Kronikë
-
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi sot se pas skanimit të grupeve kriminale do të nisë edhe goditja e tyre. Burime për Report Tv konfirmon se deri tani janë identifikuar 37 grupe kriminale, pjesa më e madhe në Vlorë dhe në Durrës. Gazetari i Report Tv, Driçim Caka theksoi se Tirana zë vendin e tretë për numrin e grupeve kriminale.
4 Dhjetor 2017, 12:55 -
Veliaj:Ftoj qytetarët të mbjellin një
4 Dhjetor 2017, 12:42
pemë, parandalojmë përmbytjet
Mënyra më e mirë për të parandaluar erozionin dhe përmbytjet nga shirat e rrëmbyer është mbjellja e pemëve. Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit po vijojnë me projektin e mbjelljes së pemëve, si masë për të shmangur rrëshqitjet e dherave dhe fatkeqësitë natyrore. Pjesës jugore të Unazës së Madhe i janë shtuar edhe 200 pemë të tjera, duke i dhënë formë tashmë asaj që do jetë Pylli Orbital i Tiranës.
VIDEO
-
Shkëndijë elektrike në Bashkinë
4 Dhjetor 2017, 12:30
Gjirokastër,punonjësit në panik
Një shkëndijë elektrike ka alarmuar ditën e sotme Bashkinë e Gjirokastrës. Report Tv mësoi se shkëndija elektrike është shkaktuar në ambientet e bashkisë, duke vënë në panik punonjësit. Këta të fundit kanë lënë menjëherë ambientet e bashkisë, duke dalë jashtë.
-
Gjendet një armë dhe pranga në
4 Dhjetor 2017, 12:25
Valias gjatë pastrimit të kanalit
Gjatë pastrimit të kanalit kullues në Valias është gjetur një armë zjarri dhe një palë pranga. Vendi ku është gjetur arma është pranë një ure që lidh Valiasin e Ri me Valiasin e Vjetër, ndërsa është pushkë model karabinë me 10 fishekë.
VIDEO
-
Atentati i rremë ndaj Tom Doshit,
4 Dhjetor 2017, 12:17
Durim Bami kërkon lirinë
U përfshi në kallëzim të rremë në atentatin ndaj deputetit Tom Doshi, Durim Bami kërkon lirinë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Prej më shumë se 1 viti ai qëndron me masë sigurie ‘arrest në shtëpi’, ndërsa pas transferimit të gjykimit nga Gjykata e Lartë te Krimet e Rënda, ai ka paraqitur një kërkesë për shuarjen e masës së sigurisë.
-
Prefekti i Durrësit:Shpërblejmë
4 Dhjetor 2017, 12:06
të përmbyturit,kemi kapacitetet
Prefekti i Qarkut të Durrësit, Roland Nasto, ka deklaruar se janë të gjitha kapacitetet për të dëmshpërblyer të përmbyturit. Në një lidhje për Report Tv, Prefekti Nasto tha se situata është drejt normalizimit në këtë qark, duke shtuar se më problematike situata ishte në Fushë-Krujë.
VIDEO
-
Vjosa la pas një katastrofë!Banorët:
4 Dhjetor 2017, 11:57
Fjetëm si qen në majë të çatisë
Dalja nga shtrati e Lumit Vjosë ka lënë pas një katastrofë të vërtetë, ku niveli i ujit nëpër banesa arriti deri në 2 metra. Përmbytjet shkatërruan gjithçka në banesa, ndërsa banorët janë shpërndarë tek të afërmit e tyre, duke lënë vetëm nga një person për të ruajtur pajisjet në shtëpitë e tyre.
-
Ping-pongu mes bashkive lë të
4 Dhjetor 2017, 11:58
bllokuar 200 banorë në Theth
Dëbora ka bllokuar 200 banorë në Theth, ndërsa asnjë nga institucionet akoma nuk ka nisur punën për të zhbllokuar rrugën. Shkak për këtë është një ngërç që ka lindur mes bashkisë së Shkodrës dhe asaj të Malësisë së Madhe nga ndarja territoriale. Rruga që të dërgon në Theth është e ndarë në dy pjesë, pjesa e asfaltuar në administrimin e Malësisë së Madhe dhe pjesa tjetër e pa asfaltuar e bashkisë së Shkodrës.
-
VIDEO/ Shkolla në Vlorë e mbushur
4 Dhjetor 2017, 11:33
me ujë nga përmbytjet, nis pastrimi
Në të gjithë vendin 27 shkolla nuk janë hapur sot për nxënësit, pasi janë të dëmtuara nga përmbytjet. Mes tyre është edhe shkolla në fshatin Fitore në Vlorë, e cila u përmbyt nga reshjet e dendura dy ditët e fundit.
VIDEO
-
Moti i keq, stuhi me shi e breshër
4 Dhjetor 2017, 11:23
në qytetin e Durrësit/ VIDEO
E ndërsa në Jug ka pushuar shiu, Durrësi është përfshirë nga një stuhi e fortë reshjesh dhe breshëri mëngjesin e ditës së sotme. Stuhia ka zgjatur pak minuta, ndërsa nuk raportohet për probleme në qarkullim apo përmbytje.
