Kronikë

  • Linja e re e transmetimit të ujit të pijshëm, tashmë funksionon me të gjitha parametrat e duhura për banorët e asaj zone, të cilët shumë shpejt do t’i gëzohen edhe rehabilitimit të gjithë rrugëve brenda lagjes pasi në të njëjtën kohë Bashkia po sistemon trotuaret, sheshpushimet dhe shumë shpejt pritet që të shtrohet edhe asfalti.
  • Elbasan, arrestohet në flagrancë
    19-vjeçari, kundërshoi policinë

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Paris Xhemalollari, 19 vjeç, banues në Elbasan

  • Bilanc tragjik,nga familja Preka te
    vjehrri e nusja,8 të vdekur në 1 javë

    Rrugët e vendit vijojnë të përgjaken pafundësisht, duke shënuar vetëm brenda një jave plot tetë viktima. E tillë ishte java e fundit, një javë tragjike që regjistroi disa aksidente, duke krijuar panik dhe tronditur jo pak opinionin publik, ku mbetën 8 të vdekur, 12 të plagosur dhe 64 makina të aksidentuara.

  • VD/Shkodra tronditet sërish,
    gjendet një i vdekur në lumin Drin

    Shkodra është tronditur sërish ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë. Një person raportohet të jetë mbytur në ujërat e lumit Drin  VIDEO

  • Kavajë, i përplas makina në anë
    të rrugës, vdes vjehrri dhe nusja

    KAVAJË - Një ngjarje tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar për vdekje dy anëtarë të një familje, vjehrrin Xhemil Pisku, 69-vjeç dhe nuses së djalit Edlira Pisku, 34-vjeçe. I plagosur ka mbetur djali 8-vjeçar i Edlirës. Mistere shoqëruan drejtuesin e automjetit. Halil Koka shofer i makinës së aksidentit ka tentuar t'i hedhë fajin partneres së tij Ilda Parroj se ishte ajo në timon. (Dëshmia që ndryshoi rrjedhën e hetimit...) VIDEO  FOTO

  • Vidhnin banesa e dyqane, kapen
    dy "skifterët" nga Lezha/Emrat

    Ishin kthyer në makthin e banesave dhe bizneseve në zona të ndryshme të Lezhës, arrestohen dy grabitësit. Në prangat e policisë ka rënë Alket Makaj, 43 vjeç, banues në Tale-Lezhë i dyshuar për katër grabitje për muajt janar-shkurt 2018.

  • 'BMW X6'-a me 197 km/h në
    autostradë, ja si e pëson shoferi

    Autostrada Tiranë-Durrës orët e vona të natës kthehet në pistë shpejtësie nga drejtuesit e automjeteve luksoze. Policia Rrugore ka kapur me radar gjatë orëve të para të mëngjesit një drejtues automjeti tip 'BMW X6' i cili lëvizte në autostradë me shpejtësi 197 km/orë. 

  • ABACUS manipulon audiencën si
    hakmarrje ndaj investigimit të një TV

    ABACUS kompania e matjes së shikueshmërisë së televizioneve hakmerret me Report TV pas investigimit tonë  se manipulon të dhënat. Më 13 Janar 2018,  5 ditë përpara publikimit të investigimit nga Shqiptarja.com shikueshmëria e Report TV në raportin e ABACUS ishte në nivelet 8 deri 15% duke u renditur kështu në 4 televizionet me të ndjekura në Shqipëria. Një ditë pas publikimit të investigimit më 20 Janar 2018 nga 8 deri 15% shikueshmëria  bie në 6% në një kohë kur programacioni ka qenë i njëjtë. VIDEO

  • Spille,bizneset leje për ndërtime
    me dru,por me hekur dhe beton

    Si u shkel VKM e kryeministrit Rama, lidhur me lejet. Asnjë biznes nuk është çmontuar. Por ndryshe nga sa ishte marrë leja në Bashkinë e Rrogozhinës por edhe nga komuna Kryevidh në Kavajë, prokuroria e Kavajës ka konstatuar se të gjitha objektet janë ndërtuar me material betoni dhe hekuri dhe asnjë nga ndërtimet nuk është çmontuar, për të respektuar VKM me nr. 369 të vitit 2016, të firmosur nga Edi Rama.  VIDEO

  • Ekskluzive/ Amnistia, falen
    kreditë,ja familjet që përfitojnë

    Nisma e qeverisë, kush ka marrë kredi nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave i falen këstet e mbetura. Amnistia parashikohet pikërisht në dispozitat transitore të projektligjit për strehimin social. Pika pesë e nenit 80 të projektligjit parashikon që familjet e shpërngulura dhe të gjitha kategoritë e tjera që kanë marrë kredi të buta apo me interes zero, u falen detyrimet.  VIDEO

  • 'Spille',Karkini nga arratia:E kam
    vënë unë në lëvizje Prokurorinë

    Pretendimet e prokurorisë dhe urdhër arrestin si masë për ndalimin tim i kam mësuar, teksa gjendesha jashtë shtetit në një shërbim të planifikuar në funksion të biznesit dhe familjes time. Jam ende i çuditur për sa kam mundur të mësoj deri tani për akuzën, por vendosa fillimisht që të mos flisja dhe të ballafaqohesha me problemin vetëm në rrugë ligjore, i bindur plotësisht në pafajësinë time.

  • Itali, thyen arrestin e shtëpisë,
    shqiptari ju dërgon 'selfie' nga Elbasani

    Masa e dënimit “arrest shtëpie “ ka zgjatur vetëm disa ditë për shqiptarin e quajtur Albano Dova, 24 vjeç. Ai ishte akuzuar për sulm ndaj një kamerieri 40 vjeçar Massimo Biasotto, i cili pësoi dëmtime serioze.

  • Itali,vrau pronarin e lavazhit në
    Sarandë, i riu kapet pas 3 vitesh

    Një i ri shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për vrasje. Në pranga ka rënë shtetasi Keivi Hysa, 27 vjeç, lindur në Mamurras, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 27-vjeçari akuzohet se ka vrarë me armë zjarri pronarin e një auto-lavazhi makinash, në vitin 2015, në qytetin e Sarandës.

  • Elbasan / Bashkia, nismë për
    gjelbërimin  e qytetit 

    Qytetit të Elbasanit i janë shtuar 350 pemë të reja duke shtuar  hapësirat  e  gjelbra të qytetit të  në kuadër të javës së pyllëzimit. Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me institucione të tjera vendore dhe shoqata nisi aksionin e pyllëzimit i cili do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.  FOTO

  • Telefonata e fundit e Elenës
    pasi u kthye në Portin e Durrësit

    Report Tv zbardh detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, ku humbi jetën 23-vjeçarja Elena Avdillari dhe taksisti Bujar Agalliu. 23-vjeçarja ka pritur rreth 60 minuta në Portin e Durrësit, pasi është kthyer nga polici kufitar, në përpjekje për të hipur në traget. E reja ka kryer check-imin në Portin e Durrësit në orën 20:12 dhe ka pritur në radhë për kontroll.

  • Rama nga Berati:Në pranverë nis
    Programi Kombëtar i Punësimit

    ​Rama theksoi se për çështjen e punësimit është ndërtuar një rreth i mirëbesueshëm me ekspertizë të huaj, me Bankën Botërore, me donatorët e tjerë dhe me ekspertizën më të mirë vendase dhe të gjitha ministritë. Ai e bëri këtë deklaratë në përfundim të mbledhjes së qeverisë, e cila këtë të premte u ndal në qytetin e Beratit.  VIDEO

  • Mina me telekomandë e hashash,
    burg për dy trafikantët në Lezhë

    ​Gjykata ka lënë në burg shtetasit Artur Popa, 46 vjeç, lindur në Kukës e banues në Valias, Kamëz, i cili ishte dënuar dhe më parë për trafikim armësh, mbajtje të bombave e minave dhe prodhim e shitje narkotikësh, si dhe Valtor Cala, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Report Tv mësoi se dy personat e arrestuar nuk kanë thënë asgjë para trupës gjykuese.

  • Aksidenti tragjik në Maminas
    Report Tv siguron 2 video/VD

    Report Tv siguron dy video nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Maminasit, ku humbën jetën 23-vjeçarja Elena Avdillari dhe drejtuesi i automjetit taksi, Bujar Agalliu.  VIDEO

  • Itali,kontrolli në garazh 'fundos'
    shqiptarin,ja çfarë gjen policia

    Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me kokainë dhe marijuanë. 28-vvjeçari me origjinë shqiptare, i cili kohët e fundit ishte vendosur në Itali, është ndaluar nga karabinierët, pasi i janë kapur 5 kg kokainë dhe 10 kg marijuanë. 

  • Bashkia Shkodër, 1 minutë heshtje
    për viktimat e aksidentit të Velipojës

    Bashkia e Shkodrës gjatë mbledhjes së sotme ka mbajtur një minutë heshtje në ndërim të viktimave të aksidentit të ndodhur VIDEO  FOTO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv