Kronikë
-
Ish- kryeministri Sali Berisha është shfaqur i përhumbur këtë të diel në vilën e tij te Gjiri i Lalzit.
29 Nëntor 2020, 16:22 -
835 raste pozitive, 11 viktima nga COVID! Humb jetën mjeku në Kavajë e polici në Elbasan! Infektohet deputeti i PS e këngëtarja Manjola Nallbani
29 Nëntor 2020, 16:12Në 24 orët e fundit janë infektuar 835 persona dhe janë shënuar 11 humbje jete. Gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën edhe mjeku në Kavajë, Hidajet Deda i cili kishte rreth një muaj që vuante nga koronavirusi, si dhe një efektiv policie në Elbasan. Ndërsa janë infektuar edhe deputeti socialist për Beratin, Fadil Nasufi dhe këngëtarja Manjola Nallbani.
-
Papërgjegjshmëria e Kryemadhit te Varrezat e Dëshmorëve/ Braçe: Pastaj ankohen për spitalet COVID dhe vendin e denjë në morg
29 Nëntor 2020, 16:08Zv. kryeministri Erion Braçe është treguar i ashpër me papërgjegjshmërinë e treguar ditën e sotme nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në një kohë kur opozita po akuzon se situata e COVID ka dalë jashtë kontrolli, Kryemadhi dhe përfaqësues të partisë së saj kanë "kontribuar" më së miri.
-
Vlorë, një punonjëse pozitive me COVID-19 te shtëpia e foshnjës
29 Nëntor 2020, 16:00 -
Dita e Çlirimit të Shqipërisë festohet në rrethe, masat anti-covid reduktojnë numrin e pjesëmarrësve në ceremoni (VIDEO)
29 Nëntor 2020, 14:56Dita e çlirimit të Shqipërisë është festuar dhe në shumë qytete të vendit por me një numër të reduktuar njerëzish dhe pa praninë e familjarëve të dëshmorëve për shkak të masave anti covid.
-
SPECIALE/ Mjekët e FA në terren për komunitetin, në vijë të parë përballë COVID -19! Bluzat e bardha tregojnë betejën e tyre në Report Tv
29 Nëntor 2020, 14:47Në front të parë të luftës me Covid-19 për shërbim mjekësor për komunitetin janë dhe bluzat e bardha të Forcave të Armatosura. Njësia mjekësore Ushtarake, pranë Spitalit të Traumës ka si mision sigurimin shëndetësor të Forcave të Armatosura, familjeve të tyre dhe ish-ushtarakëve, njëkohësisht dhe të popullatës civile.
-
Mazniku: Rindërtimi sipas afateve, lagjet e reja me të gjithë infrastrukturën e nevojshme
29 Nëntor 2020, 14:27Nënkryetari i Bashkisë Arbjan Mazniku thekson se aktualisht në Tiranë janë më shumë se 500 banesa në proces rindërtimi, ndërsa 55 familje po jetojnë në banesat e reja që janë ndërtuar dhe u janë dorëzuar. Duke folur për Scan, Mazniku bëri me dije se tashmë ka nisur puna dhe për lagjet e reja ku do të ndërtohen apartamentet për ata që mbetën pa shtëpi.
-
Berat/ Del nga parkimi dhe humb kontrollin e mjetit, makina përplaset me bordura anësore përgjatë lumit Osum
29 Nëntor 2020, 13:50Një makinë tip "Honda" ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurat anësore të trotuarit përgjatë lumit Osum në Berat.
-
Nostalgjikët e komunizmit vendosin lule te Varrezat e Dëshmorëve, përshëndesin me grusht: Lavdi Enver Hoxhës
29 Nëntor 2020, 13:27Përveç krerëve të shtetit, 76 vjetori i Çlirimit është përkujtuar dhe nga nostalgjikët e sistemit komunist në Shqipëri. N
-
Infektohet me COVID deputeti socialist Fadil Nasufi! Të infektuar mësues, inxhinierë në Berat dhe punonjësja e shtëpisë së foshnjes në Vlorë
29 Nëntor 2020, 12:58Deputeti i PS për Beratin, Fadil Nasufi është infektuar me COVID.
-
Emigrantët regjistrim në e-albania për të votuar! Vendimi i qeverisë: Kush nuk deklaron adresën s'ka të drejtë vote, nuk merr as shërbime
29 Nëntor 2020, 12:49Nëse emigrantët shqiptarë nuk do të deklarojnë adresën e tyre jashtë atdheut, nuk do të marrin asnjë shërbim nga shteti shqiptarë. Qeveria ka publikuar të gjitha hapat se si emigrantët do të regjistrohen në portalin e-Albania, një procedurë kjo që krijon edhe bazën për të garantuar votën e tyre në zgjedhje.
-
Kanada, Ujëvara e Niagarës vishet Kuq e Zi për Pavarësinë e Shqipërisë
29 Nëntor 2020, 12:37Pas Urës së Bosforit në Turqi dhe ndërtesës më të lartë në Dubai, Burj Khalifa edhe Ujëvara e Niagarës në Kanada u vesh kuq e zi me rastin e festës së 108-të të Pavarësisë së Shqipërisë.
-
-
Manjola Nallbani pozitive me COVID: Jam e izoluar në shtëpi, shpresoj t'i rikthehem normalitetit së shpejti
29 Nëntor 2020, 11:49Këngëtarja Manjola Nallbani ka rezultuar pozitive me COVID-19. Lajmi është dhënë nga vetë këngëtarja, e cila thekson se prej disa ditësh është e izoluar në banesën e saj.
-
Përplasja me armë në Elbasan, Gjykata lë në burg 'Vis Korçarin' dhe 2 të arrestuarit e tjerë! Migert Qosja në arrati
29 Nëntor 2020, 11:42Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, i quajtur edhe si "Vis korçari", ka dalë sot para Gjykatës së bashku me dy të arrestuarit e tjerë, pas përlasjes me armë të ndodhur para dy ditësh në Elbasan. Një përplasje e armatosur mes dy grupeve pranë stadiumit të Elbasanit, në mes të rrugës në prani të qytetarëve të zakonshëm, përfundoi me një të plagosur.
-
1 muaj i prekur nga COVID, humb betejën mjeku në Kavajë
29 Nëntor 2020, 11:28COVID i merr jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Ka ndërruar jetë mjeku Hidajet Deda i cili kishte rreth një muaj që vuante nga koronavirusi.
-
VIDEO EKSKLUZIVE/ Grabitje në 60 sekonda, minorenët 'sa hap e mbyll sytë' bastisin bizneset gjatë ‘orës policore’
29 Nëntor 2020, 11:16Ora policore për shkak të masave anti-Covid ka shtuar vjedhjet në Tiranë. Të drejtuar nga një lider i cili nuk del vetë në aksion, hajdutët minorenët janë kthyer në shqetësimin e Policisë. Në më pak se një muaj ata kanë kryer mbi 10 vjedhje biznesesh duke marrë para e sende me vlerë. Report Tv sjell pamjet ekskluzive të vjedhjeve në qendër të Tiranës ku as alarmi i sigurisë nuk i shqetëson hajdutët që në 60 sekonda bastisin lokalin.
-
45 ton kokaine brenda vitit nga Brazili në Europë! Europol godet sindikatën e trafikut, sekuestrohen 12 milionë €, 37 avionë dhe 43 të arrestuar
29 Nëntor 2020, 11:1012 milionë euro cash, 43 të arrestuar, 180 kontrolle dhe me qindra sekuestro të jahteve, makinave luksoze e bizneseve dhe 37 avionë është bilanci i një operacioni kundër trafikut të kokainës nga Brazili në Europë.
-
Shkelën rregullat anti-COVID/ Gjobiten 2 lokale në Krujë dhe në Durrës! Nga ceremonia mortore te festat
29 Nëntor 2020, 10:564 subjekte, 2 në Durrës dhe 2 në Krujë janë gjobitur pasi kanë shkelur masat anti-COVID, duke organizuar festa dhe ceremoni mortore. Në Krujë ka marrë gjobë subjekti në pronësi të S. RR., në fshatin Larushk, dhe subjektin në pronësi të shtetasit A. F., në Arrmeras, pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatuan duke organizuar ceremoni mortore
-
76-vjetori i çlirimit/ Ambasada e SHBA bën urim të veçantë me vargjet e Naim Frashërit
29 Nëntor 2020, 10:33Me vragje të poetit të madh Naim Frashëri, ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë.