:09Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Durrs, i akuzuar për kultivim kanabisi. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 62-vjeçari me inicialet P. Ç., kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.
-
-
-
Aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë makina del nga rruga! Plagosen shoferi dhe dy pasagjerët (VIDEO)
9 Maj 2021, 09:36Tre persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Fier, si pasojë e një aksidenti. Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 08:25, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Frakull e Madhe.
-
-
Pediatria e re e Tiranës drejt përfundimit, Manastirliu publikon fotot: Spitali më modern dhe miqësor për fëmijët
9 Maj 2021, 09:16Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar disa foto nga Pediatria e re e Tiranës, që do të jetë së shpejti një spital modern për fëmijët. Investimi në Pediatrinë e Tiranës është pjesë e investimeve madhore për modernizimin e QSUT. Ky investim do të rris kapacitetet e pediatrisë dhe do të vendos një standard më të lartë shërbimi.
-
-
Kryeministri Rama uron ditën e Europës me një video
9 Maj 2021, 08:59 -
Sot Dita e Europës, Rama uron me video! Meta: Do ishin në BE nëse politika s'do kishte krijuar pengesa artificiale! Soreca: Integrimi i Shqipërisë në BE tashmë po ndodh
9 Maj 2021, 08:45Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE. Kjo ditës është përshëndetur dhe nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili shkruan se asimetria e demokracisë midis BE dhe rajonit po ngushtohet. Urimet i ka shprehur edhe Presidenti Ilir Meta, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Kryeministri Edi Rama .
-
U helmuan nga kërpudhat në Gjirin e Lalzit, humbin jetën 3 anëtarët e familjes nga Gjilani! Kreu i qendrës shëndetësore Manëz për Report Tv: Janë ndjekur të gjitha protokollet, nuk ka pasur neglizhencë
9 Maj 2021, 08:37Konsumimi i kërpurdhave helmuese ka shkaktuar një tragjedi në familjen e Afrim Halitit nga Gjilani i Kosovës, banues në Gjirin e Lalzit. Teksa ndodhej me pushime në këtë banesë në Lalëz, Afrim Haliti, së bashku me gruan e tij Ferdinaze dhe nënën Elfete, paraditen e 5 majit dolën në pyllin e pishave në Lalëz duke mbledhur kërpurdha. E këtë moment relaksi Afrimi ja tregoi të vëllait të tij pa e ditur se pas mbledhjes e konsumimit të këtyre kërpurdhave ai do të ndërronte jetë dhe pas tij e shoqja e më pas nëna, duke sjell një tragjedi me tre viktima.
-
Gjendet i mbytur në Porto Romano një 56-vjeçar
9 Maj 2021, 08:19Një 56-vjeçar është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në Porto Romano, në orën 07:35. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 56-vjeçari me inicialet B.B u gjet i pajetë nga peshkatarët.
-
'Para se vdekja të na ndajë', emigracioni çon divorcet në nivel rekord, një e katërta e çifteve ndahen
9 Maj 2021, 07:58Emigracioni, pavarësia ekonomike e grave, mosmarrëveshjet financiare kryesojnë listën si arsyet kryesore pse po divorcohen shqiptarët. Teksa shifrat e 2019-s tregojnë nivelin më të lartë të tyre, 26.1 divorce për 100 martesa, ekspertët e fushës ligjore dhe psikologjike japin kambanat e alarmit.