Kronikë
-
U përzgjodh për të përfaqësuar prokurorët në KLP dhe zëvendësuar Antoneta Sevdarin e shkarkuar nga vettingu, nuk pranohet në mbledhjen e parë Vate Staka. Shkak është bërë afati 5 ditor që njeh ligji për të ankimuar zgjedhjen e Stakës në KLP, ndërsa në mbledhjen e kësaj të hëne u emëruar prokuror në Tiranë bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj i cili fitoi këtë të drejtë në gjyq me presidencën.
15 Prill 2019, 15:10 -
Rama inspekton zyrat e punës në Durrës: Kurse paraprake për të papunët
15 Prill 2019, 15:00Personat e papunë që ju drejtohen zyrave të punës, por nuk kanë një kualifikim fillestar dhe nuk dinë se nga t’ia fillojnë apo ç’lloj pune duhet të kërkojnë, tashmë ndihmohen nga zyrat shtetërore përmes një trajnimi disa javor.
-
Elbasan/ Djali i vogël mbyll nënën në ballkon, merr flakë shtëpia
15 Prill 2019, 14:52Mund të përfundonte tragjikisht por për fat, ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shmangur ngjarjen e rëndë në Elbasan. Një fëmijë i vogël teksa ishte në shtëpi me nënën e tij e cila ishte duke përgatitur drekën, e ka mbyllur atë në ballkon.
-
100 vjetori i lindjes, Veliaj i jep titullin 'Simbol i qytetit' Gjeneral-lejtnant Rrahman Parllakut
15 Prill 2019, 14:01Ka heronj dhe mbi heronj, por gjeneral Rrahman Parllaku mbetet mbi të gjithë një hero i gjallë dhe krenari e qytetit. Me rastin e 100-vjetorit të lindjes, Bashkia e Tiranës e ka nderuar atë me titullin “Simbol i qytetit të Tiranës”, një nga figurat emblematike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, që sfidoi edhe regjimin e diktaturës komuniste.
-
Pezullimi i Konit, Dekanët 'njëzëri' krah Besa Shahinit: Vendim efiçent
15 Prill 2019, 13:19Dekanët e faktulteteve në Universitetin e Tiranës bien dakord me vendimin e ministres së Arsmit Besa Shahini për pezullimin nga detyra të rektorit Mynyr Koni edhe pse e quajnë atë një vendim që duhet të ishte marrë shumë kohë më parë.
-
Besimi i verbër i koncensionarit se siguria në Rinas është OK, si u injorua paralajmërimi i Policisë para grabitjes
15 Prill 2019, 13:03Vetëm një vit para grabitjes së 10 milionë eurove, Policiai kishte vënë në dukje Koncesionarit të Rinasit se kishte probleme me sigurinë. Report Tv siguron letrën, kur nga ana e autoriteteve të Aeroportit refuzohet konstatimi i policisë dhe i kërkohet që të bëjë kujdes me etiketimet. Policia ngriti shqetësimin për portat nga ku hyjnë grabitësit. TIA-Policisë: Mos ndërhyni në punë që nuk ju takojnë. Etiketimi juaj për mungesë sigurie i papërshtatshëm
-
Komandimi i zëvendësit të Mynyr Konit, PD: Besa Shahinit i duket vetja Shullazja e qeverisë
15 Prill 2019, 12:50Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar pas komandimit në detyrën e rektorit të Universitetit të Tiranës, nga ministrja e arsimit Besa Shahini. Ai thotë se kjo procedurë është e parregullt dhe antikushtetuese.
-
Pronari zbulon predha anti-tank teksa pastronte ndërtesën, ndërhyjnë Forcat e Armatosura (FOTOT)
15 Prill 2019, 12:26Pronari i një magazine të shtetërore në lagjen Dobraç të Shkodrës teksa po pastronte, ka gjetur në brendësi të saj disa municione luftarake. Ato janë larguar nga struktura speciale për eleminimin e materialeve të rrezikshme EOD e batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse
-
Ministrja Shahini pezullon Konin dhe komandon rektorin e ri! Edhe dekanët pro
15 Prill 2019, 12:06Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka komanduar ditën e sotme Benard Dostin në krye të Rektoratit në Universitetin e Tiranës, pas njoftimit për pezullim nga detyra të Mynyr Konit. Edhe dekanët e fakulteteve në Universitetin e Tiranës janë shprehur pro vendimit të ministres duke e quajtur atë efiçent dhe të domosdoshëm për zgjidhjen e ngërçit në Universitetin e Tiranës.
-
Dha leje abuzive për shtatë pallate në Kavajë, kallëzohet kryebashkiaku i PD Isa Sakja
15 Prill 2019, 12:14Kallëzohet penalisht nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së territorit, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, drejtoresha e Zhvillimit Urbanistik dhe kryeinspektori i Mbrojtjes së Terriorit në këtë bashki. Kryebashkiaku dhe dy zyrtarët e lartë të bashkisë, akuzohen për shpërdorim të detyrës në dhënien e lejeve për shtatë objekteve shumëkatëshe në dëm të territorit publik.
-
Ministria e Energjisë: Ndërpritet kontrata me 17 subjekte për ndërtimin e HEC-eve, por nuk tregon emrat
15 Prill 2019, 12:08Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati ka njoftuar se është ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontrata me 17 subjekte për ndërtimin e HEC-eve. Por çuditerisht zv/ministri nuk jep asnjë të dhënë se për cilat HEC-e bëhet fjalë.
-
Manastirliu: Heqje license për spitalet që nuk plotësojnë standardet bazë
15 Prill 2019, 11:45Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezantoi projektligjin e ri të kujdesit shëndetësor në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend: Transparencë në vendimmarrje, krijohet Këshilli Kombëtar i Pacientëve dhe Këshilli Kombëtar i Shëndetësisë
-
U arrestuan 3 ditë më parë, kush janë miku i Shullazit dhe bashkëpunëtorët e Çapjave (FOTO+EMRAT)
15 Prill 2019, 10:59Report Tv zbulon fotot e të arrestuarve që u vunë në pranga gjatë një operacioni të realizuar tre ditë më parë nga Policia e Shtetit dhe RENEA në Elbasan dhe në Tiranë. Policia arrestoi 6 persona mes të cilëve edhe miku i Shullazit, Klajdi Gjeçi i cili ishte dhe personi i cili drejtonte këtë rrjet.
-
Ish-boksieri i Vllaznisë në qeli si anëtar i grupit 'Bajri', policia arreston 23-vjeçarin që tentoi ta vriste në 2017
15 Prill 2019, 10:55Policia e Shkodrës vuri në pranga 23-vjeçarin Valter Ksolla banues në lagjen "Mark Lula", i cili pas dy vitesh në arrati, u arrestua në fshatin Grudë. Ai dyshohet të jetë autor i plagosjes së Nelson Hysës në vitin 2017, ngjarje për të cilën po në atë vit ishte vënë në pranga bashkëpunëtori i plagosjes, Kolë Progni, i arrestuar në qershor 2017.
-
Maltë/ Kapen 91 kg kokainë, destinacion ishte Durrësi (FOTO)
15 Prill 2019, 10:3091. 25 kg kokainë janë kapur në Maltë, ngarkesë e cila kishte si destinacion Portin e Durrësit. Mediat malteze bëjnë me dije se ngarkesa e kokainës ishte ndarë në tre kontenierë të ndryshëm dy prej të cilëve si destinacion kishin Durrësin ndërsa një prej kontenierëve kishte si destinacion Selanikun.
-
Plagosi me armë zjarri kryeplakun e fshatit, dorëzohet në polici autori
15 Prill 2019, 10:15Pas ngjarjes së ndodhur tre ditë më parë në Gramsh, ku u plagos me armë zjarri një kryeplak fshati, është identifikuar dhe më pas është vetëdorëzuar në polici autori.
-
Nis gjyqi i 'Habilajve' i kërkohet ndihmë Interpolit të njoftojë të pandehurit
15 Prill 2019, 10:09Teksa Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur gjyqin për 9 të pandehurit e dosjes “Habilaj”, hasen vështirësi për njoftimin e të pandehurve. Gjykata ka kërkuar ndihmën e INTERPOL për njoftimin e Moisi Habiljat dhe të tjerëve, të cilët ndodhen të arrestuar në Itali.
-
Babë e bir rrahin barbarisht ish-zv/ Dekanin (EMRI)
15 Prill 2019, 10:03Ish-zëvëndës Dekani Ilo Mele ka përfunduar në spitalin e Korçës pasi është rrahur barbarisht nga dy personat të cilët mësohen se janë babë e bir. Shtetasit e arrestuar janë A.M, dhe Gj.M, banues në fshatin Qinam, Kolonjë.
-
Punime në rrjet, disa zona në kryeqytet pa energji elektrike (ORARI)
15 Prill 2019, 09:37OSHEE njofton se gjatë ditës së sotme, disa zona në kryeqytet do të jenë pa energji elektrike nga ora 09:00-15:00 për shkak të punimeve në rrjet.
-
Shqipëria thyen rekord në Europë… për përqindjen më të lartë të të rinjve të papunë e pa trajnuar
15 Prill 2019, 09:09Në të gjithë Europën, Shqipëria ka normën më të lartë të të rinjve të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk po ndjekin shkollën apo ndonjë trajnim. Papunësia e të rinjve është një fenomen shqetësues në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përveç Malit të Zi.