Kronikë
-
Skamja dhe mjerimi e ka prekur deri në palcë familjen Hyka nga fshati Godolesh i Elbasanit. Kjo familje jeton në një shtëpi tërësisht të rrënuar, ndërsa deri tani askush nuk i ka ndihmuar. Shteti për ta është inegzistent. Për këtë familje kujtohen vetën në raste votimesh, ndërsa shpresat ringjallen çdo dy vjet, atëherë kur politikanëve u duhet të plotësojnë kuadratet bosh në fletët e votimit.
VIDEO
20 Dhjetor 2017, 19:51 -
Përplasja me policinë në Elbasan
20 Dhjetor 2017, 19:07
dosja rikthehet te Krimet e Rënda
Hetimi për përplasjen e disa personave me policinë në hyrje të te tregut të Elbasanit rikthehet sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Prokuroria e Elbasanit ka ridërguar për hetim pranë Prokurorisë për Krime të Rënda aktet për vijimin e hetimeve për Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin.
-
Presidenti i EUROSIG, Kadri Morinaj
20 Dhjetor 2017, 18:36
merr çmimin “Sokrates” në Oxford
Në Oksford është mbajtur Samiti I Liderëve Botërorë të Biznesit, ku vendi ynë është përfaqësuar nga Presidenti I Eurosig dhe Insig Z. Kadri Morinaj. Ne këtë event shumë të rëndësishëm në fushën e biznesit ku marrin pjesë 55 vende të botës, Z Morinaj është nderuar edhe me çmimin “Sokrates”.
VIDEO
-
Xhufi: Bashkë me ligjin e luftës
20 Dhjetor 2017, 18:15
të kthehen pronat e Çamëve
Mënyra se si po vepron diplomacia shqiptare në trajtimin e problemeve me Greqinë ka marrë kritika nga Pëllumb Xhufi historiani që ndër vite ka ndjekur dinamikën e zhvillimeve mes dy vendeve.
VIDEO
-
Ministri Klosi: Ja si do të nxirren
20 Dhjetor 2017, 17:53
nga qarkullimi makinat e vjetra
Për të nxjerrë nga qarkullimi makinat e vjetra, të cilat konsiderohen si një ndër ndotëset më të mëdha në mjedis, qeveria pritet të kalojë një paketë të re masash lehtësuese për të nxitur blerjen e automjeteve të reja. Pragu për importin do të jenë mjetet Euro 4, ose thënë ndryshe, makinat e prodhuara në 2005.
VIDEO
-
Humb jetën 53 vjeçarja në autobusin
20 Dhjetor 2017, 16:58
e Tiranës së Re
Një grua 53 vjeçare me iniciale ka humbur jetën në autobusin e Tiranës së Re.
-
Korçë, plagosën të dënuarin
20 Dhjetor 2017, 16:21
për drogë, në kërkim dy autorët
Policia ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme ku mbeti i plagosur 39-vjeçari Mina Zoja dhe ka identifikuar dy autorët të cilët janë shpallur në kërkim. Pas hetime janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 39-vjeçari M. D. dhe 59-vjeçari S. D.
-
'Vdiq Nexhmije Hoxha',fake news
20 Dhjetor 2017, 16:14
pushton median shqiptare/FOTO
E veja e ish-diktatorit është gjallë
Një lajm për vdekjen e Nexhmije Hoxhës, e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha i përhapur masivisht në ëeb-e, rezulton i pavërtetë.
-
Dhunimi i 3 Kishave në Korçë,
20 Dhjetor 2017, 10:34
shoqërohen disa persona
Dy Kisha janë dhunuar gjatë natës së kaluar në qytetin e Korçës. Mësohet se kanë rënë pre e dhunës Kisha e Shën Marisë dhe Kisha e Shën Gjergji, ku është tentuar të vidhet paraklisi i tyre.
-
Festat, Porti i Durrësit masa për
20 Dhjetor 2017, 12:41
të përballuar fluksin e udhëtarëve
Me afrimin e festave të fundvitit rritet fluksi i udhëtarëve dhe automjeteve që kalojnë përmes Portit të Durrësit për të hyrë në Shqipëri apo edhe për të dalë drejt Italisë.