VIDEO
-
Report Tv në banesën e rrënuar
4 Dhjetor 2017, 11:01
nga përmbytjet,gruaja rrëfen tmerrin
Edhe pse situata ka filluar të përmirësohet në jug të vendit, i cili qëndroi prej tri ditësh nën ujë, për shkak të përmbytjeve masive, pasojat vijojnë të jenë dramatike. Report Tv vizitoi sot një shtëpi të rrënuar nga përmbytjet në Gjirokastër, ku e zonja e shtëpisë tregoi mes lotësh tmerrin e përjetuar këto ditë.
VIDEO
-
VD/Shqiptarët në burgjet
4 Dhjetor 2017, 10:52
angleze duke pirë marijuanë
Gazeta britanike ‘The Sun’ ka mundur të sigurojë dhe publikon sot, dy video të disa shqiptarëve të burgosur në burgjet angleze të cilët shikohen duke pirë Marijuanë. 'The Sun' thotë se personat në video i përkasin grupit të tmerrshëm HELLBANIANZ të cilët operojnë në zonën Barking në Lindje të Londrës.
VIDEO
-
Xhafaj:Raporti me prokurorinë
4 Dhjetor 2017, 10:29
do jetë më i besueshëm se sotXhafaj:Hapa konkretë kundër krimit
Ministri i Brendshëm Fatmi Xhafaj deklaroi se operacioni ‘Forca e Ligjit’ është duke skanuar të gjithë grupet kriminale, ndërsa do të bëhet edhe dokumentimi ligjor për t’i vendosur para drejtësisë.
VIDEO
-
U ndalua për përgjime, lirohet çifti
4 Dhjetor 2017, 10:15
italian, ekspertiza: Pajisja për ujin
Lihen të lirë dy shtetasit italian të ndaluar në Durrës me një pajisje të dyshuar si përgjues por që në realitet ka rezultuar një pajisje që mat cilësinë e ujit
FOTO
-
VD/Vijon puna e FA në Darëzezë,
4 Dhjetor 2017, 09:39
ja si duket ura e re që po ndërtohet
Vijon edhe ditën e sotme puna për ndërtimin e urës në Darëzezë të Fierit. Ura që lidh 2 mijë banorë të kësaj zone me rrethinat dhe qytetin e Fierit u shemb nga përmbytjet masive që përfshinë jugun e Shqipërisë për tri ditë me radhë, për shkak të reshjeve intensive të shiut, që nxorën nga shtrati Lumin Vjosë.
VIDEO
-
Përmbytjet, u dëmtuan 65 ura,
4 Dhjetor 2017, 09:20
4715 banesa dhe 41 biznese
4715 banesa u përmbytën nga shirat gjatë pesë ditëve të fundit, më shumë se 10 mijë hektar tokë u vendosën në ujë, ndërsa 5500 ha të tjerë janë ende të përmbytur.
VIDEO
-
Qafë Thanë, arrestohet tetovari i
4 Dhjetor 2017, 09:15
kërkuar për mashtrim në Kroaci
Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Kroacisë, Ruzhdi Muharremi, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.
-
Xhafaj:Hapa konkretë kundër
4 Dhjetor 2017, 09:09
krimit, goditje e koordinuar
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se është mbyllur faza e parë e operacionit “Forca e Ligjit”, ku janë identifikuar grupet kriminale, pasuritë e tyre nga aktiviteti kriminal, bashkëpunimi me grupet jashtë vendit. Ministri tha se ka nisur faza e dytë, ku deri më tani janë dhënë rezultate pozitive kundër krimit të organizuar.
VIDEO
-
Jugu shpëton nga përmbytjet,
4 Dhjetor 2017, 08:52
në veri dëbora bllokon Thethin
Situata në Shkodër, Kukës, Pukë dhe Koplik
Në Veri dëbora ka shkuar në 30 cm në Kukës dhe disa zona të tjerë duke paralajmëruar vështirësi në qarkullim, ndërsa Thethi është i bllokuar dhe prej disa ditësh pa energji elektrike. Përpos rrugëve që janë bllokuar, janë dëmtuar edhe 2 banesa në lagjen Marinaj fshati Qafë Mali, një ujësjellës në Iballë, por edhe shumë ura; në Mgulle, në fshatrat Berishë, Sakatë dhe zona të tjera në veri nga prurjet e larta të lumenjve.
-
Dëborë 30 cm në Kukës, 19
4 Dhjetor 2017, 08:31
borëpastruese në rrugë
Ashtu siç ishte njoftuar nga Instituti i Gjeoshkencave, një pjesë e veriut është ‘zgjuar’ sot i zbardhur nga dëbora, ndërsa në jug situata po përmirësohet nga përmbytjet. Problemet e para janë shfaqur në Qarkun e Kukësit, ku dëbora në disa zona arrin deri në 30 centimetra.