Kronikë
-
Krahas tre studentëve, një tjetër i Universitetit Bujqësor të Tiranës i është kundërvënë kryeministrit Edi Rama duke i thënë se studentët nuk pranojnë dialogimin me të pasi nuk kanë besim tek ai. Ndërsa Rama iu përgjigj, duke i thënë se rruga e duhur për zgjidhjen e problemeve të tyre nuk është mohimi i dialogut.
18 Dhjetor 2018, 12:38 -
Pedagogu i Inxhinierisë thirrje studentëve: Mos bllokoni rrugët
18 Dhjetor 2018, 12:27Pedagogu i fakultetit të Inxhinierisë Klemenet Qerimi nga protesta përpara Kryeministrisë u ka bërë thirrje studentëve që të mos bllokojnë rrugët.
-
'Unë jam ngelësi ndërkombëtar', Rama i përgjigjet studentit të UBT-së: Keni ditë që vetëm bërtisni dhe s’flisni (VIDEO)
18 Dhjetor 2018, 12:20Një student i Universitetit Bujqësor të Tiranës iu kundërvu kryeministrit Edi Rama, duke i dalë në krah dy studentëve të mëparshëm që debatuan me të. Duke ironizuar Ramën me frazën "ngelës ndërkombëtar", ai i doli në krah edhe studentëve protestues, duke thënë se kërkojnë thjeshtë të drejtat e tyre.
-
Lirohet edhe kryqëzimi te ’21 Dhjetori’, 9-Katëshet dhe ura e madhe e Lanës
18 Dhjetor 2018, 12:23Pas Rrugës së Elbasanit janë zhbllokuar edhe rrugët e tjera që u bllokuan nga studentët paraditen e sotme, te ’21 Dhjetori’, 9-Katëshet dhe ura e madhe e Lanës.
-
Pas dy orësh hapet Rruga e Elbasanit, studentët drejt Kryeministrisë
18 Dhjetor 2018, 12:22Studentët e Ekonomikut mbajtën të bllokuar për rreth dy orë rrugën e Elbasanit pranë fakultetit. Nga ora 10:00 deri në 12:15 rruga ishte e bllokuar, ndërsa më pas studentët janë drejtuar drejt Kryeministrisë.
-
Zv.kryeministrja Mesi takon rektorin e universitetit të Shkodrës, Bekteshi: Studentët kanë të drejtë
18 Dhjetor 2018, 12:17Senida Mesi, vizitë në universitetin ‘Luigj Gurakuqi’. Pas takimit, numri dy i qeverisë refuzoi t’i përgjigjej interesimit të medias, por rektori tha se mbështeste studentët dhe se këtë ia kishte thënë edhe zv kryeministres
-
Ndalimi në treg i lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, jepet vendimi i 3 ministrive
18 Dhjetor 2018, 11:54Është firmosur këtë të martë urdhri nga tre ministritë (Ministri i Brendshëm, Ministri i Mbrojtjes dhe Ministria e Financave) në sajë të masave ligjore për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve, të cilët përbëjnë një rrezikshmëri të lartë për përdorimin në masë të gjërë në publik.
-
REPORT TV sjell pamjet me dron/ Ja sa protestues ndodhen para Kryeministrisë (VIDEO)
18 Dhjetor 2018, 12:04Para Kryeministrisë po zhvillohet protesta e studentëve në ditën e 15-të, ndërsa Report Tv sjell pamjet nga lart.
-
Protesta, studentët bllokojnë disa prej akseve rrugore në kryeqytet (FOTO)
18 Dhjetor 2018, 11:45 -
Bllokohet kryqëzimi edhe te 9-katëshet nga studentët
18 Dhjetor 2018, 11:43Përpos Rrugës së Elbasanit, kryqëzimit të ’21 Dhjetorit’ dhe urës së madhe të Lanës te Piramida, studentët kanë bllokuar kryqëzimin te 9-katëshet
-
Grabitja e 7.5 mln lekëve në Shkozet/ Lihen në burg dy policët privatë: Shpërdoruan detyrën
18 Dhjetor 2018, 11:37Fejzi Hekuran Sakaj dhe Astrit Nefail Gjata, të dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”. të cilët akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhuar për të ruajtur paratë që po transportonin dhe që u grabitën më 14 dhjetor, rreth orës 16:50 në zonën e Shkozetit, 100 m para mbikalimit të Unazës së plazhit
-
Debat në UBT/ Studenti ironizon rektorin: S'kam këllqe, na falni për edukatën por kaq formim kemi (VIDEO)
18 Dhjetor 2018, 11:24Në takimin e kryeministrit Edi Rama me pedagogët dhe studentët e UBT-së, është zhvilluar një tjetër debat. Një student, teksa i ka kthyer përgjigje Ramës në lidhje me nivelin e formimit, ka ironizuar rektorin e tij. Kaq ka mjaftuar që ky i fundit ta rimerrte edhe njëherë fjalën.
-
Fotot nga takimi i kryeministrit me studentët e pedagogët në UBT
18 Dhjetor 2018, 10:20 -
Bllokohet edhe Ura e Lanës te Piramida
18 Dhjetor 2018, 11:22Studentët kanë bllokuar urën e Lanës te Piramida në shenjë proteste kundër qeverisë, ndërsa më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë duke u bashkuar me grupin tjetër
-
-
Studentët kanë bllokuar edhe kryqëzimin e ’21 Dhjetorit’
18 Dhjetor 2018, 11:07Një grup tjetër studentësh kanë bllokuar kryqëzimin e ’21 Dhjetorit’ duke shkaktuar kaos me trafikun.
-
Studentët qëllojnë me vezë drejt Kryeministrisë (VIDEO)
18 Dhjetor 2018, 11:04Një grup studentësh janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë në ditën e 15-të protestës. Disa prej tyre nga fakulteti i Mjekësisë dhe i Shkencave të Natyrës kanë gjuajtur me vezë në drejtim të selisë së qeverisë.
-
Debati në UBT/ Studentja: S’e dinim që do vije,unë po e braktis takimin. Rama: Po përgjigjen për pyetjen si do e marrësh (VIDEO)
18 Dhjetor 2018, 10:50Takimi i kryeministrit Edi Rama me studentët dhe pedagogët e UBT-së nisi me një debat midis tij dhe një studenteje, e cila fillimisht i bëri një pyetje me lidhje me rritjen e tarifave të studimit dhe më pasi i shprehur publikisht se nuk ishte informuar nga rektori për këtë mbledhje. Kësisoj, ajo shprehu dëshirën për t'u larguar nga takimi. Kaq mjaftoi që Rama të ritheksonte nevojën për dialog midis tij dhe studentëve.
-
Prokurorja e Beratit Eloida Goxhi në sitën e vettingut
18 Dhjetor 2018, 10:03Drejtuesja e prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi do të dalë ketë të martë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku pritet të gjykohet në tre shtyllat e vlerësimit të vettingut për ligjshmërinë e pasurisë saj, si dhe verifikimin etik e profesional.
-
Rama dialog me studentët e UBT: Plotësojmë kërkesën, në janar do t'ju mbulojmë 50% të tarifës së studimit
18 Dhjetor 2018, 10:10Qeveria do të mbulojë në janar 50% të tarifës së studimit për studentët e bachelorit dhe ky fakt është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili, në kuadër të protestës që po zhvillohet për të 15-tën ditë, ka realizuar këtë të martë një takim me pedagogët dhe studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në fokusin e tetë kërkesave të parashtruara, kjo mbledhje është shoqëruar edhe nga debate të vazhdueshme.