Kronikë
-
Sipas MeteoAlb: Intervale të shkurta kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta dominojnë në të gjithë Shqipërinë, më të dendura në zonat qendrore dhe Jugore duke gjeneruar shira, të cilët herë pas-here do jenë në formë rrebeshi. Pasditja vijon në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në skajin juglindor duke lënë me mot të kthjellët bregdetin dhe zonën e ulët.
24 Prill 2021, 07:39 -
Sherr mes 5 personave në Tiranë, njëri prej tyre qëllon me armë zjarri në ajër
23 Prill 2021, 21:22Një konflikt mes pesë personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë në Allias. Policia bën me dije se në konflikt u përfshinë një person me inicialet B.Gj., i cili së bashku me 3 persona të tjerë ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H.
-
VIDEO/Momente tmerri në Elbasan, ulërimat e qytetarëve gjatë vrasjes së Pjerin Xhuvanit nga grupi i armatosur i PD
23 Prill 2021, 17:51Në një video të siguruar nga Report Tv shfaqet një moment i përplasjes në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani nga grupi i armatosur i PD. Video është filmuar nga një pasagjer që po kalonte në vendin e ngjarjes me makinë, ku dëgjohen disa të shtënat me armë, nga të cilat humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona. Në video shfaqen momentet e tmerrit dhe ulërimat e qytetarëve, ndërkohë që në sfond dëgjohen disa të shtëna ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
-
Më shumë të shëruar se të infektuar! 156 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19
23 Prill 2021, 17:42Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 156 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19. Gjithashtu janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 104,278 që nga fillimi i epidemisë.
-
Vrasja e Xhuvanit në Elbasan, Meta i drejton 11 pyetje prokurorisë e policisë: Kush ka shkelur ligjin të dënohet tani!
23 Prill 2021, 17:26Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua dy ditë më parë në Elbasan, ku Pjerin Xhuvani u vra nga ish-polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës. Ai i drejton 11 pyetje Prokurorisë e Policisë së Shteit, për të cilat thotë se nuk kanë dhënë ende një version të plotë zyrtar e shterues.
-
Votimi dhe numërimi elektronik, KQZ: Do zbatohet vetëm në njësinë 10 në Tiranë
23 Prill 2021, 17:04Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi testin operacional të pajisjeve të votimit dhe numërimit elektronik, projektit pilot i cili për zgjedhjet e datës 25 prill do të zbatohet vetëm njësinë 10 në Tiranë, në ZAZ-në nr. 40. Testimi u zhvillua në zbatim të dispozitave të Kodit Zgjedhor për të evidentuar përputhshmërinë e kritereve nga KQZ në raport me atë çfarë ofrojnë pajisjet.
-
Godet me thikë 30-vjeçarin në Fier, arrestohet autori
23 Prill 2021, 16:55Një 30 vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Fier. Policia njofton se rreth orës 16:00, në lagjen "Konferenca e Pezës", Fier, shtetasi A. R., dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., rreth 30 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve
-
VIDEOLAJM/ I riu kamuflohet si grua, me fustan e shapka vjedh restorantin në Sarandë
23 Prill 2021, 16:24Kur e gjithë vëmendja është përqendruar pikërisht te zgjedhjet, një i ri në Sarandë ka ‘përfituar’ nga shpërqendrimi për të vjedhur një restorant. Sikurse duket edhe nga video, e kapur nga kamerat e sigurisë, i riu, ende i paidentifikuar, është maskuar si grua, i veshur me fund, ndërsa në kokë mbanë vendosur një copë.
-
-
-
-
-
-
Mbyllen aplikimet për hetues në BKH, kanë aplikuar 536 persona, 32 vënde janë të lira
23 Prill 2021, 13:22Mbyllen aplikimet për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se kanë aplikuar për hetues rreth 536 persona, ndërsa të lira janë 32 vende.
-
Po transportonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 35-vjeçari në Korçë (VIDEO)
23 Prill 2021, 12:34Një 35-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm
-
613 kg kokainë në Portin e Durrësit, Arbër Çekaj do t'i nënshtrohet gjykimit të shkurtuar! GJKKO e Apelit i refuzon kërkesën, ai heq dorë nga dy avokatët
23 Prill 2021, 12:12Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar sot kërkesën e Arbër Çekajt i cili kërkonte të mos gjykohej me gjykim të shkurtuar. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se pas refuzimit të kërkesës Cekaj largohet nga seanca duke deklaruar se nuk donte të mbrohej me nga dy avokatet Maks Haxhia dhe Neshat Fana.
-
Në celularët e 10 paramilitarëve të PD, prokuroria kërkon drejtuesit e vërtetë të grupit të armatosur të PD
23 Prill 2021, 11:53Për të zbuluar rrjetin e përgjegjësive, hetuesit kanë në dorë 11 celularët e sekuestruar grupit të armatosur përfshi atë të Arjan Hoxhës, që duket të jetë kreu i strukturës paraushtarake të Elbasanit dhe që ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me Gazmend Bardhin.
-
AFP për zgjedhjet parlamentare më 25 prill: Sondazhet parashikojnë se fitues do të jenë socialistët e Ramës dhe do të kenë epërsi ndaj rivalëve
23 Prill 2021, 11:42AFP i ka kushtuar sot një artikull zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri dhe klimës politike në vend në prag të ditës së votimit, 25 prillit.
-
U kapën me lekë dhe fleta votimi në makinë, arrestohen dy të rinjtë! Reagon PS Dibër: Janë eksponentë të LSI-së! Rama: Njerëz pa lidhje me ne, duan të baltosin PS
23 Prill 2021, 11:43Denis Xholi, drejtori juridik i Bashkisë Bulqizë dhe Albjon Ceku, i afërm i tij, janë arrestuar nga policia një ditë më parë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”
-
Denoncimet për krime zgjedhore, SPAK: Janë paraqitur 91 materiale, PD 50 kallëzime, presidenti 18, PS 1! Procedime për 32 çështje!
23 Prill 2021, 11:32SPAK bën me dije se deri më tani ka marrë 91 kallëzime për krime zgjedhore. Nga këto subjektet politike kanë bërë 55 kallëzime, ku konkretisht PD 50 raste, LSI – 3 raste PS – 1 rast, FRD – 1 rast, në periudhën mars-prill.