Kronikë
-
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputeti Nuri Belba inspektuan Qendrën Shëndetësore në Njësinë Administrative Qukës, në Prrenjas, ku marin shërbim shëndetësor 11500 persona. 19 Mars 2018, 15:11
-
‘Boll se na çmendët’!Banori tregon
19 Mars 2018, 15:07
tmerrin nga uji,çfarë i tha policia
Situatë e tmerrshme paraqitet në zonën e ish-Kënetës, aty ku uji arrin në 1.5 metra në banesa. Report Tv ka kontaktuar me një banor, i cili tregon tmerrin nga uji. Ai shprehet për mikrofonin e Report Tv se uji ka vërshuar brenda banesës, duke prishur gjithçka dhe duke detyruar që familjarët të dalin te komshinjtë.
VIDEO
FOTO
-
Pamje nga lart, si duket Durrësi
19 Mars 2018, 14:58
nën ujë nga përmbytjet / VIDEO
Qyteti bregdetar është përmbytur ditën e sotme nga reshjet e dendura të shiut dhe stuhia që e përfshiu nga orët e para të mëngjesit. Në disa lagje niveli i ujit ka arritur në një metër, ndërsa qarkullimi është bllokuar në disa rrugë.
VIDEO
-
Ruçi priti në takim të veçantë
19 Mars 2018, 14:44
ish-Kryetarin e Bashkisë së NY
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti sot në një takim të veçantë ish- Kryetarin e Bashkisë së New York-ut (SHBA), Rudolph Giuliani, aktualisht Këshilltar personal i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe Drejtues i Komitetit mbi Sigurinë Kibernetike në Shtëpinë e Bardhë.
-
‘Frrokaj’,Ndreu:Hetim deri në fund,
19 Mars 2018, 14:18
edhe nëse dalin të afërmit e mi
Deputeti i PS, Pjerin Ndreu, ka komentuar në studion e Report Tv vendimin e Gjykatës së Lezhës për të lënë në ‘arrest shtëpie’ kryebashkiakun Fran Frrokaj dhe 9 zyrtarë të tjerë, të akuzuar për tjetërsimin e pronave te ‘Rana e Hedhun’. Ndreu nuk pranoi të komentojë vendimin e gjykatës, duke thënë se nuk mund të flasë për një çështje të drejtësisë.
-
Arrestohet 36 vjeçari, kërkohej për trafikim lëndësh narkotike/EMRI
19 Mars 2018, 14:08Policia e Tiranës ka vijuar punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore.
-
Fajtor për vdekjen e Çollakut,
19 Mars 2018, 13:48
burg për jetë Denis Shtrazës
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burg për jetë Denis Shtrazën, pasi është shpallur fajtor për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Gazmend Çollakut në janar të vitit 2016 në Fushë Krujë.
VIDEO
-
Zbulohet harta, ja si u dërguan
19 Mars 2018, 13:39
në SHBA e Angli 1 mijë shqiptarë
Zbulohet skema dhe harta me itinerarin trafikut të mbi një mijë shqiptarëve në drejtim të SHBA-së, Kanadasë dhe Anglisë. Banda me 51 persona të përfshirë në 7 grupe kriminale, nga të cilët 39 trafikantë u arrestuan dhe 12 janë në kërkim përdornin disa rrugë për trafikun e klandestinëve. Report Tv ka siguruar hartën me itineraret e trafikut.
-
VD/Durrës,zjarrëfikëset evakuojnë
19 Mars 2018, 13:18
nxënësit e bllokuar në një shkollë
Nxënësit e një shkolle në Durrës janë bllokuar brenda saj, dhe nuk mund të largohen si shkak i sasisë së madhe të ujit. Një zjarrëfikëse ka bërë të mundur transportimin e nxënësve nga ambientet e shkollës.
-
Atentat dy vëllezërve në Bulqizë,
19 Mars 2018, 13:16
qëllohen me armë në automjet
Një atentat me armë zjarri iu është bërë dy vëllezërve në Bulqizë, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar nga plumbat. Policia bën me dije se janë qëlluar me armë vëllezërit E. M. dhe E. M., të cilët ishin në makinën e tyre tip Opel, ndërsa është identifikuar dhe autori i ngjarjes. Bëhet fjalë për të riun Elidon Tançi, i cili rezulton i proceduar më parë nga policia për veprën penale 'Dëmtime tjera me dashje'.
-
Fran Frrokaj del nga gjykata, ja si i prshndeti simpatizantët/FOTO
19 Mars 2018, 13:00Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, është lënë i lirë pas një seance të gjatë gjyqësore, prej rreth katër orësh, në Gjykatën e Lezhës. Në përfundim të seancës, Frrokaj ka dalë nga gjykata me duar të lira dhe ka përshëndetur protestuesit.
-
Babai i Markut pensionist, nuk ka
19 Mars 2018, 12:43
punuar kurrë në bashkinë Lezhë
Pas arrestimit të kryebashkiakut Fran Frrokaj me akuzën e grabitjes së pronave përmes tjetërsimit dhe falsifikimit të dokumenteve, në mediat online prej ditës së djeshme po qarkullon një lajm që babai i Kryeprokurores Arta Marku punon pranë bashkisë së Lezhës, si inxhinier në një nga ndërmarrjet e institucionit.
-
‘Rroftë drejtësia, rroftë Frani’ Nis
19 Mars 2018, 12:37
festa pas lirimit të kryebashkiakut
Menjëherë pas vendimit të gjykatës së Lezhës për të liruar nga burgu kryebashkiakun Fran Frrokaj jashtë ambienteve të gjykatës ka nisur festa e simpatizantëve të tij. Nën brohoritjet ‘Rroftë drejtësia, rroftë Frani’ simpatizantët kanë nisur festën.
-
Situatë e pazakontë në Durrës, gjithçka nën ujë nga shiu/VIDEO
19 Mars 2018, 12:25Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur sot një pjesë të vendit, ku më i prekuri është qyteti i Durrësit. Qyteti bregdetar është shndërruar sot në një ‘Venecia’ të vogël, teksa ndodhet i gjithi nën ujë.
-
Foto-VD/Kamioni prishet në rrugë,
19 Mars 2018, 12:02
bllokohet aksi Dhërmi-Himarë
Është bllokuar këtë mesditë rruga Dhërmi-Himarë dhe shkak për këtë është bërë një kamion. Report Tv mësoi se mjeti i tonazhit të rëndë ka pësuar defekt në vendin e quajtur ‘Qafa e Vishës’, ku për pasojë ka bllokuar dhe rrugën për qarkullimin e mjeteve.
VIDEO
-
Ekuador, vrasja e shqiptarit dhe
19 Mars 2018, 11:41
linjat e trafikut drejt Shqipërisë
Në Ekuador u vra një shqiptar nga Mali i Zi me gruan, e cila ishte ekuadoriane. Fadil Kaçaniç u ekzekutua me tre plumba, ndërsa gruaja me sende të forta në kokë. Report Tv publikon për herë të parë foton e shqiptarit nga Mali i Zi që u ekzekutua me armë zjarri nga dy persona të panjohur në Guayaquil, qytet që është kthyer në vendin e përplasjes mes shqiptarëve dhe bandave vendase.
VIDEO
-
Nis punën komisioni hetimor
19 Mars 2018, 11:36
për çështjen “Tahiri” dhe kanabisin
Nis punën komisioni hetimor për çështjen Tahiri, i cili në 6 muaj pritet të hetojë rolin e qeverisë në menaxhimin e situatës së kanabisit në vend, mos arrestimin e Saimir Tahirit dhe ekstradimin e financierit të Habilajve. Burime nga PS bëjnë me dije se mazhoranca do të kërkojë të përfshihet në hetim edhe roli i ish-kryeministrit Berisha për Lazaratin.
VIDEO
-
Vetting-u në Burgje, mbi 130
19 Mars 2018, 11:09
punonjës me rekorde penale
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka publikuar të dhënat e para nga reforma e nisur në burgje. Nga të dhënat e siguruara nga Report Tv ka rezultuar se mbi 130 punonjës të burgjeve janë me rekorde penale. Mbi 70 punonjës rezultojnë me papajtueshmëri të arsimit me vendin e punës, 65 punonjës janë proceduar për vepra të ndryshme penale dhe për 49 punonjës janë propozuar masa administrative.
-
FOTO/ Fran Frrokaj me pranga
19 Mars 2018, 11:03
në duar dhe i rrethuar nga policia
Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, është paraqitur sot në gjykatë për rivlerësim të masës së sigurisë dhënë ndaj tij për abuzim me pronat te ‘Rana e Hedhun’. Frrokaj mbërriti në gjykatë i shoqëruar nga masa të rrepta sigurie dhe me pranga në duar.
FOTO
-
Kukës,rikthehen reshjet e dëborës
19 Mars 2018, 10:59
vështirësi në grykën e Valbonës
Në Kukës gjatë mëngjesit të sotëm ka pasur reshje të dendura dëbore në të gjithë territorin.