-
Favorizuan personin që u pagoi
20 Dhjetor 2017, 11:15
hotelin,Apeli shpëton 3 gjyqtarët
Është vërtetuar nëpërmjet letër-porosisë se hoteli është paguar nga karta e kreditit të një personi që gjyqtarët e kishin në proces gjykimi. Bëhet fjalë për një proces civil dhe tre gjyqtarët kanë marrë vendim pro personit që ka paguar hotelin me kartë krediti. Apeli refuzon Krimet e Rënda për të pezulluar gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.
-
Peleshi 'gju më gju' me fermerët:
20 Dhjetor 2017, 10:44
Mbështetje financiare,bashkohuni
“Do mbështesin rritjen e sipërfaqes së serave, do t’ju mbështesim me subvencion prodhimin, por ju inkurajojmë edhe që të rriteni. Në qoftë se nuk keni mundësi të merrni toka me qira dhe të bëni sera, atëherë bashkohuni. Nuk po themi që të bashkoheni në kooperativë, si qëmoti, pra të bashkoni tokën, vazhdoni secili tokën e vet, por bashkohuni në një SHBB, apo në një grup fermerësh, apo bëhuni bashkë, sepse po të jeni bashkë keni mundësi të përfitoni më tepër.”
-
Zhbllokimi i KLP,Avokati i Popullit
20 Dhjetor 2017, 10:20
i dërgon Kuvendit katër kandidatë
Avokati i Popullit ka zhvilluar këtë të mërkurë seanca dëgjimore për katër kandidatët e Shoqërisë Civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Nga katër emrat do zgjidhet vetëm një me votën e Kuvendit, duke plotësuar kështu vakancën që mbante peng KLP-në prej 8 muajsh.
FOTO
-
Mesazhi i Metës:Të bëjmë gjëra
20 Dhjetor 2017, 09:29
të vogla me dashuri të madhe!
Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët në përgjithësi dhe politikanët në veçanti. Në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, Presidenti Meta sjell në vëmendje një ndër thëniet e të madhes Nënë Tereza: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
-
Grabitet dyqani në Elbasan,
20 Dhjetor 2017, 08:40
hajdutët marrin të gjithë celularët
Një dyqan celularësh ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së kaluar në qytetin e Elbasanit. Mësohet se është grabitur dyqani me pajisje elektronike në qendër të qytetit.
-
Sherr me thika në Itali, i riu
20 Dhjetor 2017, 08:36
shqiptar në gjendje të rëndë
Një i ri shqiptar është plagosur rëndë, pas një sherri me thika në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Milano, pranë stacionit të vjetër të Dianos Marina, ku 22-vjeçari shqiptar B. A. ka marrë plagë të rënda në shpatullën e majtë.
-
Zjarr 'Benz'-it në Vlorë,ja pronari
20 Dhjetor 2017, 08:22
i mjetit,ngjarja e qëllimshme
Një automjet është djegur gjatë natës së kaluar në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Mësohet se mjeti i djegur në pjesën e përparme është në pronësi të 24-vjeçarit Marjo Ferraj.
-
Analiza/ Pas 20 vjetësh,
20 Dhjetor 2017, 08:05
Shqipëria do jetë në krizë për ujë
Analiza e OECD, vendi ynë në zonat me rrezik të lartë. Sipas të dhënave të ofruara nga Instituti i Burimeve Botërore dhe OECD, në vitin 2040 Shqipëria do të jetë pjesë e shteteve të cilat do të vuajnë nga mungesa e ujit, ose siç thotë studimi “zona me stres për ujin”.
-
Agjencia e Pronës,gati vlerësimi
20 Dhjetor 2017, 08:00
i vendimeve të vitit 1996
Afatet, rregullat e aplikimit apo ankimimit për 4.877 dosje të përfunduara.
-
Reshjet e borës pushtojnë vendin,
19 Dhjetor 2017, 20:44
problem qarkullimi në Llogara
Ulja e temperaturave ka bërë që në shumë qarqe të vendit të ketë edhe reshje dëbore. Qarkun i Kukësit aktualisht vazhdon të jetë i përfshirë me temperatura të ulëta e reshje dëbore me intensitet të dobët në zonat malore. Në zonën e Llogarasë për disa orë është bllokuar qarkullimi. Ndërsa në Dibër disa fshatra në Lurë janë të bllokuar.
VIDEO