Kronikë
-
Një 49-vjeçar nga Librazhdi u arrestua pasi ka mashtruar një mësueseje duke i marrë 10 mijë euro me premtimin se do të ushtronte ndikimin e tij që ajo të merrte licencën e mësuesisë. Po ashtu ai do t'i siguronte të drejtë studimi jashtë shtetit djalit të saj.
8 Maj 2019, 11:03 -
Kaloi natën në qeli! Balliu dhe3 protestues të 'Astirit' arrestohen për tubimin e dhunshëm
8 Maj 2019, 10:07Policia e Shtetit, ka arrestuar edhe tre persona të tjerë së bashku me ish-deputetin e PD-së Klevis Balliu. Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë 23 të tjerë ndërsa 3 protestues janë shpallur në kërkim.
-
Vdekja e ushtarakes në Letoni/ Vijon që të jetë rëndë komandanti, Xhaçka: Nuk jeni vetëm (VIDEO)
8 Maj 2019, 09:08Gjendja e komandantit të kontingjentit shqiptar në Letoni, major Tanushi, që mbeti i plagosur nga shpërthimi i minës vijon që të jetë e rëndë. Ministria e Mbrojtjes thekson se Tanushi është nën kujdes mjekësor maksimal në spitalin e Rigës, ndërsa rreshter Kapaj ndodhet në gjendje të mirë, jashtë rrezikut për jetën.
-
EMRI/ Medalja e Artë për veteranin shqiptar të Ushtrisë Amerikane nga Lufta e Dytë Botërore (FOTO)
8 Maj 2019, 08:26Sam Simollari, i vetmi që ka mbetur gjallë nga Njësia Shqiptare që zbarkoi në Shqipëri për të ndihmuar çlirimin nga nazizmi u nderua nga kongresisti Lynch.
-
Terrorizohet Novosela, 100 vjedhje nga janari, banorët: Ndihmë! Kemi frikë, po bëjmë roje natën me turne (VIDEO)
8 Maj 2019, 07:59Nga muaji janar i këtij viti njësia administrative e Novoselës është terrorizuar nga një grup kriminal me maska dhe i armatosur që ka kryer 100 vjedhje, nga të cilat 40 janë regjistruar vetëm në prill. Banorët thonë se i ka bërë thirrje policisë të marrë masat ndryshe do e kalojnë në vetëgjyqësi. Ata kanë nisur të patrullojnë natën për të ruajtur pronat e tyre.
-
The Sun: Epidemia e kokainës në Britani ushqehet nga mafiozët shqiptarë
8 Maj 2019, 07:22Shkrim i gazetës britanike për bandat shqiptare: Një shteg i mjerimit, i orkestruar nga e ashtuquajtura “Lidhja Shqiptare” (Albanian Connection) po 'ushqen problemin tonë të krimeve me thika'
-
Sarandë, shpërthen në flakë automjeti, shkak dyshohet qarku elektrik (VIDEO)
7 Maj 2019, 22:50Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Sarandës. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, e ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë qarku elektrik.
-
1 mijë Euro rryshfet në dorë në QSUT, Manastirliu shkarkon mjekun dhe infermierin (EMRAT)
7 Maj 2019, 22:34Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka pezulluar nga detyra mjekun Enes Hafizi dhe infemierin Pali Çuni të pavionit të Onkologjikut në QSUT pasi kanë marrë 1000 Euro rryshfet për një shërbim shëndetësor.
-
-
-
Meta viziton familjen e ushtarakes Zarife Hasanaj
7 Maj 2019, 20:22Presidenti Ilir Meta ka vizituar mbrëmjen e sotme familjen e Zarife Hasanajt, nëntetares që humbi jetën gjatë një misioni paqeruajtës në Letoni. Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe shprehu mirënjohjen dhe solidaritet për familjen dhe të afërmit e saj.
-
Elbasan, nxënësi sulmon bashkëmoshatarët në shkollë me bombol zjarrfikëseje, policia e mohon
7 Maj 2019, 20:23Shtatë nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme, "Vasil Kamami" kanë mbetur të lënduar ditën e sotme, pasi janë sulmuar nga një shok u tyre i klasës me bombol zjarrfikëse.
-
Vlorë/ Banorët gjejnë një predhë të paplasur
7 Maj 2019, 20:14Në fshatin Panaja të Vlorës është gjetur nga banorët një predhë e Luftës së Dytë Botërore. Dyshohet se predha është e paplasur.
-
Tubimi i dhunshëm tek Unaza e Re, 4 punonjës policie të plagosur
7 Maj 2019, 19:42 -
-
-
-
Fshiheshin në pyje me 1 mln franga heroinë, pranga 14 shqiptarëve në Zvicër
7 Maj 2019, 17:4014 shqiptarë kanë rënë nga prangat e policisë së Freiburgut pasi akuzohen se eksportonin drogë nga vende të tjera drejt Zvicrës. Droga që transportohej nga shqiptarët e arrestuar kap vlerën e 1 milionë frangave. Lënda narkotike që shpërndante banda e ndaluar fshihej në zona pyjore për të shmangur vëmendjen e autoriteteve.
-
-
Ndërtimi i HEC-eve në Librazhd thau degën e lumit Shkumbin pranë Parkut, banorët: S'kemi ujë për jetesë
7 Maj 2019, 17:50Banorët në rrethinat e Librazhdit në 3 vitet e fundit po vuajnë pasojat e ndërtimit të Hidrocentraleve në rrjedhën e lumit që kalon pranë fshatrave të tyre. HEC-et që janë në hyrje të zonës së mbrojtur Rapuni 1 dhe 2 që prekin parkun Shebenik-Jabllanicë por edhe parkun e Kuturmanit kanë tharë një degë të lumit Shkumbin ndërsa po shkatërrojnë ekosistemin sipas ekspertëve.