Kronikë

  • 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi drejtonte motorin pa patentë dhe është aksidentuar. Bëhet fjalë për Kadri Bali, 23 vjeç
  • Pasuria e deputetit Alfred Peza
    sekuestro parave të së shoqes

    Pasuria rreth 1 milion euro aksione pranë një banke të nivelit të dytë e çiftit bashkëshortor të deputetit Alfred Peza dhe Mirela Ndinit janë vënë në sekuestro preventive në bazë të ligjit anti-mafia me kërkesë të Prokurorisë  VIDEO

  • Video/Dorëzohen 69 armë 40.119
    fishekë,30 granata dhe 56 krehëra

    Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 69 armë zjarri, 40.119 fishekë, 30 granata, 56 krehëra, 23 ndezësa, 2 kallëpe tritol, 2 predha, 195 kapsolla detonatore si dhe 6 bomba tymuese.  VIDEO

  • Vrasja e Tan Cukut, autori i
    maskuar si vrapues nga liqeni

    Kur ka kaluar më tepër se një javë nga ekzekutimi mafioz i ish-funksionarit të lartë të Policisë së Shtetit Artan Cukut, policia e Tiranës ka rritur shifrën e shpërblimit për informatorin nga 30 milionë lekë të vjetra në 100 milionë të tilla. Çdo person që do japë informacion të saktë për llogari të zbardhjes së emrit të personit që ka qëlluar për vdekje Artan Cukun, do të shpërblehet me 100 milion lekë të vjetra. Kjo është tarifa financiare që policia ka vënë në dispozicion, ndërkohë që qytetarëve u është vënë në përdorim dhe një numër telefoni ku ata të informojnë 0694110299. 

  • Tola dhe Gjokuta, në krye të
    DSIK dhe Pastrimit të Parave 

    Pas dorëheqjes pak muaj më parë të ish Drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni dhe Drejtori i Sigurimit të Informacionit të klasifikuar, Arben Seferi, prej disa javësh në krye të këtyre institucioneve janë emëruar dy emra të rinj.

  • Detaje të dosjes, si u arrestuan 18
    doganierët dhe shefi policisë

    Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë arrestuar 18 persona, mes tyre dhe shefi i postës policore në Portin e Durrësit, Julian Doraci. Mëngjesin e djeshëm në pranga kanë përfunduar 10 punonjës policie në Portin e Durrësit, përfshirë edhe shefin e stacionit policor, si edhe 8 doganierë të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës, të dyshuar se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10.2 ton kanabis sativa nga Shqipëria në Itali, në muajin Shkurt dhe Mars 2017.

  • By Pass-et e Fierit e Vlorës
    nuk respektohen afatet

    Një auditim i kryer nga Ministria e Financave në vitin 2016 lidhur me projektin infrastrukturor me vlerë 53 milionë euro të By pass-it Vlorë arrin në përfundimin se realizimi i tij në afat është në rrezik.

  • Shkodër, i ndaluari arratiset nga
    Komisariati, pezullohen 7 policë

    Një person që ishte ndaluar nga policia e Shkodrës është arratisur paraditen e sotme nga ambientet e komisariatit. Menjëherë pas kësaj ngjarje u vendos pezullimi për shtatë punonjës të policisë, mes tyre dhe shefi i rendit.
     

  • Vlorë, trafikantët hedhin drogën
    në det, policia gjen 376 kg kanabis

    Dallgët e detit kanë nxjerrë në breg një sasi të konsiderueshme droge mesditën e sotme në Gjirin e Karaburunit me një peshë totale prej 368 kg kanabis. .  FOTO

  • I pa të dashurën,
    shqiptari vret marokenin në Itali

     
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së shkuar në një bar në via Emilia në Alseno, në një provincë të Piacenzas.

  • Kapriçot e motit, bora zbardh 
    zonat malore të Librazhdit/FOTO

    Pranvera duket sikur nuk do të vijë. Rënia e temperaturave dhe nisja e reshjeve të shiut, kanë sjellë edhe reshje bore në zonat malore të Librazhdit.

  • Vrasja e Artan Cukut, hetuesit:
    Autori ndodhet brenda territorit

    Një javë nga vrasja e kryepolicit Artan Cuku policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ngushtojnë rrethin e personave të dyshuar për ngjarjen, ndërsa aktualisht të shoqëruar për këtë hetim janë vetëm 4 shtetas të ndaluar 2 ditë më parë.  VIDEO

  • MB: Politika kujdes! Konfliktet
    shfrytëzohen nga terroristët

    Sipas Ministrisë, masat shtesë të sigurisë me 5 mijë efektivë të policisë e gardistë përgjatë kremtimit të Pashkëve janë ndërrmar nga ministria e Brendshme pas informacioneve të shërbimeve inteligjnte në vend dhe partnerëve ndërkombëtar për parandalimin e sulmeve terroriste
    VIDEO

  • Mungesa e sinjalistikës, qytetarët:
    Vija të bardha ose semaforë

    Mungesa e sinjalistikës dhe shpejtësia e madhe e automjeteve tek kryqëzimi pranë fakultetit ekonomik në Tiranë, është kthyer në një rrezik për qytetarët. Në kryqëzim mungojnë shenjat e qarkullimit, që të mundësojnë kalimin e qytetarëve në vijat e bardha dhe nga ana tjetër të ndalojë drejtuesit e automjeteve të lëvizin shpejt.  VIDEO

  • Peshkonte me korent në Lumin
    Erzen, humb jetën 14 vjecari

    Një 14-vjeçar ka humbur jetën teksa me kushërinjtë e tij peshkonte në mënyrë të paligjshme me kosha me korrent në lumin Erzen në Picallë të Tiranës. Ngjarja është shënuar një ditë më parë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes e cila ka zbuluar dhe aktivitetin e paligjshëm në zonë.

  • Tiranë, i gjejnë drogë, i riu godet
    me grusht punonjësen e policisë

    Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi është konstatuar me lëndë narkotike kanabis sattiva dhe ka goditur me grusht punonjësen e policisë.

  • Shkodër, arratiset i shoqëruari
    pezullohen 7 punonjës të policisë

    Policia e Shkodrës ka pezulluar 7 punonjës të saj pasi një i shoqëruar është larguar nga mjediset e komisariatit. K.D ishte i shoqëruar nga grupi i gatshëm në mjediset e komisariatit por në momentin që është ulur nga makina e policisë është larguar me vrap.

  • Tiranë, aktivitet të paligjshëm 
     me lojëra fati, kapet i riu

    Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u konstatua se kryente aktivitet të palejuar të lotarive, duke përdorur një certifikatë të falsifikuar regjistrimi në emër të një shoqërie kazinoje. Në prangat e bluve ka rënë 27-vjeçari A.B, banues në Tiranë.

  • Ndroq, vrau të shoqen duke zier
    rakinë i shpëton burgut përjetë

    Vrau gruan dhe plagosi me çifte kunatën teksa ziente rakinë në lagjen Çoçaj në Ndroq, i shpëton dënimit me burg përjetë 56-vjeçari Kasem Lila. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimin për Lilën duke urdhëruar shtrimin e detyrueshëm të tij në një spital ku qëndrojnë personat me probleme mendore.

  • Goditi arbitrin pasi dha penallti
    për ekipin tjetër, arrestohet lojtari

    Një lojtar i ekipit Domosdova është arrestuar pasi ka goditur arbitrin gjatë ndeshjes së djeshme. Në prangat e bluve ka rënë Kristjan Lleshi, 33-vjeç, banues në Përrenjas. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ndeshjes së futbollit Tepelena – Domosdova, në Stadiumin “Sabaudin Shehu”, Tepelenë, ky lojtar i ekipit Domosdova ka goditur me grusht gjyqtarin kryesor të ndeshjes, shtetasin A.M.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv