Kronikë
-
Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë sot Lindjen e Krishtit. Besimtarët katolikë në Tiranë mbajtën meshën në mesnatë në Katedralen e "Shën Palit", ndërsa ata ortodoksë sot në mëngjes në Katedralen "Ngjallja e Krishtit". Krishtlindjet vazhdojnë të jenë një nga festat më të kërkuara nga shqiptarët. Ndërkohë, nga sheshi Shën Pjetër në Vatikan, Papa Françesku ka dhënë një mesazh për vëllazërim të të gjithë popujve në botë.
25 Dhjetor 2018, 09:00 -
Krishtlindjet/ Rama uron fëmijët e shtëpisë së fëmijës: Nuk festoj pa ty (Video)
25 Dhjetor 2018, 08:45Në pamje janë fëmijë të veshur si babagjysh ndërkohë që pamjet vijnë nga qytetet kryesore të Shqipërisë, si Tirana, Gjirokastra, Korca, Pogradec, e Fier
-
Shtypi i ditës për sot, faqet e para të gazetave kryesore
25 Dhjetor 2018, 07:25Shtypi i ditës për sot, e martë 25 dhjetor 2018, titujt e gazetave kryesore në vend.
-
Ekskluzive/ Ja kandidatët e parë për SPAK-un që tremb politikën (Lista e plotë)
25 Dhjetor 2018, 07:15Deri në pranverë ngrihen struktura do godasë korrupsionin dhe krimin që nga 1991, emrat e kandidatëve të sigurt dhe të atyre të mundshëm, dy kushtet kryesore.
-
Imzot Frendo mesazh politikës: Jo dhunë, por dialog, uluni bashkë se po ikin të rinjtë
25 Dhjetor 2018, 00:40 -
Krishtlindje të bardha, dëbora zbardh Korçën (VIDEO)
25 Dhjetor 2018, 00:26Prej orës 23:00 të mbrëmjes së të hënës nisën reshjet e dendura duke zbardhur rrugët e qytetit dhe katedralen. Report Tv sjell pamjet e mrekullueshme nga Korça.
-
Krishtlindja, Imzot George Frendo: Të hapim zemrën
25 Dhjetor 2018, 00:08 -
Përfshihet nga flakët një market në Elbasan, zjarri dyshohet i qëllimshëm (Detaje)
24 Dhjetor 2018, 23:56Zjarri është evidentuar nga banorët e zonës rreth orës 23:30, të cilët kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësen. Nga zjarri nuk ka të lënduar, pasi asnjë person nuk ndodhej brenda në atë orar në marketin ‘Doka’.
-
‘DH Albania’, Ylli Rakipi: Korrupsioni tek 'Unaza e Re' shkon deri lart, të dyja palët politike duan ta fshehin skandalin
24 Dhjetor 2018, 22:33I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” ka qënë edhe gazetari Ylli Rakipi, i cili ka folur lidhur me skandalin e “DH Albania”, protestën e studentëve, ofendimet në distancë me Ramën dhe mbi ligjin "anti-shpifje".
-
Aksident në Lezhë, ‘Golf’-i futet në parakalim të gabuar mbi urë, përplaset me ‘Ford’-in, 5 të plagosur (VIDEO)
24 Dhjetor 2018, 22:10Përplasja e dy makinave ndodhi rreth orës 21:30, ndërsa Report Tv sjell pamjet nga vendi ku shënua aksidenti. Të plagosurit që ndodhen në spitalin e Lezhës, por edhe në Tiranë, sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
-
Në Lezhë dhe Krujë po i presin Krishtlindjet pa drita, prej pasdites nuk ka energji
24 Dhjetor 2018, 21:57Në Lezhë disa fshatra janë pa energji elektrike prej 5 orësh. Ndërkohë që në Krujë, i gjithë rrethi po e kalon vigjiljen e krishtlindjeve pa energji elektrike.
-
Sherr me sende të forta mes dy të rinjve në Tiranë, përfundojnë në spital
24 Dhjetor 2018, 21:47Sipas policisë, si pasojë e një konflikti të çastit E. M. 29 vjeç dhe Sh. S. 32 vjeç kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta, ndërsa kanë përfunduar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
-
Nis riformulimi i provimit teorik për leje drejtimi, testimi fillon nga vetë stafi i Drejtorisë së Patentave
24 Dhjetor 2018, 21:42Në kuadër të reformës së thellë të ndërmarrë në këtë institucion nga drejtori i ri Blendi Gonxhe, do të testohet e gjithë procedura e provimit teorik që i nënshtrohet një qytetar për pajisjen me patentë me qëllim gjentjen e një zgjidhjeje sa më të mirë.
-
Basha uron Krishtlindjet: Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!
24 Dhjetor 2018, 21:12 -
I shiti drogë dhe më pas e kërcënonte italianin, arrestohet 19-vjeçar shqiptar në Arezzo
24 Dhjetor 2018, 21:03I riu është arrestuar nën akuzat e posedim dhe shitjes së drogës ndaj 38-vjeçarit.
-
‘Ardhshin të bardha!’, Kryemadhi uron besmitarët në prag Krishtlindjesh
24 Dhjetor 2018, 20:33 -
‘Po vijnë Krishtlindjet’, Rama uron festat me një video me të birin
24 Dhjetor 2018, 20:20 -
Meta mesazh për Krishtlindjen: Të mos harrojmë të vetmuarit dhe njerëzit në nevojë
24 Dhjetor 2018, 20:19 -
Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, Imzot Frendo apel politikës: Jo dhunë, por dialog, uluni bashkë se po ikin të rinjtë (VIDEO)
24 Dhjetor 2018, 20:13Besimtarët katolikë kremtuan lindjen e Krishtit. Në katedralen e Shën Palit në Tiranë është mbajtur në mesnatë mesha, ku morën pjesë shumë besimtarë, ndërsa Imzot George Frendo përcolli disa mesazhe të rëndësishme. Ortodoksët do të luten në orët e para të paradites së të martës. Ndërkohë që festën e ka uruar edhe politika.
-
Fshati Qerret në Lushnje i harruar nga shteti, banorët shtrojnë vetë rrugën: Politika kujtohet vetëm në fushatë
24 Dhjetor 2018, 20:04Prej vitesh fshatrat e Lushnjes po përballen me mungesën e infrastrukturës. Banorët e fshatit Qerret të Lushnjes thonë se zona e tyre është e harruar, politikanët kujtohen vetëm në kohë fushatash për të premtuar, por deri tani nuk është bërë asgjë reale. Të gjendur përball këtij fakti banorët po i shtrojnë vetë rrugët e fshatit pasi tanimë ato janë bërë të pakalueshme.