Kronikë
-
Krimet e Rënda nisin hetimin pasuror për 6 të dyshuarit për grabitjen e 4.6 milion eurove më 9 prill në Rinas. Report Tv mëson se prokurorët kanë kërkuar nga bankat, hipotekat dhe drejtoria e automjeteve, të dhëna për pasuritë në emër të të arrestuarve dhe familjarëve të tyre.
28 Maj 2019, 11:57 -
Shkodër/ Sekuestrohen 990 tableta 'ekstazi', pranga 24-vjeçarit (EMRI+VIDEO)
28 Maj 2019, 10:14Marketin Koça, 24 vjeç ka rënë në pranga e Policisë së Shkodrës pasi akuzohet se shërndante tableta të dyshuara si lëndë naroktike 'ekstazi" në afëris të shkollave dhe universiteteve.
-
Pranga tre personave në Himarë dhe Sarandë, mes tyre dhe një 15-vjeçar
28 Maj 2019, 09:56Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, dy prej të cilëve në Himarë dhe një në Sarandë. Ata akuzohen për vjedhje dhe posedim të lëndëve narkotike.
-
170 m2 shtëpi tek pallati që gjykoi, KPK shkarkon nga detyra kreun e gjykatës Fier
28 Maj 2019, 09:36U konstatua se kishte blere 170 m2 apartament tek firma të cilës i kishte dhënë me gjyq leje ndërtimi shkarkohet nga detyra kreu i gjykatës Fier Roland Jaupaj.
-
Tre kuksianë tentojnë ta marrin peng, polici u merr armën dhe plagos njërin prej tyre /Shkak: Borxhet e vëllait
28 Maj 2019, 09:13Një efektiv policie, student për gradë në Akademinë e Sigurisë (Fakulteti i Hetimit dhe Krimit), u tentua të merret peng nga tre persona të njohur për të, por arriti të shpëtojë duke marrë armën e njërit prej autorëve, të cilin e la të plagosur me plumb në bark. Ngjarja ndodhi pranë një lokali, që ndodhet përpara Akademisë së Sigurisë në zonën e Saukut, në periferi të Tiranës. Shkak për këtë ngjarje mësohet të jetë bërë një borxh i vjetër që vëllai i punonjësit të policisë i kishte marrë personave që kërcënuan me armë efektivin për ta marrë peng.
-
Një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të vizitojnë Vlorën së afërmi
28 Maj 2019, 08:20Një lajm i mirë vjen në prag të sezonit turistik për të gjithë ata që duan të vizitojnë Vlorë. Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm foto nga rikonstruksioni i rrugës së Lumit të Vlorë në aksin Ura e Gjormit-Brataj-Ura e Laskos.
-
Lëreni Arbën të qetë!
28 Maj 2019, 00:23Ka një lumë komentuesish që kanë përmbytur wall-in në Facebook apo dhe Instagram të Arba Kokalarit, vajzës me origjinë nga Shqipëria, që është rritur, edukuar në Stokholm/Suedi dhe i kërkojnë 32-vjeçares që mos të harrojë Shqipërinë, vendin ku ka lerë, që të shkruajë shqip, që të mbajë ndonjë flamur shqiptar, e kështu me radhë.
-
Arratisen nga burgu persona në Greqi, një prej tyre shqiptar, pjesë e grupit të Lekocaj
27 Maj 2019, 22:30Arratisen nga burgu i Avlonas në Greqi dy persona, njëri prej tyre shqiptar. Dy të burgosurit u arratisën nga pjesa e kuzhinës së burgut mbrëmjen e sotme. Sipas medieve greke, arratisja u pikas nga një gardiane, e cila ishte duke patrulluar jashtë burgut. Në momentin e pikasjes së tyre, gardianja ka hapur zjarr në ajër.
-
Transportuan 3 sirianë drejt Malit të Zi, arrestohen dy shqiptarë (EMRAT)
27 Maj 2019, 22:30Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia pasi po transportonin drejt Malit të Zi 3 sirianë.
-
Përmbyset automjeti në Xibrakë, shpëtojnë për mrekulli 4 pasagjerët
27 Maj 2019, 20:21Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme ku një automjet është përmbysur por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Automjeti mësohet të ketë humbur drejtimin për shkak të lagështirës në rrugë.
-
Faturat e dritave do paguhen një herë në tre muaj, Çela: Zgjidhje mbifaturimit
27 Maj 2019, 20:12Në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese sot, është diskutuar në lidhje me projektin e OSHEE, për leximin e matësit të energjisë elektrike një herë në tre muaj.
-
Kompanitë e sigurimeve rrisin pagesat për aksidentet, 1 mld lekë vetëm në 2018
27 Maj 2019, 20:01Kompanitë e sigurimeve kanë rritur ndjeshëm pagesat për aksidentet. Gjatë vitit 2018 kompanitë kanë paguar mbi 1 miliardë lekë në një vit. Drejtori i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi, deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se në muajt e parë të 2019, janë paguar rreth 200 milion lekë.
-
Si mund të ndërtoni në Tiranë? Drejtoresha e Zhvillimit të Territorit sqaron procedurat
27 Maj 2019, 19:53Drejtoresha e Kontrollit të zhvillimit të territorit në Bashkinë Tiranë Frida Pashako e ftuar në emisionin “Këndi I ekspertit” ka sqaruar procedurat që duhen ndjekur për të ndërtuar nga e para ose bërë riparime në objekte në Tiranë. Duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të teleshikuesve, ajo tha se këto proceduar janë thjeshtuar duke ulur kohën e pritjes së qytetarëve.
-
Belgjikë/ 40-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë në një kanal
27 Maj 2019, 19:36Një 40-vjeçar nga Shqipëria është gjetur i pajetë në Belgjikë, në një kanal në Vinderhoute, Lievegem.
-
Lufta kundër kanabisit/ Voda: Krimi një hap para, më shumë bashkëpunim mes strukturave
27 Maj 2019, 18:53Fenomeni i kanabisit nuk mbaron me Lazaratin, pasi krimi është një hap për para duke gjetur hapësira të reja. Kështu është shprehur Zëvendësministrja e Ministrisë së Brendshme Rovena Voda nga qyteti i Tepelenës gjatë një takimi me Task Forcën në luftën kundër kanabisit me drejtues të institucioneve lokale të Qarkut Gjirokastrës.
-
Tre javë pas helmimit masiv, Bulqiza pa ujë të pijshëm
27 Maj 2019, 18:24Prej 3 javësh lagjia e vjetër në qytetin e Bulqizës është pa ujë të pijshëm. Shkak është bërë helmimi masiv i 4 majit. Sipas Drejtorit të Shëndetit Publik Bulqizë Flamur Meta, situata tashmë është në dorë Institutit të Shëndetit Publik, pasi pritet të dalin analizat fiziko-kimike e toksikologjike të ujit.
-
Zgjedhjet vendore të 30 qershorit/ Veliaj numri dy në fletën e votimit
27 Maj 2019, 18:12Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e së hënës fletën e votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
-
Itali/ 12 kg marijuanë në shtëpi, arrestohet shqiptari (EMRI)
27 Maj 2019, 17:49Një 43-vjeçar është arrestuar pasi në shtëpinë e tij janë gjetur 12 kg marijuanë. Ai është Rudmir Tatari, 43-vjeç.
-
Itali/ 65-vjeçari shqiptar godet me çekiç gruan dhe më pas veten, hedh edhe fqinjën nga shkallët
27 Maj 2019, 17:22Dhunë në familjen shqiptare në Itali. Një 65-vjeçar ka goditur me çekiç bashkëshorten 65- vjeç pasi një sherri brenda familjes.
-
Balla: Belshi është kthyer në destinacion të rëndësishëm turistik
27 Maj 2019, 15:08Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka inspektuar punimet e fazës së tretë të projektit të Rilindjes Urbane të Belshit. Balla është shprehur se edhe pse investimi nuk ka përfunduar Belshi është një nga destinacionet turistike më të vizituara.