Kronikë
-
Nard Kolia, njëri nga banorët e Dukagjinit në një lidhje telefonike për Report Tv i bëri apel shtetit që të hapë rrugën sa më shpjet, pasi janë 400 familje të bllokuara.
13 Janar 2019, 16:11 -
Dëbora dy metra, Dukagjini i bllokuar, kryebashkiaku i Malësisë së Madhe: S’mund ta hapim rrugën
13 Janar 2019, 15:54Në këtë mënyrë deri në muajt e pranverës banorët e Thethit në Dukagjin nuk do të mund të kalojnë nga ai aks rrugor.
-
Mbretërit e kokainës, si e mori mafia shqiptare kontrollin e drogës në Britaninë e Madhe/ Bashkëpunimi me Ndragheta-n dhe kodi i besës
13 Janar 2019, 14:59Britanikja “The Guardian” shkrim për Mafian Shqiptare. Mënyra sesi ia dolën shqiptarët të pushtojnë tregun e kokainës në Britaninë e Madhe është një mësim në fushën e kriminalitetit; si të bësh miq me mafiat më të rrezikshme në botë, dhe të jesh nën kërcënimin absolute të dhunës. Shqiptarët konsiderohen si të sofistikuar, profesionistë dhe se kanë marrë në dorëzim 2 portet më të mëdha në Europë.
-
Moti i keq/ OSHEE: Kemi përmirësim me 75% të furnizimit me energji elektrike, problem fshatrat e thellë të Librazhdit
13 Janar 2019, 13:4116574 abonentëve në rang vendi, kryesisht rural, iu është rikthyer energjia elektrike. Ndonëse situata paraqitet deri diku e stabilizuar, OSHEE deklaron se paraqitet shqetësuese në fshatrat e thella të Librazhdit për shkak se rrugët janë të pakalueshme nga dëbora.
-
54 personat 'Most wanted' në Europë/ Mes tyre shqiptari Gani Burreli, akuzohet se bëri masakër në një restorant në Qipro
13 Janar 2019, 13:44Sipas të dhënave të bëra publike nga Interpol, Burreli akuzohet se është futur në një restorant në Qipro në Ayia Napa dhe ka qëlluar mbi një biznesmen, një polic dhe gruan e tij.
-
Librazhd/ Po shoqëronin fadromën për hapjen e rrugës nga dëbora, dy punonjës të Bashkisë pësojnë aksident me makinë
13 Janar 2019, 13:23Dy punonjës të Bashkisë së Librazhdit kanë pësuar një aksident me makinë në fshatin Letem, për shkak të ngricave të shkaktuara nga dëbora. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
-
“Fondi i Komuniteteve”, rikonstruktohen edhe godinat e tjera të pallateve “Hawai”, Veliaj: Zgjidhni administratorin e pallatit dhe aplikoni
13 Janar 2019, 13:23Pas suksesit me pallatet e para “Hawai” në Rr. “Andon Z. Cajupi” në Njësinë 5, këtë mundësi e kanë përqafuar edhe banorët e godinave të tjera në këtë bllok banimi, të cilët i kanë dhënë një pamje krejt të re banesave të tyre, ndërkohë që Bashkia e Tiranës është duke punuar për rehabilitimin e rrugëve dhe të trotuareve.
-
U shpëtuan nga helikopteri, flet njëri nga mësuesit e bllokuar në Dukagjin: Ishim në rrezik, banorët kanë nevojë për ushqime
13 Janar 2019, 13:17Kol Vladaj, mësues, ka falenderuar qeverinë dhe institucionet për gatishmërinë.
-
Dibër/ 4 të sëmurë të izoluar nga bora, 20 banorët e fshatit Shumbat hapin me lopatë rrugën
13 Janar 2019, 12:5320 banorë të fshatit Shumbat në Dibër janë angazhuar këtë të diel për hapjen e pastrimin e rrugës nga dëbora, për të mundësuar transportin për në spital të 4 banorëve të tjerë të sëmurë. Situata paraqitet e ngjashme edhe në fshatrat e tjerë të njësisë Sllovë.
-
Tentoi të vriste bashkëatdhetarin me thikë në Romë, arrestohet shqiptari në Zvicër (Emri)
13 Janar 2019, 13:04Mirjan Laraj, goditi një shqiptar në 2 shkurt 2012 në Romë. U dënua me 10 vite burg dhe u arrestua në Zvicër. Tashmë ndodhet në një burg në Itali.
-
Rama publikon foton: E vërtetë, më shumë mundësi kursimi pas mbylljes së llotove
13 Janar 2019, 12:32Kryeministri Edi Rama vijon të theksojë se shqiptarët kursejnë më shumë para pas mbylljes së pikave të basteve sportive.
