Kronikë

  • Menjëherë pas ‘furtunës’ në Burgje, ku u shkarkuan 8 drejtorë për shkelje të rënda dhe rrezik të sigurisë, ka ardhur reagimi i parë. Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi, ndalet te fakti që shumica e drejtorëve të shkarkuar ishin të dënuar më parë.
  • Igumenicë, kapen 6 kg heroinë
    në BMW me targa shqiptare

    Policia ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Një automjet me targa shqiptare me 6 kg heroinë është ndaluar në Igumenicë të Greqisë. Gjatë një operacioni të zhvilluar në portin e Igumenicës, policia ka arrestuar dy shtetas, një 53-vjeçar, dhe një 50-vjeçare.  FOTO

  • Plagosën aktivistin e LSI, kapet
    edhe nipi i dytë i ish-deputetit 

    Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit Josif Shtëmbari njoftoi se pas arrestimit të Danjan Ndokës pak ditë më parë është arrestuar edhe Samuel Ndoka. Danjan Ndoka dhe Samuel Ndoka janë të dy nipër të ish-deputetit Arben Ndoka.

  • Durrës, u arrestua para 2 ditësh
    gjykata liron ish-shefin e Krimeve

    Gjykata ka liruar nga burgu inspektorin Krenar Dehari, i cili u arrestua dy ditë më parë për shpërdorim detyre. Gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje për inspektorin, ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

  • Hapet gara për 23 drejtorë burgjesh
    'Drejtësia': Jo më emërime për qoka

    Ministria e Drejtësisë njoftoi sot se pas shkarkimit të 8 drejtorëve, ka hapur garën për 23 drejtorë burgjesh në të gjithë vendin. Por përpos drejtorëve, konkursi është hapur edhe për zv/ drejtorët, drejtorët e policisë. Ministrja u shpreh se nuk do të ketë më emërime për qoka politike, por bazuar te aftësitë profesionale.  VIDEO

  • Furtunë në Burgje,shkarkohen 8
    drejtorë,MD:Rrezikuan sigurinë

    Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka shkarkuar nga detyra drejtorët e burgjeve në disa qytete, duke i dërguar ata për ndjekje penale. Ministrja deklaroi se drejtorët e shkarkuar akuzohen për shkelje të rënda, që rrezikonin sigurinë në burgje. Gjonaj njoftoi largimin nga detyra të drejtorëve të Burgjeve në Lezhë, Rrogozhinë, Lushnje, Peqin, Tepelenë, Sarandë, (i dënuar më parë), Berat, Durrës.  VIDEO

  • Aksioni për pastrimin e lumit
    Erzen,Klosi:Hetim përgjegjësve

    Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Z. Blendi Klosi, ishte mëngjesin e sotëm në grykëderdhjen e lumit Erzen, ku inspektoi nga afër aksionin e pastrimit nga mbetjet spitalore të hedhura përgjatë zonës, një situatë krimi mjedisor denoncuar pak ditë më parë në media.  VIDEO

  • Dëbora zbardh Dardhën dhe
    Voskopojën në Korçë/ VIDEO

    Ulja e temperaturave ka sjellë edhe dëborën e parë në juglindje te vendit. Dëborë ka rënë në lartësitë mbi 1000 metra. Dardha, Voskopoja, Lekasi dhe Moglica në rrethin e Korçës por edhe në fshatrat të njësisë administrative Dardhas në Pogradec, Miras në Devoll dhe në zonën e Çlirimit në Kolonjë janë zbardhur nga dëbora.  VIDEO  FOTO

  • Veliaj: Përfunduam këndin e 25
    të lojërave, projekti do vazhdojë 

    Vetëm dy muaj më parë ishte një djerrinë që shërbente si parkim automjetesh, kurse sot është shndërruar në një nga këndet më të bukura të Tiranës, si për fëmijët që luajnë, edhe për të moshuarit që kalojnë kohën. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e ambasadës çeke, përfundoi punën për këndin rekreativ në sheshin “Bajram Curri” në Njësinë 7, që është edhe një nga zonat me dendësi të madhe popullsie, ku mungonin hapësirat çlodhëse për banorët.  VIDEO  FOTO
     

  • Aksident në aksin Pogradec-
    QafëThanë,plagosen dy të rinj

    Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën nacionale Pogradec-Qafë Thanë, me pasojë plagosjen e dy personave. Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë mjetet tip “Toyota”, me targa AA 336 SB, dhe kamioni me targa 1705 AC.

  • Stafi i MPJ dhuron gjak, Bushati:
    Një njësi gjaku shpëton 3 jetë

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme iu bashkua nismës ‘Dhuroni Gjak, Shpëtoni Jetë’. Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut u vendos që në orët e para të mëngjesit në hollin e MEPJ, ku bashkë me punonjësit e diplomatët e këtij institucioni ishte edhe ministri Ditmir Bushati.  FOTO

  • Zbulohen targat e reja të ‘Audi’-t
    që Tahiri u shiti Habilajve

    REPORT TV zbulon targën e re të makinës tip ‘Audi’ që ish-ministri Tahiri u shiti kushërinjve Habilaj. Dokumenti i siguruar tregon se targa e mjetit “Audi” AA 003 GB është çregjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor nga sistemi i targave dhe targa e re është bërë AA900NF në pronësi të Artan Habilajt.  VIDEO

  • Vrau çiftin për një metër tokë në
    Gjirokastër, burg autorit/ FOTO

    Gjykata ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për autorin e vrasjes së dyfishtë para tre ditësh në Gjirokastër. 73-vjeçari Apostol Kosta është njohur me masën e sigurisë në ambientet e spitalit të burgut në Tiranë ku ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë, pasi tentoi që të vetëvritej, pasi ekzekutoi çiftin Aleko dhe Afërdita Kosta.  VIDEO

  • ‘Celularë bombë’, Anti-terrori
    hetim 30-vjeçarit për radikalizëm

    Anti-terrori ka nisur hetimet për Taulant Golin nga Librazhdi, i cili u arrestua dje në kryeqytet me dy 'celularë bombë' dhe 230 gr kokainë. Shkak i hetimeve nga drejtoria e Anti-terrorit janë disa postime radikale që 30 vjecari nga Librazhdi kishte bërë në rrjetet sociale.  VIDEO

  • Ndoka fjalë prekëse për Hajdarin:
    Më shoqëron ende shikimi i tij

    Deputeti demokrat, Nard Ndoka, ka komentuar vendosjen e shtatores së heroit të demokracisë, Azem Hajdari, në Tropojë, një ditë më parë. Ndoka rikthehet pas në kohë, teksa kujton momentet e përjetuara me heroin e demokracisë, si dhe momentin e trishtë të plagosjes së tij në Kuvend.

  • Tiranë,nis rikonstruksioni i rrjetit
    ujësjellës tek “Mihal Grameno”

    Në rrugën “Mihal Grameno” ka nisur rikonstruksioni i rrjetit të shpërndarjes që pritet të mundësojë furnizim edhe më cilësor në pjesët e rrjetit që mund të jenë amortizuar apo të kenë shfaqur problematika të ndryshme. Kryebashkiaku Veliaj ka premtuar se përmes një plani ambicioz investimesh, Tirana do të ketë ujë të pijshëm brenda 5 viteve.

  • Lufta kundër kancerit, ambasada
    e SHBA:Burrat mbështesin rozën

    Ambasada e SHBA në Tiranë ka përzgjedhur si “foto dite’ për sot një moment, që flet shumë në këtë fundtetori. Bëhet fjalë për marshimin e zhvilluar një ditë më parë në qytetin e Lezhës kundër kancerit të gjirit. Marshimit iu bashku dhe diplomatët e huaj, siç ishte ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, zv.ambasadori i SHBA, David Muniz, dhe personeli i kësaj ambasade. 

  • Dërgonin 20 shqiptarë çdo muaj
    në Angli, 3 trafikantë në pranga

    NCA Agjencia Britanike kundër krimit të organizuar infiltroi një agjent të sajin brenda një grupi kriminal që dërgonte ilegalisht shtetas shqiptarë. Ky grup kriminal ishte gati të trafikonte 20 shqiptarë cdo muaj nga Europa drejt Anglisë. Si pasojë e oficerit të infiltruar u arrestuan tre persona mes tyre edhe një shqiptarë.  VIDEO

  • Dosja "Habilaj", Tahiri: Rruga për
    të vërtetën do vijojë deri në fund

    Ish-ministr i Brendshëm, Saimir Tahiri ka shkruar në Facebook, pas dëshmisë prej 2 orë e 30 minuta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për akuzat në adresë të tij lidhur me dosjen "Habilaj". 

  • Gjonaj në Bullgari: Bashkëpunim
    në fushën e drejtësisë

    Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj merr pjesë në Forumin Ministerial BE - Ballkani Perëndimor, në Sofje, Bullgari.Në këtë forum u diskutuan çështje të reformës në drejtësi dhe të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar.  FOTO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv