Kronikë
-
Grupi hetimor nuk ka gjetur asnjë provë që mund të lidhë persona të caktuar, me ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e 25 prillit te mbikalimi i Sukthit në Durrës. Të pyetur nga Report TV, Policia thotë se hetimet nuk kanë përparuar ashtu siç parashikohej.
VIDEO 19 Maj 2017, 17:30
-
Legalizoi 5 objekte, bie në pranga
20 Maj 2017, 08:11
ish-drejtori i ALUIZNI në ShkodëSHKODER- Ardian Dodani, ish-drejtor i ALUIZNI në Shkodër, është arrestuar nga policia e këtij qyteti, pasi dyshohet se ka abuzuar me detyrën. Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtorin e ALUIZNI-t të qytetit, Ardian Dodani, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në legalizimin e objekteve informale, kryesisht lokale dhe ambjente të tjera tregtare. Në zbatim të vendimit të gjykatës, i dyshuari është arrestuar mesditën e djeshme nga ana e forcave të Policisë Vendore të Shkodrës. Nga hetimet e Prokurorisë së Shkodrës rezulton se, në të paktën 5 raste, kryesisht të vitit 2015, ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit, Ardian Dodani, dyshohet se ka shkelur kuadrin ligjor që rregullon procesin e legalizimit të objekteve informale.
-
Durrës, po mbillnin palma, por
19 Maj 2017, 16:19
gjejnë një predhë topi të 1940Gjendet një predhë topi e kalibrit 122 mm e luftës së dytë botërore. Kanë qenë punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit në Durrës ata që e kanë nxjerrë në sipërfaqe.
VIDEO
FOTO
-
Dekriminalizimi,Europol refuzon
19 Maj 2017, 16:13
të japë të dhëna për 5 deputetëtEUROPOL refuzon kërkesën e prokurorisë shqiptare dhe njësisë së dekriminalizimit për t'iu përgjigjur me të dhënat për të shkuarën e 5 deputetëve dhe kryebashkiakëve të dyshuar se kanë konsumuar vepra penale në Europë.
VIDEO -
Detyronin fëmijën të lypë në
19 Maj 2017, 15:43
Bulevard, arrestohen dy të rinjDy të rinj të moshës 26 e 25 vjeç janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin detyruar një fëmijë të mitur që të lypë në rrugë.
-
Vrasja e Gazmend Çollakut
19 Maj 2017, 15:51
pushohet akuza për Dalipajn
Arkiv/ Të gjitha lajmet për Ervin DalipajVendimi për pushimin e akuzës ndaj Dalipajt është marrë në seancën e kësaj të enjte pasi Prokuroria ka paraqitur certifikatën e vdekjes së Dalipajt.
-
Makina përmbyset në autostradë
19 Maj 2017, 15:19
shpëton mrekullisht shoferi/VDDURRES- Një makinë është kthyer përmbys në autostradën Durrës-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ku makina ka humbur kontrollin dhe është kthyer përmbys.
VIDEO -
Elbasan, arrestohet biznesmeni
19 Maj 2017, 15:06
Edmond Stafa, i dënuar në ItaliNjë biznesmen i njohur në Elbasan është arrestuar nga Policia mbrëmjen e djeshme. Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Edmond Stafa, i cili është në kërkim ndërkombëtar për trafik ndërkombëtar droge, pronari i Bar-Restorant Skampini.
VIDEO -
Itali, kapen 1.8 ton drogë, policia
19 Maj 2017, 14:57
gjurmon furgonin,pranga shqiptarëveNjë tjetër sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike është sekuestruar në Itali. Rreth 1800 kg lëndë narkotike me vlerë 13 milionë euro u sekuestrua nga policia italiane në Bisceglie. Në pranga ranë 4 persona dy prej të cilëve shqiptarë. Operacioni u krye në fshehtësi derisa autoritetet e Barit zbuluan sesi po transportohej droga e ngarkuar në një fugon e ndarë në 101 koli. Policia vuri re se një fugon me dritat fikur po ecte me shpejtësi drejt Bisceglie .
-
Shkodër, dy të plagosur në zonën
19 Maj 2017, 13:29
e plazhit Velipojë,kapet 1 nga autorëtDy persona kanë mbetur të plagosur në qytetin e Shkodrës. Bëhet fjalë për Ervin Tahiri 30 vjeç dhe Durim Tahiri 27 vjeç, të afërm me njëri-tjetrin, të cilët janë qëlluar me armë zjarri tip ‘Automatik’.
FOTO -
“Zogu i Tiranës”, 3.5 vite burg
19 Maj 2017, 13:29
për mashtrim gruas së futbollistitGjykata e Tiranës dënon me 3 vite e 6 muaj burg bashkëshorten e ish futbollistit të Tiranës Indrit Fortuzi. Dënimi ndaj Junida Fortuzit është dhënë me akuzën e mashtrimit më shumë se njëherë ndaj shtetasve të cilët në këmbim të udhëtimeve me agjensinë turistike “Just Travel” ajo u merrte paratë duke i lënë në mes të rrugës
VIDEO -
Operacion antikanabis në Shkodër
19 Maj 2017, 12:48
1 në pranga, 3 në kërkimPolicia e Shkodrës ka asgjësuar 924 bimë e fidanë kanabis sativa dhe 154 gramë lëndë të dyshuara kanabis. Blutë kanë arrestuar në flagrancë 1 person si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 7 persona. Gjithashtu bëhet e ditur se janë shpallur në kërkim edhe 3 të tjerë.
VIDEO -
Itali, kapet gomonia me 2.2 ton
19 Maj 2017, 10:37
marijuanë nga ShqipëriaNjë sasi e konsiderueshme prej 2.2 ton lëndë narkotike e llojit marijuanë e cila vinte nga Shqipëria është sekuestruar në brigjet italiane. Nëse do të dilte në treg do të arrinte vlerën prej 22 milionë eurosh
-
Durrës, sekuestrohet naftë dhe
19 Maj 2017, 09:53
ilaçe kontrabandë, 2 në prangaNjë sasi nafte dhe medikamentesh kontrabandë është sekuestruar nga policia e Durrësit, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona. Sekuestrimi i naftës dhe medikamenteve u bë në kuadër të operacioneve të koduara “Farmacia”dhe”Gomisti”.
-
Kurbin, kapen 190 kg kanabis në
19 Maj 2017, 09:42
dy operacione, 4 në prangaNjë sasi prej 190 kilogramësh lëndë narkotike marijuanë janë sekuestruar nga policia e Lezhës gjatë 12 orëve të fundit. Sekuestrimi i kësaj sasie u bë në kuadër të operacionit të koduar “Horizont”, të zhvilluar në Lezhë dhe në Kurbin. Burime nga policia bëjnë të ditur se janë arrestuar 4 persona si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
VIDEO -
Sarandë, gjendet i vdekur në
19 Maj 2017, 08:56
pikën e kolaudimit një 53-vjeçaNjë 53-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në qendrën e kontrollit të automjeteve të fshatit Vrion, Bashkia Finiq. G.I, banues në Sarandë është gjetur i pajetë rreth orës 06:00.
-
Agjenti tregtar droge 12 mijë € për
19 Maj 2017, 07:50
pazarin e prishur me blerësinProkuroria dërgon në gjykatë policin e Tiranës. Prenga do shiste 20 kg hashash
-
Vlorë digjet një makinë tek Marina
19 Maj 2017, 02:33
dyshohet zjarrvënie e qëllimshmeMakina e djegur është e tipit “Ford Fusion” dhe ka qënë e parkuar në çastin që është përfshirë nga flakët dhe nga raportimet mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
-
Elbasan, përplaset nga makina
18 Maj 2017, 20:24
ndërron jetë në spital 68- vjeçariNjë 68- vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan – Cërrik në fshatin Gjergjan.
-
Vlorë, merr flakë në ecje makina
18 Maj 2017, 20:07
nuk raportohet për të lënduaNjë makinë ka marrë flakë në ecje ditën e sotme në aksin rrugor Skelë-Ujë i Ftohtë, pranë shkollës së Marinës.