Kronikë
-
Banorët e Sukthit dhe Rrushkullit në Durrës ndodhen në ujë, pasi niveli ka arritur mbi 1.5 metra. Banorët kërkojnë ndihmën e Emergjencave Civile përmes televizionit Report Tv.
VIDEO
2 Dhjetor 2017, 12:52 -
Çahet argjinatura e Drojës,70 ha
2 Dhjetor 2017, 12:32
tokë nën ujë,rrezikon një lagje
-
Përmbytjet, 6 ekipe nga Kosova
2 Dhjetor 2017, 12:29
zbarkojnë për ndihmë në Shqipëri
Ekipet e ndërhyrjes emergjente me ekspertë dhe bazë të mjaftueshme materiale udhëtuan sot nga Kosova drejt Shqipërisë, për ta ndihmuar në situatën e rëndë që u krijua këto ditë nga reshjet e dendura të shiut që krijuan përmbytje të mëdha.
VIDEO
-
Aksidenti s'e mposht dashurinë,
2 Dhjetor 2017, 12:26
historia e rrallë e çiftit nga Elbasani
Florenc dhe Suela Gjoni, dy të rinj të dashuruar prej disa kohësh. Dashuria e tyre ka mbijetuar edhe pas pengesës që ndoshta shumëkush nuk do ta kishte kaluar dot. Vetëm pak kohë para martesës, djali pëson një aksident në punë ku, si pasojë, mbeti i paralizuar. Për shumë njerëz ky do të ishte fundi, por për ta ishte një fillim i ri.
-
Fier,Report Tv me gomone në
2 Dhjetor 2017, 12:08
fshatin Ferras, gjithçka nën ujë
Një pjesë e Fierit dhe Vlorës ndodhet nën ujë nga përmbytjet pas daljes së Vjosës nga shtrati. Report Tv ishte në fshatin Ferras për të ndjekur nga afër situatën e rëndë, ndërsa gazetari Driçim Çaka raportoi mbi gomone duke treguar gjendjen e vështirë. Uji arrin mbi 2 metra. Në urën e Mifolit ndodhen rreth 350 banesa nën ujë, ndërsa ndërhyrja bëhet vetëm me helikopter.
VIDEO
FOTO
-
Deputeti i PD nga Fieri:Situatë
2 Dhjetor 2017, 12:04
alarmante,vlerësoj bashkimin politik
Deputeti Baçi vlerësoi angazhimin e FA dhe bashkimin politik në këtë situatë tepër të rënduar, duke tërhequr vëmendje se puna duhet të vazhdojë.
VIDEO
-
PD: Uji një metër në Vlorë, Devolli
2 Dhjetor 2017, 12:01
doli nga shtrati, shumë familje nën ujë
Në Bashkinë Delvinë, në fshatin Vanë, rrëzohet ura e vetme që lidh zonën me qytetin. 350 familje kanë mbetur të bllokuara dhe nuk kanë asnjë mundësi komunikimi me rrugën nacionale. Rreziku për shembjen e urës u paralajmërua mbrëmë nga Partia Demokratike.
-
Përmbytjet në Vlorë e Fier, në
2 Dhjetor 2017, 11:42
gatishmëri helikopteri i FA/ FOTO
Në Fier dhe në Vlorë Emergjencat Civile, FA dhe policia janë në gatishmëri për evakuimin e banorëve që mund të rrezikohen. Gjithashtu në Vlorë ndodhet edhe një helikopter për çdo rast rreziku të mundshëm.
-
Berat, banesat e komunitetit rom
2 Dhjetor 2017, 11:39
nën ujë,banorët:S'kemi më asgjë
Shirat e rrëmbyshëm që sollën edhe daljen e lumit Osum dje shkatuan përmbytje të mëdha dje Berat. Teksa lumi u tërhoq gjatë natës, situata paraqitet tejte e vështirë për disa familje të komunitetit rom që jetonin në zonë.
VIDEO
-
Vlora, Emergjencat: Pasdite bie
2 Dhjetor 2017, 11:32
niveli i ujit, nuk ka vend për panik
Shefi i Emergjencave Shemsi Prençi nga Ura e Mifolit deklaron se situata në Vjosë paraqitet në pikën kritike, por nuk ka çarje të argjinaturave dhe vend për panik, pasi niveli i ujit do të bjerë. Ai theksoi se nga Kosova kanë ardhur në ndihmë 6 ekipe për të ndihmuar në evakuime.
