Kronikë
-
Tre grabitje në Korçë. Autorët, që dyshohen se kanë qenë të njëjtët kanë vepruar me shpejtësi në tria fabrikat, por vetëm në njërën prej tyre kanë arritur që të marrin kasafortën me para, e cila kishte brenda 7 milionë lekë. Pronari i firmës së mjaltit ‘Morava’ deklaroi se autorët thyen gjithçka dhe morën kamerat e sigurisë për të mos u identifikuar, por pasi nuk gjetën para u drejtuan për në banesën e tij, por ky i fundit doli me armë. Ndërkohë që janë gjetur gjurmë gishtash nga policia.
VIDEO
4 Mars 2018, 10:58 -
Grabitësit e Lezhës janë serialë
4 Mars 2018, 10:46
autorë dhe të 2 vjedhjeve të tjera
Grabitja e supermarketit në Lezhë, pamjet e së cilës Report TV i publikoi ekskluzivisht nuk është e vetmja për 4 autorët. Report Tv mëson se ata dyshohen edhe për grabitjen e djeshme të një ‘Exchange’ në Fushë-Krujë dhe të postës së Rrëshenit.
-
Shkodër, Thethi i bllokuar, në
4 Mars 2018, 10:36
Anën e Malit përmbyten 300 ha
Shumë zona vijojnë që të jenë të bllokuara në qarkun e Shkodrës nga dëbora. Thethi, por edhe disa zona të tjerë ku dëbora arrin në një metër kanë probleme me qarkullimin.
-
Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe
4 Mars 2018, 09:54
gurësh në aksin Elbasan-Librazhd
Reshjet e një nate më parë dhe rritja e menjëhershme e temperaturave kanë bërë që dëbora të shkrijë në disa zona duke rritur rrezikun për përmbytje. Kjo situate ka rritur prurjet e lumenjve, por deri me tani emergjencat civile në Elbasan nuk raportojnë probleme me përmbytjen e tokave bujqësore.
-
Reshjet e shiut shkrijnë borën
4 Mars 2018, 09:44
nisin shkarkimet nga HEC-et
Reshjet e shiut dhe rritja e temperaturave kanë shkrirë dëborën duke rritur prurjet në HEC-e. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë do të kenë prurje në rritje në të gjithë territorin.
-
Po ‘fluturonte’ në autostradë me
4 Mars 2018, 09:37
212 km/h, kapet i riu me Benz luksoz
Policia Rrugore e Tiranës vijon gjobitjen, ndalimet dhe arrestimet e drejtuesve të makinave që shkelin rregullat e qarkullimit. Mbrëmë është regjistruar duke lëvizur me shpejtësi mbi 200 km/h një i ri në autostradë, i cili është arrestuar.
-
Vlorë, si e goditi agresori prokurorin
4 Mars 2018, 07:40
në zyrë pas sherrit për dosjen/Detaje
Prokurori i Vlorës Kledian Llaho është qëlluar me kokë nga një qytetar Vlonjat, brenda prokurorisë ku ai ushtron detyrën e tij. Llaho mësohet te këtë njoftuar shtetasin Viktor Sherifaj, për tu paraqitur në prokurori me qëllim për tu njohur me vendimin e pushimit të kallëzimit penal, që ai kishte bërë pak muaj më parë.
-
Pas pesë vjetësh, qeveria s’ka
4 Mars 2018, 07:31
zgjidhur vjedhjet e pronave
Ndonëse është një nga pikat kyç të reformave të premtuara nga qeveria që prej pesë vjetësh për t’u hapur rrugë investimeve masive, ende situata me tituj e pronësisë nuk po gjen zgjidhjen përfundimtare.
-
Katër grabitësit e marketit në Lezhë
3 Mars 2018, 22:09
të njëjtët e Exchange të Fushë-Krujës?
Lidhur me grabitjen e një supermarketi ditën e sotme në Lezhë uniformat blu kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa burime pranë tyre bëjnë me dije për Report TV se katër grabitësit dyshohet të jenë autorët e një grabitjeje tjetër të ndodhur po mëngjesin e sotëm në zonën e Fushë-Krujës.
-
Lezha vs Dublin/ Hajdutët në Irlandë
3 Mars 2018, 21:14
përdorin ekskavator, por u shembet supermarketi
Sot tërhoqi shumë vëmendjen grabitja e një supermarketi në Lezhë, ku grabitësit për të marrë kasafortën e tij, përdorën një automjet.
