Kronikë
-
Ministria e Mbrojtjes njofton se në bazë të informacioneve të marra nga Qendra Kombëtare Operacionale dhe prefekturat situata nga moti i keq në të gjitha qarqet është në kontroll.
25 Shkurt 2018, 14:54 -
I vdiq burri e 3 fëmijët, Evisa
25 Shkurt 2018, 14:10
Preka mëson të vërtetën tragjike
Evisa Preka është njohur me lajmin e kobshëm për vdekjen e burrit dhe të tre fëmijëve, një javë pasi familja u përfshi në aksidentin tragjik në Velipojë. 36-vjeçarja përfundoi në spital në gjendje të rëndë, pas aksidentit, ndërsa nuk ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur.
VIDEO
-
Mesi e Gjonaj nga Berati:Mos
25 Shkurt 2018, 13:52
sorollasni qytetarët,tolerancë zero!
-
Londër, arrestohen autorët
25 Shkurt 2018, 13:52
e vrasjes së shqiptarit/ Detaje
Policia ka arrestuar tre autorët e vrasjes së shqiptarit Jozef Boci. Oluwatimilehin Oniyitan 20 vjeç akuzohet për vrasjen e shqiptarit, Ibrahim James 21 vjeç ka qenë bashkëpunëtor, ndërsa i arrestuar është edhe Dominic Broën 29 vjeç.
-
Banorët e Shtëpisë së të Moshuarve i
25 Shkurt 2018, 13:44
bashkohen aksionit për mbjelljen e pemëve
Nuk ka rëndësi nëse je i ri apo i moshuar, i pasur apo i varfër, për të kontribuar për qytetin, që ai të bëhet sa më i jetueshëm për fëmijët. Gjestin më të bukur e kanë dhënë sot të moshuarit e Shtëpisë së të Moshuarve te “Ali Demi”, të cilët së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbollën 10 pemë mimozash pranë Debatikut, në Parkun e Madh të Liqenit Artificial
VIDEO.
FOTO
-
Bora mbulon vendin,probleme e
25 Shkurt 2018, 13:14
bllokime në disa qarqe/ Situata
I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura dëbore dhe shiu. Në Shkodër është bllokuar Thethi, në Kukës janë bllokuar disa fshatra, por rruga e Kombit është e kalueshme, në Dibër janë bllokuar disa zona dhe aksi Lurë-Rrëshen, në Korçë ka probleme në Dardhë, ndërsa në qarkun e Elbasanit janë bllokuar disa fshatra në Librazhd dhe në Gramsh. Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve në veri dhe verilindje, në zonat e përfshira nga dëbora që të mos lëviznin pa zinxhirë.
VIDEO
FOTO
FOTO
-
Me 197 km/h e të dehur,6 shoferë
25 Shkurt 2018, 12:44
në pranga, 1500 gjoba në Tiranë
Në 48 orët e fundit policia rrugore ka vendosur rreth 1500 gjoba, 12 makina janë bllokuar, janë hequr 68 leje drejtimi, ndërsa 6 shoferë janë arrestuar, pasi ishin me shpejtësi dhe të dehur.
VIDEO
-
Zhvati biznesmenin me 900 mijë
25 Shkurt 2018, 11:53
€,arrestohet stomatologia/Skema
Stomatologia e njohur, Olesia Duka, është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për mashtrim me vlera të mëdha financiare, ku vetëm një biznesmeni i mori 900 mijë euro. Prokuroria e Durrësit ka zbuluar skemën e mashtrimit të stomatologes 38-vjeçare, e cila iu merrte shuma të mëdha parash biznesmenëve të ndryshëm, duke i gënjyer se kishte tetë klinika dentare dhe duhet të blinte pajisje të reja, ndërkohë që nuk i kthente më shumat e marra.
VIDEO
-
Tragjedia në Velipojë,PS-PD në
25 Shkurt 2018, 11:45
familjen Preka:Dhimbje e madhe
Politika i është bashkuar dhimbjes së familjes Preka, në Velipojë, ku një javë më parë një aksident tragjik iu mori jetën babait dhe tre fëmijëve, duke lënë të plagosur rëndë nënën e tyre. Këtë të diel, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka vizituar familjen Preka, ku iu ka shprehur ngushëllime të afërmeve të viktimave.
-
Aksioni për pemët në fazë intensive,
25 Shkurt 2018, 11:03
i bashkohen nxënës e qytetarë
Aksioni për mbjelljen e pemëve në kryeqytet ka hyrë në një fazë intensive. Kur mbeten edhe më pak se 1 muaj nga 21 marsi, Dita Botërore e Pyjeve, këtij aksioni i janë bashkuar tashmë thuajse të gjitha institucionet arsimore duke filluar që nga kopshtet e deri te gjimnazet ashtu edhe qytetarë të ndryshëm që kanë vendosur që ditët e tyre të veçanta ti përjetësojnë duke mbjellë një pemë.
FOTO
-
Kreu i PS në Kelmend plagos
25 Shkurt 2018, 10:46
fqinjin, 12 plumba banesës
Një konflikt mes fqinjëve për tokën ka përfunduar me një të plagosur, ndërsa është arrestuar autori. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vukël. Pas një debati të nisur disa ditë më parë, Vasel Vuçinaj, i cili është kryetar i Partisë Socialiste në Kelmend mëngjesin e sotëm ka qëlluar 12 herë me armë zjarri automatik në drejtim të banesës së Mark Çelës.
-
Aksidenti, nëna shpëtoi djalin
25 Shkurt 2018, 10:20
shoferi vrasës:Nuk isha shpejt
Kavajë, gruaja humbi jetën bashkë me vjehrrin
Këto janë fotot e Xhemil Piskut dhe Edlira Piskut, të cilët humbën jetën në aksidentin tek Mali i Robit Mëngjesin e së shtunës. Xhemil Pisku bashkë me nusen e djalit Edlira Pisku, si dhe nipin 8 vjeç, ishin duke pritur autobuzin e Beratit, për të udhëtuar drejt këtij qyteti. Në një aks mjaft të rrezikshëm, makina Toyota që drejtohej nga Halil Koka ka humbur kontrollin dhe ka goditur Xhemil dhe Edlira Piskun, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
VIDEO
-
Dëbora mbulon Kukësin e
25 Shkurt 2018, 10:19
Dibrën, bllokohen disa zona
Reshje të dendura dëbore kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm duke sjellë vështirësi në qarkullim në Rrugën e Kombit, por edhe akset rurale në të gjithë qarkun, por nuk raportohet për zona të bllokuara. Reshjet e dëborës shoqërohen me stuhi të fortë.
FOTO
FOTO
-
Ushtarakët në test,Xhaçka:Me
25 Shkurt 2018, 09:41
misione vetëm kush e meriton
Vlerësim dhe promovim në bazë të meritokracisë dhe trajtim përherë e më tepër dinjitoz për ushtarakët shqiptarë, ishte mesazhi kryesor që ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u dha efektivëve të batalionit të tretë të këmbësorisë në Poshnje, gjatë qëndrimit të saj në Berat, në kuadër të mbledhjes së qeverisë në këtë qark.
-
Shkodër,paditen 14 'hajdutë' të
25 Shkurt 2018, 08:52
energjisë,OSHEE:Kush përfiton
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka paditur 14 abonentë në Shkodër pai vidhnin energjinë. OSHEE thotë se 14 abonentët familjarë vidhnin energji ëprmes skemës me furnizim me linjë të dytë, rilidhje të paligjshme, por edhe duke mos pasur fare kontratë.
-
Nisin reshjet e dëborës,probleme
25 Shkurt 2018, 08:42
në Diber, bllokohen disa zona
Problemet e para për shkak të uljes së temperaturave dhe reshjeve te bores janë paraqitur në qarkun e dibrës. Njësitë administrative, Lurë, Kalaja e Dodës, Selishtë, Trebishtë dhe Ostren janë të bllokuara.
-
Auditi, ja pse KLSH kishte të
25 Shkurt 2018, 08:17
drejtë kur paditi Andi Tomën
Kush e fshehu dosjen për prokurimet në vitin 2013 me dëm financiar 13.7 mln €. Kjo shifër ka dalë nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi prokurimet me fonde publike për vitin 2013, ku janë zbuluar shkelje të natyrave të ndryshme
-
Të hënën Gjiknuri merret në
25 Shkurt 2018, 08:13
pyetje për rrugën Tiranë-Elbasan
Inxhinierë ndërtimi në terren për të kryer verifikimin e dëmtimeve të segmentit rrugor. Gjiknuri pritet të pyetet në prokurori në cilësinë e personit kallëzues, pasi në fillim të muajit Janar 2018 ministri ju drejtua me një kallëzim kryeprokurores së përkoshme Arta Marku.
-
U dhunua në Londër/ Vdes
24 Shkurt 2018, 19:39
shqiptari, tre në pranga (Foto)
Policia angleze ka nisur hetimet për vrasje dhe ka kryer tre arrestime pasi një shtetas shqiptar i cili ishte dhunuar në rrugët e Londrës ndërroi jetë në spital.
-
E përplasi makina në Tiranë, vdes
24 Shkurt 2018, 19:25
në spital biznesmeni i njohur
E përplasi një automjet tre ditë më parë pranë Universitetit të Sporteve në Tiranë, vdes në spital biznesmeni i njohur. Biznesmeni nga Tepelena, Gëzim Memlika, 58-vjeç ka ndërruar jetë një ditë më parë.