-
Rama batuta me FA në Fier:Herën
2 Dhjetor 2017, 11:30
e kaluar ishit me çizme, tani ...!
Kryeministri Edi Rama ka takuar trupat e Forcave të Armatosura në “Urën e Mifolit”, në Fier. Kryeministri falënderoi trupat e FA dhe shprehu vlerësime maksimale për punën e tyre këto dy ditët e fundit, ku i gjithë vendi u pushtua nga uji, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
-
Rrëfimi i banorit të Vlorë: Familjen e
2 Dhjetor 2017, 11:21
shpëtova,por uji më mori bagëtitë/VD
Një Novoselë të Vlorës uji ka marrë gjithçka ka gjetur përpara, ndërsa njëri nga banorët tregon gjendjen e rënduar pas përmbytjeve. Ai shprehet se uji përpos përmbytjes së banesës i ka marrë edhe bagëtitë.
VIDEO
-
Sarandë, zetorin e mori lumi, si
2 Dhjetor 2017, 10:43
u shpëtuan 3 persona,e frikshme
Forcat e policisë dhe FA kanë shpëtuar tre persona në Kalasë, pasi kanë rrezikuar jetën. Ata po tentonin që të kalonin lumin me zetor, pasi ishte shembur ura, por i mori rrjedha e lumit.
VIDEO
-
Autostrada Tiranë-Durrës e pastër
2 Dhjetor 2017, 10:42
dëme të mëdha në biznese
“Këtu është një dëm shumë i madh. Kemi dalë sot të gjithë për të rregulluar situatën. Kemi marrë edhe kompani për pastrimin, por numk dimë si të dalim nga situata. Është hera e dytë që na ndodh, por këtë herë dëmet janë shumë të mëdha.
VIDEO
-
Përmbytjet bashkojnë PS,PD e
2 Dhjetor 2017, 10:38
LSI, Rama:Situatë e frikshme
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, deputeti i PD, Luan Baçi, dhe ai i LSI, Shezai Rrokaj, ndodhen tek “Ura e Mifolit” në Fier, ku gjendja është kritike dhe shumë banesa janë boshatisur, për shkak të rrezikut nga uji.
-
Vlora, kryebashkiaku Leli: Prurje të
2 Dhjetor 2017, 10:30
larta nga reshjet, banesat u boshatisën
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli deklaroi në Report Tv se prurjet e ujit pritet që të rriten në orët në vazhdim, ndërsa janë evakuuar banorët që rrezikohen.
VIDEO
-
VD/ Shembet ura, pasagjerët në
2 Dhjetor 2017, 10:09
furgon shikojnë tmerrin me sy
Pasagjerët që po udhëtonin me një furgon në fshatin Vanë në Delvinë kanë parë tmerr me sy, pasi një pjesë e automjetit ka mbetur në ajër pas shembjes së urës. Fatmirësisht pasagjerët që ndodheshin në furgon mes tyre edhe fëmijë kanë shpëtuar, pasi kanë dalë me shpejtësi.
VIDEO
-
Donald Lu takon Xhaçkën, ja
2 Dhjetor 2017, 10:11
mesazhi për FA dhe përmbytjet
Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe angazhimin e deritanishëm të FA dhe shprehu solidaritet dhe mbështetje për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA për kapërcimin me sukses të situatës së ditëve të fundit. Salla operative në QBO funksionon me shërbim 24/24 dhe koordinon të gjitha angazhimet e FA në terren në situata emergjencash.
VIDEO
FOTO
-
Vdekja e elektricistit në Fier para
2 Dhjetor 2017, 10:00
dy ditësh, ndalohen dy të tjerë
Policia ka ndaluar dy elektricistë në kuadër të hetimeve që janë kryer për vdekjen e kolegut të tyre Sabri Vrimaga para dy ditësh.
-
Bashkia 'hap thesin', gati ndihmat
2 Dhjetor 2017, 09:50
për familjet e përmbytura në Tiranë
Paralelisht me punën në terren të ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e zonave të prekura nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, rrjeti i vullnetarëve ka ndihmuar gjatë gjithë natës duke përgatitur pakot me ushqime dhe veshje që do t’iu shpërndahen sot familjeve në nevojë.