-
Elbasan/ Rrëshqitje masive në
3 Mars 2018, 20:21
Cerunjë, 20 familje në rrezik
Fenomeni natyror i rrëshqitjes dhe fundosjes së tokës shfaqet prej 20 vitesh në fshatin Cerunjë të Elbasanit, ku rreth 70% e popullsisë së tij është shpërngulur kohët e fundit që andej pasi me dhjetëra banesa u shkatërruan plotësisht nga kjo fatkeqësi natyrore.
-
Goditja e prokurorit në Vlorë/ Unioni:
3 Mars 2018, 19:59
Të reagojë Marku, sulm kolektiv ndaj nesh
Unioni i Prokurorëve shqiptarë ka reaguar sot lidhur me dhunimin e prokurorit të Vlorës Kledian Llaha, i cili u godit nga një person në mjediset e tij të punës për shkak të detyrës.
-
Ekskluzive-Lezhë/Ja si grabitet
3 Mars 2018, 18:03
marketi,arka merret me makinë
LEZHE - Report Tv siguron videon ekskluzive të grabitjes së një supermarketi në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në pamje duken katër persona të maskuar, një prej tyre mban një kallashnikov në dorë. Grabitësit marrin kasafortën e biznesit të cilën e ngarkojnë në bagazhin e një automjeti dhe largohen me shpejtësi.
VIDEO
-
Rruga e bllokuar në Librazhd, fëmija
3 Mars 2018, 18:04
20 muajsh me helikopter drejt Tiranës
Deputeti Taulant Balla ka njoftuar nėpėrmjet njė statusi nė Facebook, pėr rastin e njė fėmije 20-muajshe nga Librazhdi, qė nė gjendje tė sėmurė rėndė ėshtė nisur me urgjencė me helikopter drejt Tiranės, pasi trashėsia e dėborės nė zonėn e saj tė banimit, e bėnte tė pamundur transportin tokėsor.
-
Vrasja nxënësit,eksperti i arsimit:
3 Mars 2018, 17:38
Thika ka zënë vendin e stilolapsit
Eksperti i arsimit, njëherazi pedagogu Ndriçim Mehmeti tha në studion e Report Tv se vrasja e nxënësit 15-vjeçar në Durrës, Angjelos Gjokazaj nga 17-vjeçari Devi Lala, është një ngjarje e paralajmëruar pasi sipas tij kjo është situata në shkollat shqiptare. Stilolapsi, thotë Mehmeti, është zëvendësuar nga thika dhe në shkollat tona sot nuk ka siguri.
VIDEO
-
Vdesin 2 foshnje në Tiranë,
3 Mars 2018, 17:32
dyshohet për shkaqe natyrale
Policia e Tiranës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, dy fëmoijë 1-vjeçarë kanë ndërruar jetë në kryeqytet. Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme që besohet se kanë ndodhur për shkaqe natyrore.
-
SHBA shqetësim për shqiponjën
3 Mars 2018, 17:12
shqiptare: Ne e shpëtuam, po ju?
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka postuar një koment mjaft domethënës në rrjetin social Facebook, ku shprehet e shqetësuar për fatin e shqiponjës, shqiptare një specia e kërcënuar jashtëzakonisht shumë nga zhdukja.
-
4 ditë të bllokuar në malin e Dajtit,
3 Mars 2018, 16:44
evakuohen 4 punojësit
Moti i keq bllokon 4 punonjës Radiotelevizionit dhe Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit në malin e Dajtit.
FOTO
-
“Toptani” mbush 1 vjeç/ Surpriza
3 Mars 2018, 16:44
dhe oferta për vizitorët 2-4 mars
Qendra Tregtare Toptani, sipërmarrja më e re dhe e madhe në zemër të kryeqytetit, ka nisur sot zyrtarisht festimet e 1 Vjetorit. Nga data 2 deri më 4 Mars, vizitorët e qëndrës do të kenë mundësi të përjetojnë një përvojë të shkëlqyer argëtimi, kalimi kohe të lirë cilësore, blerjesh dhe surprizash. Oferta të ndryshme në këtë përvjetor të parë do të ketë në një mori dyqanesh të qendrës në kategoritë e veshjeve dhe artikujve sportivë, shtëpisë dhe dekorit, dyqaneve të fëmijëve, gastronomisë, aksesorëve si edhe përkujdesjes dhe bukurisë.
VIDEO
-
Vlorë/I kishte dosjen në dorë, 50
3 Mars 2018, 16:26
vjeçari godet me kokë Prokurorin
Fotot e Prokurorit dhe emri i agresorit
Është dhunuar në mjediset e Prokurorisë së Vlorës, prokurori Kledian Llaha. Ngjarja ka ndodhur përpara dy ditësh në qytetin bregdetar në jug të vendit.