Kronikë

  • Ish-kryeministri Sali Berisha do të thirret nga Gjykata e Krimeve të Rënda për të dëshmuar për gjyqin ndaj Emiljano Shullazit për kërcënimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit në 2016 kur po kandidonte për këtë post.  VIDEO  FOTO
  • Tiranë, burri dhunon gruan, e
    kërcënon me thikë, i merr paratë 

    Një 39-vjeçar u arrestua, pasi dhunoi gruan për motive xhelozi dhe më pas i morri rreth 30 mijë lekë duke e kërcënuar me thikë.

  • "Gjej kush spiunoi" Polici Avduli
    parcela droge,bisedat e përgjuara

    Renaldo Avduli, oficeri i policisë së Vlorës tashmë i shpallur në kërkim, nuk ishte thjesht informator i paguar i grupit kriminal, por Avduli zotëronte në cilësinë e pronarit dy parcelave me drogë të asgjësuara nga FNSH, mes teritorit të fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë në Vlorë

  • Gruaja e Zaimajt: Ju tregoj
    burrin tim profesor në Malajzi
    Flasin prindërit e Zaimajt në Elbasan

    Klodjan Zaimaj, që kishte mbaruar doktoraturën në Universitetin e Kuala Lumpurit në Malajzi, ështëndaluar si i dyshuar për terrorizëm. Por familjarë të djalit nga Elbasani Klodjan Zaimaj, kanë reaguar duke pohuar se ai nuk ka lidhje aspak me terrorizmin, por përkundrazi është person që dënon aktet e dhunës dhe vrasjet nga grupet radikale. 

  • Superpagat, anëtarët e vetingut 6 
    mijë euro në muaj, stafi 4 mijë

    Njëzeteshtatë njerëzit e organeve të Vetingut, të cilëve u është besuar identifikimi dhe largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga sistemi i drejtësisë, përmes verifikimit të pasurive, lidhjeve me krimin dhe aftësive profesionale, do të kenë një pagë mujore tre herë më të lartë se paga e Presidentit të Republikës. Një anëtar i një prej tre organeve të Vetingut do të marrë 7.5 milionë lekë të vjetra pagë në muaj ose 5.6 mijë euro, duke u shndërruar kështu një prej zyrtarëve më të paguar në piramidën e shtetit shqiptar  VIDEO

  • Foto/Aksident në autostradën
    Tiranë-Durrës, plagoset 1 person

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës ku ka mbetur i plagosur një person. Mësohet se aksidenti ndodhi rreth 500 metra poshtë tregut ushqimorë, ku një makinë ka përplasur një motor. FOTO

  • Alibia “Deja vu” e të arrestuarve
    sa herë përplasen me policinë

    Në 7 gusht 2009, katër efektivë të Grupit të Operacioneve Speciale mbetën të vrarë nga i shumëkërkuari Dritan Dajti, i cili pasi doli përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda pretendoi se kishte qëlluar ndaj katër personave,pasi kishte menduar se ata ishin grabitës.

  • Këlcyra, reagon për herë të
    parë biznesmeni Hari Lena

    Binzesmeni Hari Lena, i përfshirë në sulmet mediatike për një strukturë prej druri e hekuri të vendosur në Grykën e Këlcyrës prej tij, ku kërkon të testojë ujin e burimeve për fabrikën tij te ujit, përgjigjet për herë të parë duke sqaruar pozicionin e tij përmes një letre të hapur për mediat që e kanë sulmuar dhe si sqarim për Kryeminsitrin Rama. 

  • Fierzë, në kërkim për kultivim droge
    ndalohet i dënuari për vrasje

    Një 51-vjeçar është ndaluar nga policia ditën e sotme në Fierzë. Pëllumb Matoshi është kapur nga policia pasi rezultonte person i shpallur në kërkim për kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Fierzë. 

  • Rama ‘kryqëzoi’ drejtorët e AKU 
    Sejko:Ka informacione të pasakta

    as “kryqëzimit” që Kryeministri Rama i bëri ditën e sotme drejtuesve të AKU-së, ku i akuzoi për korrupsion  gjobëvënie duke u bërë thirrje që të largohen, ka reaguar ish-drejtori i institucionit, Dritan Sejko.

  • Paralizohet trafiku në hyrje të
    Tiranës, radhë kilometrike/VD

    Trafik i dendur në hyrje të Tiranës. Radha e automjeteve arrin disa kilometra nga mbikalimi i Kamzës, rrethrrotullimi te "Shqiponja" e deri te Zogu i Zi. Dhjetra automjete dhe qindra qytetarë qëndrojnë prej më shumë se një ore të bllokuar të trafik.  VIDEO  FOTO

  • Rama nga Lezha: Ndërpresim 
    financimet për bashkitë...

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nga Lezha 61 bashkitë e vendit se do përballen me ndërprerjen e financimit, nëse rrisin numrin e punonjësve dhe për rrjedhojë shtojnë shpenzimet në buxhet. Gjatë konsultimit publik me banorët dhe autoritetet vendore të Lezhës për buxhetin e vitit 2018, Rama shtoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave do ketë një formulë të re për financimin e bashkive dhe ato që rezultojnë.

  • ​Tragjedia e Torovicës, zbulohet
    shkaku i lëvizjes së shkëmbit 

    Erozioni është shkaku i lëvizjes së shkëmbit që ra mbi automjetin në aksin rrugor Balldre-Torovicë e që i mori jetën tre personave pjesëtar të së njëjtës familje. Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertet e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar pas verifikimeve të kryera në terren.

  • Paralajmëron Veliaj: Mund ta keni
    makinën shumë luksoze, por ...!

    Erion Veliaj ka paralajmëruar të gjithë qytetarët, kryesisht ata që lëvizin me makina luksoze, që nuk do t’i shpëtojnë dot policisë.Duke postuar disa fotografi në rrjet, ku shihen policët duke gjobitur disa makina luksoze, kryebashkiaku Veliaj paralajmëron se çdokush mund të ketë makinë shumë luksoze, por do të gjobitet nëse parkon keq.

  • ​Arrestohen në Malajzi 2 shqiptarë
    të tjerë të dyshuar për terrorizëm

    Pas arrestimit të pedagogut Klodian Zaimaj i dyshuar për terrorizëm në Malejzi, mësohet se janë edhe dy shqiptarë të tjerë të cilët dyshohen për lidhje me terrorizmin dhe kryesisht ISIS-in. Bëhet fjalë për dy shqiptarë nga Lushnja me inicialet J.Z dhe A.G. VIDEO

  • "Blue Panorama" shtyn me 9 orë
    fluturimin,100 pasagjerë në pritje

    Skandal, sërish vonesa në linjën e fluturimeve “Blue Panorama”. Report Tv mësoi se “Blue Panorama” ka shtyrë fluturimin me rreth nëntë orë, duke lënë në pritje 100 pasagjerë. Avioni ishte parashikuar të nisej nga qyteti i Bergamo në Itali drejt Tiranës në orën 14:15, ndërsa fluturimi është shtyrë për në orën 23:10. 

  • Guvernatori Sejko takon me
    ambasadoren e re të Francës 

    Guvernatori i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zhvilluar sot takimin e parë zyrtarë në ambientet e Bankës së Shqipërisë ku priti Ambasadoren e re të Francës, Christina Vasak. Gjatë takimit u fol për zhvillimet financiare në vend me në fokus sektorin bankarë, ndërsa Guvernatori Sejko shprehu dhe vlerësimet për marrëdhëniet e ngushta të bashkëpunimit midis dy vendeve.

  • Durrës, dy makina përplasen me
    njëra-tjetrën, katër të plagosu

    Një aksident rrugorë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën dytësore në Plepa. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrin, ku si pasojë u plagosën katër persona.  VIDEO  FOTO

  • Pukë, helmohen sërish 8 nxënës
    shefja e Pediatrisë: S’janë rëndë

    Tetë fëmijë të shkollës së bashkuar “Nikoll Lleshi”  të njësisë administrative Gjegjan në Bashkinë e Pukës janë transportuar mesditën e kësaj të hëne pranë spitalit rajonal Shkodër, pasi janë intoksikuar në shkollë. VIDEO

  • Berat, nën hetim 48-vjeçarja
    kërcënonte gruan e ish-kunatit

    Ja kish kthyer jetën në ferr nëpërmjet kërcënimeve në rrugë, kanosjes nëpërmjet telefonit dhe tashmë është vënën nën hetim në gjendje të lirë. Kështu ka ndodhur me një 48 vjeçare nga qyteti i Beratit, e cila prej më shumë se një muaj kanoste një 35 vjeçare po nga ky qytet, mjeke në Repartin e Urgjencës. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv