Kronikë
-
Një aksident i ndodhur një natë më parë në autostradën Fier-Lushnje pranë rreth rrotullimit të Kolonjës i ka marrë jetën 2 kushërinjve që udhëtonin me shpejtësi me një automjet tip Benz. Jorges Shabani 21-vjeç ka gjetur vdekjen në momentin e aksidentit, ndërsa pak orë më vonë ka humbur jetën në spital edhe kushëriri i tij i parë Alteo Shabani 22-vjeç.
29 Tetor 2019, 08:39 -
Ulen temperaturat, ja çfarë do të ndodhë me motin pasditen e sotme
29 Tetor 2019, 07:52Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 °C deri 25°C.
-
Lushnje/ 'Benzi' del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën një person, dy të tjerë të plagosur rëndë
28 Tetor 2019, 22:06Aksidenti tragjik që i ka marrë jetën një personi dhe ka lënë të plagosur dy të tjerë ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje pranë rreth rrotullimit të Kolonjës. Të tre personat kanë qenë në një automjet tip Benz i cili ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me bordurën anësore ka rënë në një kanal.
-
Braktisen tokat në Spille e Kryevidh të Rrogozhinës, fermerët: Shkak mungesa e sistemit te vaditjes
28 Tetor 2019, 21:04Me dhjetëra hektarë tokë në Spille e Kryevidh të Rrogozhinës ka mbetur djerr. Shkak sipas pronarëve të tokave është bërë mungesa e sistemit te vaditjes dhe kullimit të ujit. Ata kërkojnë zgjidhje.
-
Anti-informaliteti me dorë të hekurt/ Mbyllet Diamond Coffe Store! Braçe: Po rrënojnë veten
28 Tetor 2019, 20:43Në kuadër të aksionit anti-informalitet është mbyllur ditën e djeshme një nga lokalet më të frekuentuara në zonën e 21 dhjetorit, Diamond Coffe Store. Lajmin e ka bërë të ditur zv. kryeministri Erion Braçe i cili ka thënë se gjithashtu janë mbyllur disa biznese edhe në zonën e Rinasit.
-
Nuk raportuan për ndërtimet pa leje në Kavajë, vihen në hetim tre policë
28 Tetor 2019, 20:29Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka vënë në hetim tre punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kavajës, pasi nuk kanë raportuar për ndërtimet pa leje në Kavajë.
-
Shqiptarët zgjedhin festën greke për t'u kthyer në atdhe, por përballen me radhë kilometrike në Kapshticë (VIDEO)
28 Tetor 2019, 19:25Në pikën kufitare të Kapshticës është krijuar një radhë kilometrike automjetesh për shkak të problemeve në sistem. Këtë të hënë ka patur një numër të shtuar emigrantësh që kanë zgjedhur festën kombëtare greke për tu kthyer në atdhe.
-
Misteri/Lulzim Basha zhvendoset në vilat e 'oligarkëve'. PD: E përkohshme, iu dëmtua shtëpia nga tërmeti
28 Tetor 2019, 19:21Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndërruar shtëpi. Tashmë, ai nuk jeton më në apartamentin e tij në katin e 12-të, pranë kullave te “Arena Kombëtare”, por është zhvendosur kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës.
-
Rrëfimet tronditëse në 'Pa Gjurmë', fqinja rrëmben fëmijën për 30 mijë lekë! Një 9-vjeçar u zhduk nga një kompani 'fantazmë'
28 Tetor 2019, 18:46Në emisionin "Pa Gjurmë" të moderatores, Odeta Dume ishin në fokus historitë e dy fëmijëve të rrëmbyer brenda Shqipërisë. Majlinda Demo pohon përpara Gjykatës së Durrësit se një miku i saj nga Fieri me emrin Flamur Dino e kishte porositur ti siguronte një djalë 3-4 vjeçar që do ta shiste më pas në Greqi.
-
Remont në disa kabina/ OSHEE: Nesër dhe pasnesër këto zona në Tiranë mbeten pa energji
28 Tetor 2019, 18:21Për shkak të remontit që po kryhet në disa kabina elektrike, në kryeqytet nesër dhe pasnesër do të ketë stakim në përkohshëm të energjisë elektrike.
-
Gara për kryeprokuror, më 11 nëntor KLP interviston tre kandidatët
28 Tetor 2019, 18:13Gara për kryeprokuror, më 11 nëntor KLP interviston tre kandidatët
-
PD: Bie suvaja një godinë te Qyteti Studenti nga punimet jo cilësore! Bashkia: Dëmi, pasojë e tërmetit të 21 shtatorit
28 Tetor 2019, 17:43Partia Demokratike ka denoncuar se në një nga godinat që janë rikonstruktuar së fundmi në Qytet Studenti ka rënë suvaja. Nëpërmjet ish-deputetes, Oriola Pampuri, PD-ja akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur me tenderin për rokonstruksionin e godinave ku jo vetëm që ka zgjedhur ofertën më të lartë për rikonstruksionin e godinave, ato janë kryer keq dhe kanë vënë në rrezik studentët. I menjëherëshëm ka qenë reagimi i Bashkisë së Tiranës e cila e mohon një akuzë të tillë.
-
Me 174 km/h dhe gara shpejtësie/ Policia 'bën kërdinë', 4624 gjoba dhe 31 shoferë të arrestuar (VIDEO)
28 Tetor 2019, 15:04Gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin, 31 drejtues mjetesh në pranga, 16 vetëm në Tiranë, 186 patenta të pezulluara dhe 4 624 masa administrative të vendosura për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
-
Kundërshtoi me forcë efektivët e policisë në momentin e shoqërimit pas sherrit në lokal, arrestohet 38-vjeçari
28 Tetor 2019, 14:48Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka kundërshtuar me dhunë forcat e policisë. Ai ka qenë duke u konfliktuar me një person tjetër, në momentin kur policia ka tentuar ta shoqërojë.
-
-
Autoriteti i Rrugëve jep 870 mijë € për 5 ura, duan ndërhyrje urgjente
28 Tetor 2019, 13:57Katër prej tyre kanë nevojë për meremetime, “Zëmblaku” ndërtohet nga e para. Shpallen tenderat, ofertat hapen më 25 nëntor, koha e punimeve është 12 muaj
-
Zbardhet vrasja në Itali, shqiptari: Kunatin e qëllova se tradhtonte motrën!
28 Tetor 2019, 13:47Luan Zalta vrau ditën e djeshme me armë zjarri kunatin e tij Shpendi Allushi.
-
U kap me drogë, arrestohet djali i kryebashkiakut të Bulqizës: Pse nuk e njihni babain tim ju?!
28 Tetor 2019, 13:33Djali i Kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, Enio Alla është arrestuar nga Policia e Tiranës dy ditë më parë, ndërsa lajmi është mbajtur i fshehtë nga policia. Këtë të hënë ai doli para Gjykatës së Tiranës, e cila i caktoi atij masën e sigurisë detyrim paraqitje.
-
-