Kronikë
-
Një ditë pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dënuar me 186 vite burg 17 të pandehurit për dosjen 339/3, Report Tv mëson se është vendosur edhe konfiskimi i pasurive të tyre.
2 Shkurt 2021, 18:34 -
Riaplikimi për kartë ID, Drejtori i Gjendjes Civile: Kemi afishuar emrat e personave që u kanë skaduar! Akuzat e PD-së për ndryshimin e vendbanimeve, KQZ nuk ka evidentuar asnjë rast
2 Shkurt 2021, 17:51Qytetarët të cilëve u kanë skaduar mjetet e identifikimit dhe nuk kanë mundësi ta kontrollojnë në portalin E-Albania, tashmë mund të paraqiten në zyrat e Gjendjes Civile për t'i konfirmuar. Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledi Doracaj në një intervistë për Report Tv.
-
Burri e lë tek dera e babait, 30-vjecarja nga Lushnja pas divorcit largohet pa lënë asnjë gjurmë (VIDEO)
2 Shkurt 2021, 17:44Dy të humbur në katër ditë u denoncuan në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV. Adrian Bregu dhe Etleva Bicaku kanë humbur më datës 29 janar të këtij viti. 53-vjecari u zhduk nga Sukthi i Durrësit, ndërkohë që po të njëjtën ditë, në fshatin Thanasaj të Lushnjës kishte humbur gjurmët edhe një 30-vjeçare.
-
Rekord infektimesh në vend, 942 raste të reja me COVID dhe 5 viktima! 5 mësues të prekur në Vlorë, mbyllen për 2 javë 5 klasa në një shkollë private
2 Shkurt 2021, 17:36Në 24 orët e fundit në vend është regjistruar një rekord infektimesh nga koronavirus. Ministria e Shëndetësisë raporton se 942 janë rastet e reja me COVID-19 nga 3856 testime të kryera. Gjithashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 qytetarë.
-
U kapën me mbi 300 kg kokainë, lihen në burg 3 të arrestuarit në Selanik! Dy shqiptarët pronarë të një hoteli mohojnë përfshirjen
2 Shkurt 2021, 17:14Tre personat e arrestuar, dy shqiptarë dhe një kroat dy ditë më parë pasi u kapën me mbi 300 kg kokainë, janë lënë në burg nga ana e gjykatës së Selanikut deri në përfundimin e hetimeve
-
Ia hoqën kapuçin, lejuan mediat ta filmonin brenda në furgon e ta merrnin në pyetje Saimir Meçanin, pezullohen 3 policët
2 Shkurt 2021, 16:28Ky veprim i bërë nga policët, u ka kushtuar atyre vendin e punës, për pasojë janë pezulluar.
-
Banorët e Nartës prej një muaji të përmbytur! Shiu shton tokat nën ujë në Obot e Fushë-Krujë (VIDEO)
2 Shkurt 2021, 16:23Banorët e Nartës në Vlorë prej më shumë se një muaji ndodhen nën ujë. E gjithë kjo situatë sipas tyre ka ardhur nga mosfunksionimi i hidrovorit, teksa kërkojnë zgjidhje. Ndërsa në Fushë-Krujë dhe Shkodër reshjet e dendura të shiut të natës së kaluar kanë shtuar sipërfaqet e tokave të përmbytura.
-
FOTOLAJM/ Tirana pas reshjeve të shiut
2 Shkurt 2021, 16:13Kjo është pamja që të ofron qendra e Tiranës pas reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin tonë. Pavarësisht reshjeve të cilat vijojnë prej ditësh, temperaturat këtë të martë nuk kanë qenë të ulëta duke luhatur në vlerat nga 0°C deri në 14°C.
-
Bie ligji/ Kuvendi u thotë ‘jo’ detektivëve privatë për zbulimin e tradhtive bashkëshortore dhe të fshehtave të tjera, ja arsyeja
2 Shkurt 2021, 16:00Komisioni i Sigurisë dhe i Ligjeve rrëzon projektligjin për shërbimin e detektivëve privatë si pjesë e ligjit të sigurisë fizike, sipas deputetëve të PS-së duhet një ligj më vete për shërbimin zbulues me agjentë të fshehtë
-
Varrezat e Durrësit me koncesion, Sako: Vetëm për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e tyre, tarifat për qytetarët nuk ndryshojnë
2 Shkurt 2021, 15:45Mangësitë e shërbimit në varrezat e Durrësit kaq detyruar bashkinë të nis procedurën për dhënien me koncesion mirëmbajtjen dhe ruajtjes e varrezave të qytetit. Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako tregon se çfarë do të realizojë firma fituese dhe çfarë do të realizojë bashkia në këtë proces, që megjithatë nuk prek tarifat e qytetarëve.
-
Fermerët e Lezhës: Na kërkojnë taksën e tokës për naftën pa akcizë! Fillimisht të na sigurojnë që s'do përmbyten më (VIDEO)
2 Shkurt 2021, 15:14Fermerët e Lezhës kërkojnë që përpara se të aplikojnë për naftë pa akcizë, fillimisht duhet që t'i jepet zgjidhje problemit të përmbytjeve, pasi atyre nuk ka se për çfarë u duhet nafta kur toka më së shumti rri nën ujë nga përmbytjet.
-
Studentët mbledhin 10 mijë firma për kthim në auditorë, Ministria e Arsimit ende pa një vendim
2 Shkurt 2021, 15:08Studentët përmes një peticioni të zhvilluar kanë mbledhur 10 mijë firma për rikthimin e tyre në auditorët e universiteteve, teksa ministria e arsimit ende nuk ka dalë me një vendim lidhur me këto kërkesa.
-
-
Nuk ndaloi dhe goditi me makinë policin, arrestohet 29 vjeçari në Lushnje
2 Shkurt 2021, 14:32Arrestohet 29 vjeçari Erald Biti në Lushnje i cili ka kundërshtuar për shkak të detyrës dhe ka goditur me makinë punonjësin e policisë.
-
Akuzohet se përdhunoi gjyshen, lihet në burg! Saimir Meçani: Sajesë nga babai im, do të më shesë tokat! Pezullohen 3 policë, shkelën rregullat e shoqërimit (VIDEO)
2 Shkurt 2021, 14:13"E kam dhunuar gjyshen, por se kam përdhunuar dhe kjo është sajesë". Me këto fjalë Saimir Meçani 36 vjeç ka kërkuar lirinë nga gjykata e Lushnjes, i cili akuzohet se dhunoi fizikisht e përdhunoi gjyshen 89 vjeçare.
-
Gjykata pushon hetimet për Velierën në Durrës, i hap rrugë vijimit të punimeve
2 Shkurt 2021, 14:03Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur mbylljen e çështjes Veliera dhe pushimin e hetimeve duke i hapur krahun vazhdimit të punimeve që janë në fazë intensive.
-
Në makinë me Alket Rizain që kishte dalë nga burgu, dalin fotot e të shumëkërkuarit shqiptar i akuzuar për vrasje
2 Shkurt 2021, 13:24Shqiptari njohur si ‘mjeshtri’ i arratisjeve, teksa po shijonte 5 ditët e tij të lejes nga burgu grek, po udhëtonte me makinën e tij luksoze dhe në shoqërinë e një miku është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë.
-
Rrëshqitjet e dherave dëmtojnë dy tubacione të ujit të pijshëm, pa ujë Durrësi, Shijaku dhe Maminasi
2 Shkurt 2021, 13:18Për shkak të rrëshqitjes së dherave si pasojë e reshjeve të shiut janë dëmtuar dy tubacione të ujit të pijshëm duke lënë pa ujë qytetin e Durrësit, Shijakun dhe Maminasin.
-
Ngacmoi seksualisht 5-vjeçaren duke e gënjyer me ëmbëlsira e kumbulla në Berat, dënohet me rreth 7 vite burg 48-vjeçari
2 Shkurt 2021, 13:01Gjykata e Beratit ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burg 48-vjeçari Sokol Kapinova,i akuzuar për "marrëdhënie seksuale me të mitur,e mbetur në tentativë". Kapinova u akuza në qershor të 2020 se ngacmoi seksualisht një 5-vjeçare duke e gënjyer me ëmbëlsira e kumbulla që ta merret në banesën e tij.
-
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike, arrestohet 'bosi' shqiptar i drogës në Londër
2 Shkurt 2021, 12:36Policia britanike ka arrestuar 34-vjeçarin, bosin e drogës dhe pronarin e një kafe-je, Taulant Stoica i akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës, si pjesë i një grupi kriminal.