Kronikë
-
Një 25-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, në Institutit, ku 25-vjeçarja me inicialet A.A., është përplasur nga një makinë e drejtuar nga E. B..
8 Shkurt 2021, 07:44 -
Vranësira, por s’do mungojnë reshjet e shiut...mësoni parashikimin e motit për sot
8 Shkurt 2021, 07:36Mot i vranët dhe reshje shiu mbizotërojnë në vendin tonë që në orët e para të ditës. Herë pas herë reshjet do të marrin karakter mesatar. Kjo situatë do të vijojë deri në orët e mesditës kur parashikohet përmirësimi kushteve atmosferike në vend duke bërë që të kemi dhe intervale me kthjellime.
-
E keni bërë vaksinën kundër COVID? Hapat si mund të merrni ‘pasaportën’ në e-Albania për të lëvizur të lirë (procedura)
7 Shkurt 2021, 21:58Shqipëria ka bërë gati “pasaportën” për personat që janë vaksinuar kundër COVID. Ashtu sikur njoftoi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama, pasaporta e vaksinimit do të merret përmes e-Albania-s.
-
-
Shqiptarja vritet në mes të ditës në Itali, autori e tërhoqi zvarrë dhe e goditi 5 herë me thikë në këmbë dhe shpinë!
7 Shkurt 2021, 20:27L.H, 47 vjeç është shqiptarja që ushtronte prostitucionin në Itali e cila është qëlluar për vdekje me thikë në mes të ditës në shtetin fqinj, teksa po priste klientët në trotuar. 47 vjeçarja nuk arriti t’i shpëtonte autorit i cili e ka ndjekur më pas e ka tërhequr zvarrë për tokë dhe e ka goditur 5 herë me thikë në këmbë dhe shpinë. Më pas autori është larguar, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.
-
Alpinistët bllokohen duke u ngjitur në mal në Dropull, njëri rrëzohet dhe lëndon këmbën! Telefonojnë për ndihmë dhe shpëtohen
7 Shkurt 2021, 19:07Një grup alpinistësh kanë humbur rrugën malin Murgana në fshatin Sotirë në Dropull afër kufirit me Greqinë, duke mbetur të bllokuar për disa orë. Njëri prej alpinistëve është rrëzuar dhe ka lënduar këmbën. Kanë qenë vetë aplinistët ata që kanë telefonuar në sallën e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ku kanë kërkuar ndihmë
-
Bie zjarr në një shtëpi në Lushnje
7 Shkurt 2021, 18:50Pasditen e sotme një shtëpi në Lushnje është përfshirë në flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Zjarri ka rënë rreth orës 18:00, në fshatin Fiershegan, Lushnjë, në banesën e një 60 vjeçari
-
Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Metalurgji! Dërgohet në gjendje të rëndë në spital
7 Shkurt 2021, 17:58Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan Metalurgji në Elbasan. Një makinë ka përplasur një këmbësore, e cila është dërguar në gjendje të rëndë në spital.
-
Rekord të infektuarish me COVID! 1124 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit, humb betejën mjeku i njohur në Berat
7 Shkurt 2021, 17:22Kjo e dielë ka shënuar një rekord të infektuarish me COVID në vendin tonë. Në bilancin e ministrisë së Shëndetësisë raportohen 1124 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit
-
Humbje e madhe për Beratin/ COVID-i i merr jetën mjekut të njohur
7 Shkurt 2021, 14:38Josif Dëna apo siç njihej nga të gjithë beratasit si Doktor Sifi nuk e mposhti dot betejën disa javore me virusin COVID-19. Ai ishte i shtruar prej 2-javësh në Spitalin "Shefqet Ndroqi" dhe ditët e fundit ishte në intubim për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
-
Sarandë/ Gjendet një predhë në kantierin e punimeve të shëtitores (FOTO)
7 Shkurt 2021, 14:04Një predhë është gjetur në kantierin e punimeve për rikonstruksionin e shëtitores në Sarandë. Predha dyshohet se është së bashku me djegore dhe paraqet rrezik.
-
-
Pogradec/ Theu xhamin e derës me gurë, momenti kur i riu futet brenda marketit dhe vjedh 3000 lekë (VIDEO)
7 Shkurt 2021, 13:18Një vjedhje në një market ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në Pogradec. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është vjedhur një sasi e vogël parash, rreth 3000 lekë.
-
Degradimi i urës së Zogut, shoqëria civile në protestë: Nëse Rama s'do të mbahet mend si kryeministri që la të shembej monumenti i kulturës, të reagojë
7 Shkurt 2021, 12:22Degradimi i Urës së Zogut mbi Lumin Mat dhe mungesa e reagimit nga institucionet shtetërore, ka ngritur në protestë një grup të rinjsh dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile të zonës së Kurbinit.
-
VIDEO/COVID i merr jetën 35-vjeçarit te ‘Shefqet Ndroqi’, mesazhi i të riut një ditë para se të vdiste: U infektova në restorant, s’ma priste mendja, kujdes
7 Shkurt 2021, 12:22Pak orë pas intervistës për Report Tv, nga reparti i reanimacioni të spitalit COVID 2, ka ndërruar jetë një pacient vetëm 35 vjeç. Kushtet e tij shëndetësore janë rënduar papritur dhe mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë. I infektuar në restorantin që ka familja e tij, i riu teksa foli për gazetaren Migena Sotiri, pati një mesazh për të gjithë ne. Po ashtu të tjerë rinj të shtruar në gjendje të rëndë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ rrëfyen betejat e tyre.
-
Tiranë/ Përplaset makina e policisë me një tjetër, plagosen lehtë 4 persona
7 Shkurt 2021, 11:48Një aksident ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në Laknas në kryqëzimin e Bërxullit. Dy automjete, një prej tyre makinë policie janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur dy drejtuesit e makinës së policisë (efektivë jashtë shërbimit aktualisht) si dhe drejtuesja e mjetit tjetër me iniciale S.Xh. dhe pasagjerja E.XH.
-
Era e fortë në Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit
7 Shkurt 2021, 11:33Pavarësisht se në pjesën më të madhe të vendit, kushtet atmosferike janë të mira, në Vlorë është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit. Rezultat i kësaj janë bërë era e fortë në bregdetin e Vlorës me drejtimin jug-juglindje me forcë 4-5bft 7-10m/s.
-
Goditi 5 herë me thikë efektivin e policisë, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë
7 Shkurt 2021, 11:20Një 39-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga policia, u arrestua ditën e djeshme në zonën e Alliasit në Tiranë. Bëhet fjalë për Ardian Shahi (Muça) i cili rezulton se ka plagosur 5 herë me thikë një punonjës policie në Peshkopi.
-
-
Ekzekutimi i Gentjan Qarrit në Vlorë, 12 plumba e prekën në trup! Shoqërohen 15 persona në polici për t’u pyetur! Makina që u gjet e djegur, e vjedhur në Greqi
7 Shkurt 2021, 10:43Detaje të reja vijnë nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Gentjan Qarrit ditën e djeshme në Vlorë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga 20 plumba të shkrehur drejt tij, vetëm 12 kanë prekur trupin e 40-vjeçarit. Policia ka shoqwruar nw komisariat 15 persona pwr t'u pyetur lidhur me ngjarjen.