Kronikë
-
Alban Baftjari tashmë kërkohet nga familjarët. Pasi ishte dënuar në vitin 2000 me 6 muaj burg, për armëmbajtje pa leje. Sot familjarët nuk kanë dijeni për fatin e 41-vjecarit. Ai u zhduk prillin e vitit 2001 nga Shijaku.
16 Prill 2019, 22:01 -
Djegia e katedrales së Parisit, Zeqo dhe Mara në Report Tv: Historia njeh dhe rindërtime të tjera
16 Prill 2019, 19:47Drejtuesja e organizatës franko-shqiptare Ilda Mara dhe studiuesi Moikom Zeqo ishin sot në Report Tv për të folur për djegien e katedrales së Notre Dame de Paris. Ata e quajtën ngjarjen një tragjedi për artin dhe historinë por që sidoqoftë mund të riparohet për sa kohë janë ruajtur ende kollonat dhe dritaret të cilët bëjnë të mundur ruajtjen e strukturës së saj.
-
S'justifikoi 3 apartamente dhe 12 mijë €, ikën përfundimisht numri dy i prokurorisë së Tiranës
16 Prill 2019, 19:47Në 23 korrik të vitit të kaluar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të Nelës, pasi nuk justifikonte 3 apartamente dhe një shumë parash rreth 12 mijë euro
-
Goditet banda shqiptare në Itali, 14 të arrestuar, kapet mbi 5 mln euro drogë (VIDEO)
16 Prill 2019, 19:10Hetimet për grupin kriminal të trafikut të drogës zgjatën mbi dy vite, ndërsa në operacionin që u zhvillua në disa qytete, Pescara, Teramo, L’Aquila, Varese, Milano e Roma morën pjesë mbi 200 forca policie. Mediat italiane nuk i kanë publikuar ende emrat e shqiptarëve që janë arrestuar.
-
U kapën me 111 kg drogë në formë çokollate, 3 në pranga
16 Prill 2019, 18:40Tre persona kanë rënë në pranga pasi u kapn në flagrancë me 111 kg lëndë narkotike, Canabis Sativa. Mësohet se tre personat e arrestuar tregtonin lëndë narkotike
-
Humb kontrollin e motoçikletës, vdes 50-vjeçari (EMRI+FOTO)
16 Prill 2019, 18:18Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e motoçikletës me të cilën udhëtonte në aksin Gostimë-Mollas.
-
Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hasan Ahmetaj rikthehet drejtor në Berat pas 20 vitesh
16 Prill 2019, 18:12Hasan Ahmetaj është drejtori i ri i Drejtorisë së Policisë së Beratit. Ahmetaj në këtë post do të zëvendësojë Artion Dukën, i cili u emërua në krye të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë.
-
Kokaina, burg mikut të Shullazit, del nga qelia shefi i grupseksionit të PD (EMRAT)
16 Prill 2019, 17:16Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin nga gjashtë personat e arrestuar ditën e premte për trafik kokaine. Masa e sigurisë ka ndryshuar për Lavdosh Demajn, që është kryetar i Grupseksionit të Partisë Demokratike në Elbasan.
-
Vrau bashkëkombësin në Greqi 11 vite më parë, fieraku kapet në Kakavijë (EMRI)
16 Prill 2019, 16:30Ai është Armando Halla 44 vjeç, banues në Fier, ndërsa gjatë përpunimit të dokumenteve dhe kontrollit në sistemin TIMS në Kakavijë pasi ishte kthyer si deportiv, rezultoi se ishte në kërkim për vrasje në bashkëpunim.
-
Gjermania 200 mijë euro makina dhe pajisje Shqipërisë për të luftuar krimin
16 Prill 2019, 16:25Qeveria gjermane i dhuroi Policisë së Shtetit automjete e pajisje të sofistikuara me vlerë rreth 200 mijë euro, në kuadër të forcimit të kapaciteteve për luftën kundër paligjshmërisë dhe krimit të organizuar në veçanti.
-
Kukës, përkujtohet 20-vjetori i eksodit të kosovarëve, Majko: Ky kufi duhet të jetë i Kosovës dhe Shqipërisë
16 Prill 2019, 16:11Në kujtim të eksodit të vitit 1999 ku më shumë se një milion shqiptarë të Kosovës u dëbuan nga shtëpitë e tyre, pas 20 vitesh është improvizuar një tjetër eksod në kohë paqeje, ku në mënyrë simbolike me qindra qytetarë nga Kosova kanë kaluar kufirin Vërmicë -Morinë për të mbërritur në Kukës.
