Kronikë
-
Prokuroria e Krimeve të Rënda është në pritje të përgjigjes së dërguar një muaj më parë në Greqi dhe në Ekuador, ku kërkon informacione shtesë për biznesmeni durrsak Gentian Malindin dhe personat e tjerë për të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me të për trafikimin e 137 kg kokainë. Aktualisht për këtë dosje janë në pranga Ardian Bega dhe Altin Mislihaka, ndërsa nën hetim janë edhe zyrtarë të Portit të Durrësit me dyshimin se kanë lejuar këta persona të tërheqin pakot me kokainë nga kontenieri me banane.
27 Tetor 2019, 15:10 -
I riu u përplas për vdekje dhe u mor zvarrë, mesazhi prekës i kushërirës: Kam ngrirë! O Zot ç'bëre kështu...
27 Tetor 2019, 14:12Report Tv mëson se 25-vjeçari Ramazan Bata që humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi u përplas për vdekje nga një autobus, ndërsa më pas u mor zvarrë për rreth 50 metra nga një furgon kishet pak kohë që kishte filluar punën si shpërndarës picash.
-
Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e hapësirave publike, Sako: Qytetarët meritojnë të lëvizin me dinjitet në rrugët tona
27 Tetor 2019, 13:11Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike të cilat ishin zënë padrejtësisht nga biznese të ndryshme duke shkaktuar probleme të shumta veçanërisht për nënat me karrocë, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar.
-
Vrau 91-vjeçaren italiane për 50 euro, zbardhet dëshmia e shqiptarit para prokurorit (FOTO)
27 Tetor 2019, 13:06Shqiptari ka deklaruar se nuk ka qenë fare në banesën e të moshuarës, që i shërbente nëna e tij. "Nuk isha unë, nuk e vrava" tha ai.
-
Flakët e zjarrit përfshijnë Bjeshkët e Kallabakut, digjen qindra hektarë tokë
27 Tetor 2019, 13:05Flakët e zjarrit kanë ka përfshirë gjatë mbrëmjes së djeshme Bjeshkët e Kallabakut në Shishtavec. Për pasojë janë djegur me qindra hektarë tokë.
-
Sherr mes adoleshentëve në Durrës, qëllohet me thikë një 19-vjeçar (Detajet)
27 Tetor 2019, 13:02Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17, ndërsa i plagosuri është 19-vjeçari me inicialet K.Q.
-
Makina përplas motoçikletën në Elbasan, plagosen dy persona
27 Tetor 2019, 12:34Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën rural Elbasan-Shushicë, në fshatin Byshek ku një motoçikletë me drejtues D.P., 21 vjeç është përplasur me një mjet tip Benz që drejtohej nga 53-vjeçari me iniciale XH.C.
-
Veliaj u prezanton turisteve kinezë nënkryetarin e Bashkisë së Pekinit
27 Tetor 2019, 10:58Teksa krebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shoqëruar nënkryetarin e bashkisë së Pekinit, Lu Yan,përgjatë sheshit “Skënderbej”, janë takuar me një grup turistësh kinezë. Tirana gjatë gjithë muajve të vitit vizitohet nga një numër i madh turistësh kinezë, të cilët ditën e sotme u përballen me këtë surprizë të veçantë në kryeqytetin shqiptar.
-
Mamografi falas për gratë e dënuara/ Manastirliu dhe Gjonaj: Sigurojmë çdo grua që të kryejë kontrollin e gjirit
27 Tetor 2019, 10:50Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu së bashku me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj kanë vizituar këtë fundjavë institucionin e vuajtjes së dënimit, ku është ofruar shërbimin e mamografisë falas për gratë e dënuara.
-
Sherr me thika për pronën mes tre familjeve në Kukës/ Vëllezërit bëjnë për spital babë e bijë! Katër të arrestuar
27 Tetor 2019, 10:10Një konflikt për pronën mes tre familjeve në Kukës për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. Tre vëllezër së bashku me një person tjetër kanë qëlluar me mjete të forta dhe mjete prerëse babë e bijë M. Ç. dhe G. Ç., dhe të cilët janë dërguar në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën.