-
62 familje në Klos bllokuar nga dëbora prej 7 ditësh, banorët: Po na mbarojnë ushqimet
13 Janar 2019, 11:56Gazetari i Report Tv, Enver Doçi bën me dije se në Dibër një 50-vjeçar ka nevojë urgjente për ndihmë mjekësore, pasi sipas familjarëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
-
106-vjetori i Policisë së Shtetit/ Lleshaj: Lëvizje tek uniformat blu, Forca e Ligjit vazhdon
13 Janar 2019, 11:32Në 106-vjetorin e Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm u shpreh se do të ketë lëvizje në radhet e uniformave blu për përmisimin e fundit. Lleshaj theksoi se operacioni Forca e Ligjit vazhdon. Për vjedhjen e armëve në Pashaliman Sandër Lleshaj tha se hetimet po bëhen nga Policia Ushtarake
-
Ngujimi/ Një grup studentësh kalojnë natën tek Ekonomiku, tek Inxhinieria hyjnë me forcë brenda Fakultetit
13 Janar 2019, 11:11Një grup studentësh kanë kaluar natën tek Ekonomiku me batanije. Ata kanë vendosur që të organizojnë një mbledhje në orën 18:00 të pasdites për të vendosur se cili do të jetë hapi i radhës. Ndërsa tek Inxhinieria studentët kanë hyrë me forcë në godinë.
-
Aksidenti me dy të vdekur në Durrës- Banorët e ish-kënetës protestë për mungesën e sinjalistikës/ Në 10 vite, 24 jetë të humbura
13 Janar 2019, 10:35Banorët kërkuan vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe ndricimit. Ditën e djeshme, dy gra humbën jetën, pasi u përplasën nga një 22-vjecar. Rruga "Vëllazërimi", konsiderohet si rruga e Vdekjes, pasi në 10 vite kanë humbur jetën 24 persona për shkak të aksidenteve rrugore.
-
Censusi në Parkun e Divjakës, nis numërimi i shpendëve ujorë, emigratorë dhe autoktonë
13 Janar 2019, 10:32Nis në Parkun Kombëtar të Divjakës censusi për përcaktimin e llojit të shpendëve ujore të zonës, duke i ndarë ata në emigratorë dhe autoktonë. I mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian, rezultatet e këtij projekti do të rëndisin për herë të parë edhe Shqipërinë në hartën e vendeve të zonave të mbrojtura.
-
Problemet me dëborën dhe qarkullimin, ARRSH: Ja situata në Kukës, Tropojë, Shkodër e Gjirokastër
13 Janar 2019, 10:09Moti i keq që përfshiu vendin ditët që lamë pas po shkon drejt normalizimit. Situata me kalimin në akset nacionale është përmirësuar, si në Rrugën e Kombit, në Gjirokastër, e Shkodër. Problematike vazhdon të jetë situata në disa njësi administrative në Kukës.
-
Iu gjetën armë dhe municione, 5 vëllezërit Sallaku rikthehen në burg, 2 gratë në arrest shtëpie - Si doli zbuluar familja nga përgjimet
13 Janar 2019, 09:35Rikthehet në burg biznesmeni shqiptar në Itali, Gëzim Sallaku bashkë me 4 vëllezërit e tij. Ata u arrestuan në nëntor për trafik droge dhe armësh, por u liruan pasi vëllai i tij, Saimiri mori përsipër të gjithë fajin. Pas hetimeve zbulohet implikimi i të gjithë familjes Sallaku përfshirë këtu edhe të grave, të cilat janë lënë në arrest shtëpie.
-
Helikopteri i Forcave Ajrore shpëton 15 persona në Dukagjin, mes tyre edhe mësuesit e bllokuar nga dëbora (VIDEO)
13 Janar 2019, 09:16Report Tv solli dy ditë më parë në ekran apelin e 8 mësuesve që ishin bllokuar nga dëbora brenda një shkolle në Dukagjin. Pas tyre, një tjetër mësues zgjodhi redaksinë e Report Tv, për të kërkuar ndihmë. Mësuesi Ndue Leka tha sot se ndodhej i vetëm në një banesë në Bushalë të Dukagjinit. Helikopteri i Forcave Ajrore u nis mëngjesin e sotëm dhe i shpëtoi.
-
Durrës/ Pas grabitjes së biznesmenit dyshohet se është grupi që vodhi 7.5 mln lekë të Patentave 1 muaj më parë (FOTO)
13 Janar 2019, 08:59Elton Kelmendi u grabit dje në Durrës, ndërkohë që djali i tij u mor peng nga grabitësit. 9 të shoqëruar për grabitjen e djeshme, të cilët janë marrë në pyetje dhe janë liruar. Grabitja e djeshme, e dyta brenda 1 muaji në Durrës, pas grabitjes së 7.5 mln lekëve në Shkozet. Ende asnjë i arrestuar për të dyja ngjarjet. Policia dyshon se është i njëjti grup që pasi bën grabitjet largohet nga Durrësi. Autorët, të veshur me uniformat e Shqiponjave.