Kronikë
-
Ministria e Jashtme ka reaguar për të riun shqiptar Florenc Beqiraj, i cili ndodhet i shtruar në një spital në Francë, në gjendje të rëndë për jetën.
22 Dhjetor 2017, 16:24 -
Vlorë,arrestohen 7 persona
22 Dhjetor 2017, 15:31
me 155 kg Cannabis Sativa/Video
Policia ka arrestuar 7 persona për Cannabis Sativa, në operacionin për antidrogë në qytetin e Vlorës.
VIDEO
-
Prej një jave në koma,vdes i riu
22 Dhjetor 2017, 15:26
shqiptar në Francë,ja ç'tha i ati
Florenc Beqiraj, 23-vjeçari, nga Shkodra ka ndërruar jetë, pasi ndodhej prej një jave në gjendje kome në një spital në Marsejë të Francës pas dhunës së ushtruar ndaj tij në burg. I riu ishte arrestuar nga autoritetet franceze pasi ishte kapur pa dokumente, ndërsa në qelitë e burgut dyshohet se është dhunuar. Beqiraj ishte në Francë prej dy vitesh e po përpiqej të përfitonte azilin.
VIDEO
-
Gjonaj:Angazhim për riintegrimin
22 Dhjetor 2017, 15:14
e fëmijëve që vuajnë dënim
Sot Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, mori pjesë në një aktivitet festiv të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Institucionin e të Miturve në Kavajë.
-
Tentuan të vidhnin kasafortën
22 Dhjetor 2017, 15:01
arrestohen 2 vëllezërit shqiptarë
Banda kishte bllokuar sistemin e alarmit të supermarketit dhe ishin duke prerë me gur fresibël derën e supermarketit në kohën kur policia ndërhyri dhe vuri në pranga grupin mes të cilëve ishin dhe dy vëllezërit shqiptarë, Hamet Dogani 36 vjeç dhe Francesko Dogani 31 vjeç.
-
Apeli lë në burg 29-vjeçarin që
22 Dhjetor 2017, 14:34
aksidentoi gardistët në Korçë
Gjykata e Apelit në Korçë, ka lënë në burg të riun që u përfshi në aksident me eskortën e Kryeministrit Rama në datë 27 nëntor. Spiro Naçi, 29 vjeç, është lënë në burg për 30 ditë, ndërkohë që këtë vendim dha edhe Gjykata e Apelit, e cila nuk mori parasysh kërkesën për një masë më të butë sigurie.
-
Tiranë, makina del nga rruga
22 Dhjetor 2017, 14:23
te Brryli, përplas dy gra/FOTO
TIRANE - Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të premte në zonën e Brrylit në kryeqytet, duke përplasur dy të moshuara.
-
Ka furnizuar Shqipëria ISIS me
22 Dhjetor 2017, 14:05
armë? Detajet e Raportit britanik
Një hetim trevjeçar në Irak dhe Siri i kryer nga “Conflict Armament Research” (CAR) e rendit edhe Shqipërinë në tabelën e vendeve prodhuese, nga të cilat janë dokumentuar sasi armësh që përdoren nga Shteti Islamik në Irak dhe Siri.
-
Me tumor në kokë, gjyqtari Miri
22 Dhjetor 2017, 13:50
kërkon lirinë te Krimet e Rënda
I burgosur prej dy muajsh nën akuzën e korrupsionit, gjyqtari Shkëlqim Miri ka kërkuar sërish lirinë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Miri pretendon se është i sëmurë nga një tumor, ndaj ai ka kërkuar që të lirohet, duke deklaruar se i rrezikohet jeta në qelinë e burgut.
VIDEO
-
Shefi i Rendit, Dervishi: Jemi
22 Dhjetor 2017, 13:18
në gatishmëri, bëni kujdes
Shefi i Rendit të Tiranës Albert Dervishi ka bërë një deklaratë për shtyp në lidhje me masat që do të merren për mbarëvajtjen gjatë festave të fundvitit.
VIDEO
-
Fushë-Krujë, gjendet predha
22 Dhjetor 2017, 12:53
e paplasur anës rrugës
Ditën e sotme në Fushë-Krujë në vendin e quajtur “Lagje e re” nga banorët e zonës është zbuluar një predhë e paplasur.
VIDEO
FOTO
-
'Jeruzalemi', reagon ambasada e
22 Dhjetor 2017, 12:55
SHBA: Vijojmë punën për paqen
Pas votimit të djeshëm në OKB kundër vendimit të SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit, ka ardhur dhe reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila në një deklaratë për mediat shkruan se, "Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit".
-
Shkodër, lihet në burg tutori i
22 Dhjetor 2017, 12:46
prostitutave, dorëhiqet gjyqtarja
Frederik Tota, i akuzuar si kreu i një rrjeti prostitucioni është lënë në burg nga Gjykata e Shkodrës këtë të premte. Ai kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, por gjykata nuk e mori në shqyrtim këtë kërkesë duke e lënë në burg, ndërkohë që prokuroria do vijojë hetimet. Ndërsa pas këtij vendimi ka dhënë dorëheqjen gjyqtarja e çështjes Izabela Radovani për arsye personale.
-
Presidenti Meta vizitë në Berat
22 Dhjetor 2017, 12:35
me rastin e festave të fundvitit
Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në një vizitë në Berat me rastin e festave të fundvitit, dhe ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga fëmijët e qytetit, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Petrit Sinaj dhe deputeti i LSI për këtë qark Nasip Naço.
VIDEO
-
Veliaj me administratorët: Vijojmë
22 Dhjetor 2017, 12:24
aksionin për pastrimin e Tiranës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj falënderoi sot 32 këshilltarët të cilët miratuan dje Buxhetin për vitin 2018, i cili do të garantojë procesin e transformimit të qytetit të Tiranës si dhe do të japë një mbështetje edhe për politikat mjedisore.
VIDEO
-
Lezhë, rrjeti elektrik shpërthen
22 Dhjetor 2017, 12:17
në flakë në qendër të qytetit/VD
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në Lezhë, ku rrjeti elektrik i një dyqani ka shpërthyer në flakë në qendër të qytetit. Burime të Report Tv bëjnë me dije se për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë banorët e zonës me mjete rrethanore pasi zjarrëfiksja është bllokuar në trafik.
VIDEO
-
Vaqarr, Xhaçka dorëzon ndihma
22 Dhjetor 2017, 11:34
nga kompanitë për të përmbyturit
Ditën e sotme, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, së bashku me Ministren e Mbrojtjes dhe Luan Bregasin, depozituan në Komandon Ushtarake të Mbrojtjes Vaqarr, ndihmat e siguruara nga dhjetra kompani shqiptare për familjet e prekura nga përmbytjet.
-
I përmendi gruan e nënën, si e
22 Dhjetor 2017, 10:46
vrau polici punonjësin e IT në Dibër
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë dje në Dibër ku efektivi i policisë Naim Muliu, 55 vjeç, vrau me armën e shërbimit punonjësin e IT-së po në këtë drejtori, Ardian Roçi, 51-vjeç. Gjithçka ka ndodhur pas në konflikti të çastit mes tyre teksa ishin duke u kthyer nga shërbimi në Pikën Kufitare të Bllatës në Peshkopi.
-
Vlorë, çifti vdes nga asfiksia
22 Dhjetor 2017, 11:18
policia: Gruaja hapi gazin
VLORE - Zbardhen detaje të reja nga vdekja e çiftit Rrok dhe Prende Tata në Skelë të Vlorës. Report Tv mëson se gruaja kishte konflikte me bashkëshortin, ndaj ka hapur gazin me qëllim flijimin e saj dhe të të shoqit. Report Tv mëson gjithashtu se çifti jetonte bashkë me mbesën, të cilën para se të kryente aktin, gruaja e ka nxjerrë jashtë dhe më pas ka hapur gazin.
VIDEO
FOTO
-
Shantazh me foto nudo gruas
22 Dhjetor 2017, 10:59
Krimet lënë në burg 29-vjeçarin
Kanosi duke i kërkuar 2 mijë euro pasi do t'i nxirrte fotot nudo Gjykata e Krimeve të Rënda cakton arrest me burg për Gëzim Shkurtin. Shkurti 29 vjeç nga Laçi u arrestua një ditë më parë nga policia e Lezhës pas kallëzimit të bërë nga D.P 48-vjeçe.
VIDEO