Kronikë
-
Forcat Shqiponja kanë arrestuar një person i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër në lagjen Guerrile në Shkodër.
1 Maj 2019, 22:54 -
Belgët sjellin dëshminë e pronarit të 'Toyota Yaris' ku u kapën 3.4 mln euro
1 Maj 2019, 20:56Gjatë marjes në pyetje shtetasi Belg ka pohuar se nuk e njihte më parë personin që ia ka shitur makinën, pasi fillimisht kontakti me klientit është bërë nëpërmjet internetit dhe më pas është rënë dakord që të takoheshin nga afër për të parë dhe automjetin.
-
Arrestohen 6 tregtarë në Tiranë, sillnin rroba kontrabandë nga Turqia
1 Maj 2019, 20:156 tregtarë kanë rënë në prangat e policisë pasi u ndaluan në në aksin rrugor "Tuneli Elbasanit - Rrethrrotullimi Tegut", me një sasi mallrash kontrabandë, si veshje dhe produkte të tjera në vlerë të konsiderueshme.
-
Balliu i PD-së: Revolta vazhdon, asnjë parti nuk i bllokon dot 12 qarqe
1 Maj 2019, 20:14Në fjalimin e tij tek protesta e banorëve të Astirit, Klevis Balliu ka deklaruar se protesta e opozitës do të vazhdojë.
-
Kongresi i 24-të i Mjekësisë Ushtarake, 250 mjekë nga ushtritë e 6 vendeve të Ballkanit mblidhen në Tiranë
1 Maj 2019, 19:04250 mjekë ushtarakë nga ushtritë e 6 vende të Ballkanit janë mbledhur në Tiranë për Kongresin e 24-t të Mjekësisë Ushtarake Ballkanike. Ky aktiviteti është më i madhi i organizuar ndonjëherë në fushën e Mjekësisë Ushtarake në vendin tonë.
-
Minatorët protestojnë para kryeministrisë, përplasen me njëri-tjetrin
1 Maj 2019, 18:58Në ditën ndërkombëtare të punës, minatorët janë mbledhur përpara kryeministrisë për të kërkuar miratimin sa më shpejt të statusit të minatorit dhe kushte të mira pune.
-
'Atë që do korrësh do mbjellësh', Zv. ministrja e Arsimit sqaron deklaratën
1 Maj 2019, 18:39Zëvendësministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu ka dhënë një sqarim lidhur me deklaratën e saj në Panairin e Punës. Ajo sqaron se ajo që u quajt gafë në fakt ka një tjetër kontekst.
-
Devijohet fluturimi Bergamo - Tiranë, avioni ulje të detyruar në Ancona (FOTO)
1 Maj 2019, 18:01Avioni i Kompanise Blue Panorama ka bërë një ulje të detyruar në Ancona ndërsa më pas është rinisur përsëri drejt Tiranës në orën 16:00.
-
Opozita zgjeron 'hartën' e protestës, nesër bllokon rrugët për dy orë në 12 qarqe të vendit
1 Maj 2019, 17:41Ditën e nesërme në orën 18:00 opozita do të bllokojë për dy orë akset kryesore rrugore në të 12 qarqet e vendit, dhe jo vetëm pikat kyçe lidhëse të veriut dhe jugut me Tiranën siç ndodhi protestën e shkuar.
-
Tiranë/ Ishin shpallur në kërkim, policia arreston 3 persona (VIDEO)
1 Maj 2019, 16:43Tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës. Ata ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
-
Rama refuzoi titullin 'Qytetar Nderi', këshilltari s'dorëzohet: Do i bëj bust me lekët e mia (VIDEO)
1 Maj 2019, 15:44Kryeministri Edi Rama refuzoi titullin "Qytetar nderi i Dibrës", megjithatë kjo nuk e ka ndaluar Astrit Ademin që të heq dorë nga ideja e tij, madje premton se do t'i bëjë bust Edi Ramës.
-
Meta për 1 Maj: Duhen kushte më të mira për punëtorët
1 Maj 2019, 15:09Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta urimin e tij për 1 majin, e ka bërë me një thirrje për kushte më të mira pune.
-
Bashkëshorti vrasës pa gjumë në qeli: Ku e kam gruan? Zbulohet motivi i krimit në familje në Memaliaj
1 Maj 2019, 14:40Disa lekë të shpenzuara nga kursimet e përbashkëta, u bën shkak për një debat që i kushtoi jetën Antoneta Hoxhës, në fshatin Vagalat 25 km larg nga Memaliaj.
-
15 vjetori i zgjerimit, Hahn: Me integrimin e Ballkanit Perëndimor, BE më e fortë
1 Maj 2019, 14:13Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn e ka cilësuar si momentin e duhur që Ballkani Perëndimor të integrohet në Bashkimin Europian.
-
Shpërndanin drogë në Tiranë, arrestohen dy të rinj
1 Maj 2019, 14:08Dy persona janë arrestuar mesditën e sotme, pasi shpërndanin drogë në kryeqytet.
-
Lleshaj: Policia duhet të merret me qytetarët së pari, pastaj me kriminelët
1 Maj 2019, 13:27"Policia, në botën demokratike, duhet të merret me qytetarët së pari. Pastaj me ata që janë problematikë, por jo vetëm me problematikët”. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë një takimi me një grup maturantësh në Kukës
-
Mbyllen hetimet për kokainën e Maminasit/ Në akuzë 3 persona, Çekajt do t'i niset akuza me postë në Gjermani
1 Maj 2019, 13:07Prokuroria për Krime të Rënda mbyll hetimet për 613 kg kokainë sekuestruar një vit më parë në kontenierin me banane të “Arbër Garden”, në pronësi të Arbër Çekajt. Si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal prokuroria i kërkon gjykatës dënimin e Armando Pezakut, Donaldo Lushajt dhe Arbër Çekajt për të cilin Gjermania ende nuk ka një vendim nëse do ta ekstradojë apo jo në Shqipëri.
-
Përleshje mes shqiptarëve në burgun e Trikalës, humb jetën një 29-vjeçar
1 Maj 2019, 12:21Një 29-vjeçar shqiptar, i burgosur në burgun e Trikalës, ka mbetur i vdekur pas një përleshjeje në burg.
-
Vrasja e ish- policit në Selitë, arrestohet bashkëpunëtori i vrasësve
1 Maj 2019, 11:57Kur kanë kaluar rreth dy muaj nga vrasja e ish-policit Arben Bilali, në Selitë, ështrë arrestuar një nga bashkëpunëtorët.
-
Kapen mat trafikantët në liqenin e Shkodrës me 204 kg marijuanë, do e transportonin në Mal të Zi
1 Maj 2019, 11:55Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia thotë se ka marrë informacion se dy persona po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Si rezultat në breg të liqenit Shkodër u bë kapja në flagrancë e Marjan Kurteza si dhe u shpall në kërkim D. B.