-
Tjetërsuan 68 mijë m2 tokë te Kepi i Rodonit/ Burg 9 ish-zyrtarëve, mes tyre ish-drejtori që u shkarkua Live nga Rama
27 Tetor 2019, 09:55Kanë dalë sot para Gjykatës së Durrësit 18 personat e arrestuar pak ditë më parë lidhur me tjetërsimin e 68 mijë metër katrorë tokë pranë Kepit të Rodonit. Trupi gjykues ka caktuar 'arrest me burg për 9 persona mes tyre edhe Ardian Iliazaj ish-drejtori i Kadastrës së Durrësi që u shkarkua "live" nga kryeministri Edi Rama.
-
Përplasën dhe tërhoqën zvarrë 25-vjeçarin, arrestohen drejtuesit e furgonit dhe autobusit në Durrës! Dëshmitë: Nuk kemi parë asgjë
27 Tetor 2019, 09:42Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e një dite më parë ku Ramazan Bata, 25 vjeç gjeti vdekjen pasi u përplas nga një autobus dhe më pas u mor zvarrë edhe nga një furgon. Policia ka vënë në pranga drejtuesit e furgonit dhe autobusit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ata kanë deklaruar se nuk kanë parë asgjë.
-
'Fast & Furios' në autostradën Tiranë-Durrës, policia pezullon 14 patenta: Mos e trajtoni makinën si avion
27 Tetor 2019, 09:20Në 14 orët e fundit janë pezulluar patentat e 14 shoferëve të cilët udhëtonin në autostradën Tiranë-Durrës , pasi udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara.
-
Fier- Shpërndante kokainë me qese ilaçesh, arrestohet 55-vjeçari
27 Tetor 2019, 09:00Një 55-vjeçar me iniciale G.M nga Levani i Fierit ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me 5 doza kokainë.
-
Ekskluzive/ 12 gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen Vetingut të dytë
27 Tetor 2019, 07:54Magjistratët kaluan Vetingun kryesor, por janë referuar për verifikim pranë Inspektoriatit te Lartë të Drejtësisë për shkelje të dyshuara në lidhje me dosjet, pjesë e listës edhe 3 anëtarë të KLP dhe KLGJ. Dymbëdhjetë prokurorë dhe gjyqtarë do t’i nënshtrohen në muajt në vijim një tjetër vetingu, ndonëse kanë kaluar me sukses Vetingun kryesor, duke u konfirmuar në detyrë si pjesë e drejtësisë së re.
-
Keni bërë plane të bëni plazh këtë të dielë të fundit të muajit Tetor?! Lexoni më parë parashikimin e motit
27 Tetor 2019, 07:12Moti sot pritet të jetë me vranësira të pakëta deri në fund të ditës. Në orët e mëngjesit mund të ketë prani të mjegullës në disa zona të caktuara.
-
Çifti i turistëve spanjoll humbet në Kanionin e Gjipesë, shpëtohen pas tre orë kërkimesh nga policia
26 Tetor 2019, 22:36Dy turistët 34 vjeç dhe 26 vjeçe janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëmtim. Policia më pas ka shoqëruar turistët drejt automjetit të tyre që e kishin lënë në rrugën nacionale Vlorë - Himarë.
-
Konsumoi fasule me helm për mizat, ndërron jetë 16-vjeçarja në Gjirokastër
26 Tetor 2019, 21:2016-vjeçarja kokrrat e fasuleve të paziera i futi në gojë pa ditur se janë bërë me ilaçë kundër mizave duke u helmuar. Vajza që ka ndërruar jetë është Genta Pula nga fshati Zenelaj bashkia Gjirokastër.
-
E përplasi autobusi, vdes motoristi 25-vjeçar i picave në Shkozet! Momenti tragjik i aksidentit (VIDEO)
26 Tetor 2019, 20:44Aksidenti ka ndodhur në Shkozet ku viktima udhëtonte me motorin që punonte si shpërndarës picash. 25-vjeçari është përplasur fillimisht nga një autobus ndërsa më pas është marrë zvarrë nga një furgon që i ka kaluar nga sipër. Ndërkohë për këtë ngjarje të rëndë është shoqëruar drejtuesi i mjetit furgon.
-
Tiranë, përplasen dy makina në autostradë, rrëzohet shtylla e tensionit dhe zë poshtë një tjetër mjet
26 Tetor 2019, 20:35Dy automjete si pasojë e përplasjes kanë goditur më pas një shtyllë tensioni që ka qenë pranë dhe është rrëzuar duke i rënë një tjetër makine.