-
Caktohet drejtuesi i ri i Prokurorisë së Sarandës (Emri)
16 Prill 2019, 15:51Sali Hasa do të jetë drejtuesi i ri i Prokurorisë së Sarandës. Emërimi i tij vjen menjëherë pas shkarkimit nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit të Edison Ademit.
-
Autori i masakrës së Selenicës 'braktiset' nga avokati, fqinji: Familjarët kanë braktisur shtëpinë (VIDEO)
16 Prill 2019, 14:23Seanca e radhës ndaj Ritvan Zykajt do të mbahet në datë 7 Maj. Në seancën e ditës së sotme, Zykajt iu caktua një tjetër avokat kryesisht pasi avokati i mëparshëm nuk paraqitej në proceset gjyqësore. Jashtë dyerve të Gjykatës një dëshmitar tha për mediat se shtëpia ku jetonte Zykaj është braktisur nga familjarët dhe askush nuk jeton më atje.
-
Gjyqi ndaj Tahirit do të mbahet 11 ditë përpara zgjedhjeve lokale
16 Prill 2019, 14:0911 ditë përpara zgjedhjeve lokale, konkretisht më 19 Qërshor do të mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
-
Gjendet i ngordhur në Nartë Pelikani Kaçurrel (VIDEO)
16 Prill 2019, 13:59Një Pelikan Kaçurrel është gjetur i ngordhur ne Lagunën e Nartës. Ky është pelikani i dytë i cili nuk dihet ende është qëlluar me armë gjahu apo ka rënë në kontakt me telat e korrentit, dhe ka ngordhur.
-
Karta e Studentit me 40 shërbime, lehtësira edhe nga kompani private
16 Prill 2019, 13:51Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj la listuar shërbimet që studentët përfitojnë falas ose me çmime tepër të reduktuara. Ai bëri të ditur se Bashkia e Tiranës do fillojë punën fakultet më fakultet, në të njëjtën mënyrë siç është dhënë karta e identitetit dhe pasaporta në zyrat e “Aleat”.
-
Veliaj dhe Shahini prezantojnë modelin e Kartës së Studentit /40 shërbimet
16 Prill 2019, 13:46Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës e përmbushi në një kohë rekord këtë detyrim. Ai shtoi se Karta e Studentit ishte një detyrim i vetë universiteteve, por kjo nuk u bë prej tyre, çka detyroi bashkinë që ta merrte në dorë procesin.
-
Aksident pranë Gjuhëve të Huaja, makina përplas motoçikletën
16 Prill 2019, 13:09Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme prane Fakultetit të Gjuhëve të Huaja një automjeti është përplasur me një motoçikletë. Nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ka mbërritur në vendngjarje.
-
Burg për protestuesin me maskë dhe dy të tjerë, Bardhi: Edi Ramës do i kthehet dhuna mbrapsht
16 Prill 2019, 12:56Është dhënë sot masa e arrestit për të arrestuarit pas protestës së 13 prillit të organizuar opozita ku u shënuan disa akte dhune. Gazetari i Report Tv Elis Memelli raporton se janë lënë në burg tre prej tyre ndërsa dy të tjerë nën masën e sigurisë, arrest shtëpie.
-
Rrëfehet Can Murataj: Si u shndërrua vëllai im më i mirë, nga mësues në grabitës (VIDEO)
16 Prill 2019, 12:23Vëllai i Admir Muratajt, Cen Murataj përjashton mundësinë që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë për të zbardhur grabitjet ku mund të ketë qenë i përfshirë Admiri. ‘Nuk bëhem kurrë spiun i Prokurorisë’. Rrëfen jetën e Adit, siç ai e quan: Nuk e ka bërë ushtrinë, pasi ka studiuar pedagogji. Më tej jeta në Greqi për të fituar të ardhura për familjen dhe devijimi që pësoi në vitin 2014, kur u kthye prej andej, dhe ku del edhe pangopësia e tij për grabitje me vlera miliona euro. Zemrën e kishte sa i peshonte trupi.