Kronikë
-
Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla në një lidhje telefonike për Report Tv për situatën në qarkun e Elbasanit u shpreh se aktualisht gjendja paraqitet e stabilizuar.
VIDEO
1 Dhjetor 2017, 20:37 -
Përmbytjet, 189 misione shpëtimi
1 Dhjetor 2017, 20:34
në 45 orët e fundit
Gjatë 45 orëve të fundit, kur reshjet e shiut ranë mbi vend, strukturat shtetërore kanë kryer gjithësej 189 misione shpëtimi për qytetarët që kanë patur nevoja shëndetësore.
-
Autostrada, ARRSH: Problem,
1 Dhjetor 2017, 20:25
jo palmat, por kanalet kulluese
Drejtori i Përgjithshëm i ARRSH, Afrim Qendro deklaron se palmat nuk kanë qenë shkaku që solli bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës nga përmbytjet mbrëmjen e djeshme.
VIDEO
-
Sarandë, rrëzohet ura prej hekuri
1 Dhjetor 2017, 20:21
e fshatit Vanë,350 familje izolohen
Shirat e rrëmbyeshëm nuk kanë kursyer as shkatërrimin e urës së që shërbente për të lidhur fshatin Vanë me Delvinën. 350 familje mbetën tashmë të bllokuara pasi është e vetmja rrugë kalimi.
VIDEO
-
Reshjet në Tiranë, Mazniku:
1 Dhjetor 2017, 20:19
Problemet në zonat përreth
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka deklaruar në një intervistë për “Report TV”, se në kryeqytet nuk janë krijuar problematika të theksuara si pasojë e reshjeve.
VIDEO
-
Krujë, banorët në Report Tv: 24 orë
1 Dhjetor 2017, 20:10
pa drita. OSHEE: Riparuam defektet
KRUJE-Banorët e qytetit kanë kërkuar ndihmë në Report Tv, pasi prej 24 orësh janë pa energji elektrike. Ata shprehen se nga OSHEE nuk është marrë asnjë masë dhe se nuk përgjigjen në numrat e kontaktit që kanë vendosur.
-
Tiranë-Elbasan, rrëshqitje
1 Dhjetor 2017, 19:58
dheu në tunelin e Kërrabës
-
Pamje dramatike nga autostrada dhe
1 Dhjetor 2017, 19:58
Fushë Kruja, gjithçka nën ujë/ FOTO
Fotoreporteri i njohur Hektor Pustina sjell një album fotografik nga përmbytja në autostradë dhe në fshatin Hasanaj ne Fushe Kruje.
FOTO
-
Përmbytjet/Berisha kërkoi të mbledhë
1 Dhjetor 2017, 19:53
Këshillin e Sigurisë, “reagon” Meta
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e përmbytjeve në të cilën ndodhet vendi për shkak të reshjeve të shumta. Përmes një statusi në facebook Meta shpreh solidaritet për çdo familje të prekur nga përmbytjet.
-
Aksionet e shpëtimit, largohen
1 Dhjetor 2017, 19:44
25 familje nga Novosela
Në vijim të operacioneve speciale, skuadrat e shpëtimit kanë evakuuar 25 familje të tjera, këtë herë nga Ferma e Novoselës.
-
Policia shkoi ta zgjonte nga gjumi
1 Dhjetor 2017, 19:42
Xhelal Mziu s’hapte derën e vilës
Paturpesia nuk ka limite, kur behet fjale per kreun e bashkise se Kamzes Xhelal Mziu, qe ne keto kushte te motit te keq dhe kur ka pergjegjesi, nuk denjon as te trazoje gjumin e tij.
-
Gjirokastër,Çuçi:Këto shira s’janë
1 Dhjetor 2017, 19:27
parë prej 50 vitesh, e keqja kaloi
Deputeti Bledi Çuçi në një lidhje telefonike nga Gjirokastra për Report Tv u shpreh se reshjet e shiut që kanë rënë në dy ditët e fundit nuk janë parë në 50 vitet e fundit, por më e keqja kaloi sipas tij. Ai theksoi se janë evakuuar disa familje, ndërsa problem mbetet ura e Viroit, që është kapërcyer nga uji.
VIDEO
-
Banesat të rrezikuara nga uji,
1 Dhjetor 2017, 18:51
evakuohen 10 familje në Lezhë
-
Parashikimi/ Vlora,Fieri e Gjirokastra
1 Dhjetor 2017, 18:17
janë më të rrezikuara nga reshjet
Gjatë ditës së sotme deri të shtunën priten reshje shumë intensive, në pjesën jugore të vendit, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Këto reshje mund të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet (Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).
-
Moti i keq, rikthehet normaliteti
1 Dhjetor 2017, 18:20
në aeroportin “Nënë Tereza”
Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Tiranë, i janë rikthyer normalitetit këtë të premte, pas anulimeve të fluturimeve dhe vonesave të shkaktuara nga reshjet një ditë më parë.
-
Rama: Fajtorë për përmbytjen
1 Dhjetor 2017, 18:17
e autostradës ndërtimet pa leje266 të shpëtuar,u dëmtuan 3300 banesa,191 shkolla
Rama ka paralajmëruar se nesër pritet një situatë e vështirë në Jug të vendit pas daljes së Vjosës nga shtrati, por institucionet janë në gatishmëri. Shefi i qeverisë është ndalur edhe te bllokimi i autostradës duke u shprehur se do të nxirren fajtorët, ndërsa u kërkoi ndjesë qytetarëve. Rama theksoi se fajin për përmbytjen e autostradës nuk e kanë palmat. Xhafa: Në shumë akse ka ndërhyrje të paligjshme dhe ka ndërtime pa leje, ndërhyrje në shtratet e lumenjve dhe kanalizimet.
VIDEO
-
Emergjenca, Ministria e Shëndetësisë
1 Dhjetor 2017, 17:56
shton qendrat shëndetësore 24 orëshe
Nisur nga situata e përkeqësuar e motit, kryesisht në jug të vendit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka zgjeruar shërbimin 24 orësh për Qendrat Shëndetësore në të gjitha zonat ku ka emergjencë për shkak të përmbytjeve.
-
Tiranë-Durrrës, bizneset gjatë
1 Dhjetor 2017, 17:58
autostradës nën ujë (FOTO)
Reshjet intensive kanë shkaktuar përmbytje jo vetëm në autostradën Tiranë-Durrës, por edhe tek bizneset që ndodhen në të dyja anët e saj.
FOTO
-
Pogradec, lumi hyn mes fshatit,
1 Dhjetor 2017, 18:00
merr përpara gjithçka /FOTO
Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Pogradec, duke rritur nivelin e lumit të Verdovës. Lumi rrezikon seriozisht dhjetëra banesa që gjenden në afërsi të lumit.
-
Përmbytjet, uji merr përpara
1 Dhjetor 2017, 17:53
gjithçka në Gjirokastër/ VIDEO
Në orët në vijim pritet që të ketë reshje të dendura shiu në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa në lagjen ‘Granicë’ ka vërshuar uji duke marrë përpara gjithçka.
VIDEO