Kronikë
-
Krimi makaber sot në Palasë, ku një 30 vjeçar me të meta mendore masakroi me thikë kushëririn e tij 12-vjeçar, ka tronditur opinionin publik. Nëse do të bëjmë një kthim prapa në kohë, zbulojmë se numri i vrasjeve nga personat me çrregullime mendore përgjatë viteve të fundit janë të frikshme dhe monstruoze. Përveç vrasjes makabre sot në Vlorë edhe në Dukagjin një i sëmurë mendor plagosi me armë vëllain e tij dhe kunatën, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrëzikut për jetën. Krime të tilla, me të drejtë kanë hapur një debat të madh lidhur me trajtimin e këtyre personave që vuajnë nga çrregullimet mendore. Ja disa nga vrasjet më makabre ndër vitë të kryera nga personat e sëmurë mendore përgjatë viteve të fundit.
VIDEO 17 Gusht 2016, 21:27
-
Ligji i SPAK cënon lirinë e medias
17 Gusht 2016, 20:51
Gazetarët:Kuvendi të rrëzojë nenin 13Organizatat më të mëdha të gazetarëve në Shqipëri janë njohur sot me nenin 13 të projektligjit.
VIDEO
-
Drejtori i spitalit: Zani nuk vuante
17 Gusht 2016, 19:35
nga probleme të rënda psiqikeJorgo Zani, 30-vjeçari që i preu kokën kushëririt të tij, nuk vuante nga probleme të rënda psiqike. Kështu shprehet në një lidhje telefonike për Report TV Drejtori i Spitalit Psikiatrik Vlorë, Kujtim Llapi. Ai thotë se Jorgo Zani ka qënë i shtruar në vitin 2015 në këtë spital, por më pas ka dalë për shkak se nuk kishte diagnozë të rëndë. Kujtim Llapi theksoi se 30-vjecari vuante nga çrregullime për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike.
VIDEO -
Otranto,kapet skafi me 400 kg drogë
17 Gusht 2016, 18:12
vinte nga Shqipëria, 2 të arrestuaNjë skaf me 400 kilogramë marijuanë që vinte nga Shqipëria është ndaluar mbrëmë nga policia e Barit. Skafi u zbulua gjatë patrullimit në ujërat e Adriatikut pranë kanalit të Otrantos, raportojnë mediat italiane.
-
Fier, përleshje me thika në dasmë
17 Gusht 2016, 18:40
plagosen babë e bir dhe dajaNjë dasmë për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në fshatin Radostinë të Fierit, pasi një grup të ftuarish janë përplasur me mjete therëse me njëri-tjetrin duke lënë 3 persona të plagosur. Të plagosur kanë mbetur babë e bir, Lavdrim dhe Albert Sula, si dhe daja Gëzim Nuredini.
-
Vrau 12-vjeçarin,banorët: Psikiatria
17 Gusht 2016, 17:29
nuk e mbajti Zanin,hante dhe qentëAutori i krimit makabër në Palasë, i cili masakroi me thikë kushëririn e tij 12-vjeçar duke i prerë kokën, njihet si një person problematik nga banorët e zonës.
Banorët e fshatit Palasë thonë për Report TV se e kanë dërëzuar disa herë Jorgo Zanin në psikiatrinë e Vlorës, por aty e kanë mbajtur disa ditë dhe e kanë nxjerrë.
VIDEO -
Me thirrjet "Allahu Akbar",
17 Gusht 2016, 16:08
kosovari terrorizon qytetarët e Vlorës
Dhunon 3 qytetarë, tenton t’i rrëmbejë
DijarMe thirrjet “Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut” dhe “Do ju vras të gjithëve”, Dijar Xhema ka terrorizuar sot qytetarët e Vlorës. 28-vjeçari nga Mitrovica pasi ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht tre persona ka tentuar t’i rrëmbejë ata me makinën e tij tip Audi.
VIDEO -
Djegia e mbeturinave në Laç
17 Gusht 2016, 15:04
banorët probleme me frymëmarrjenDjegia e mbetjeve urbane në qytetin e Lacit ka sjellë një situatë problematike në këtë qytet por edhe nw rrethina. Tymi nga ndotja e mbetjeve ka mbuluar të gjithë qytetin, ndërkohë që banorët ankohen për erë të rëndë dhe probleme në frymëmarrje.
VIDEO -
Masakrimi i 12-vjeçarit në Himarë
17 Gusht 2016, 14:47
dëshmitarja:Trupi u gjet në rrugëNjë banore e zonës ku ndodhi krimi makaber, ku një i sëmurë mendor dhe përdorues droge masakroi me thikë një 12-vjeçar, ka folur për Report Tv ku ka thënë se trupin e pajetë të të miturit e kishin gjetur në mes të rrugës pa kokë, shumë afër banesës në të cilin ndodhi ngjarja.
VIDEO -
Ardjan Bali merr detyrën Komandant
17 Gusht 2016, 14:18
i Komandës MbështetëseNë mjediset e Komandës Mbështetëse, Vaqarr, Tiranë, u zhvillua ceremonia e emërimit të komandantit të ri të KM, kolonel Ardian Bali. Në këtë ceremoni morën pjesë ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandantët e forcave, efektivë të KM etj.
-
Akuzat e PD për raportin e drogës
17 Gusht 2016, 14:16
Policia: Nuk ekziston raport i fshehtë -
Dukagjin, plagos me armë zjarri
17 Gusht 2016, 12:45
kunatën e vëllain, vetëdorëzohetNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur ndodhur sot në Dukagjin të Shkodrës, aty ku vëllai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij dhe kunatës.Sipas policisë së qytetit verior, bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 në fshatin Ndërlysë, lagjia "Mushaj" në Njësinë Administrative Shalë ku të plagosur kanë mbetur D.B. 41-vjeçe dhe K.B. 48-vjeç, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore me helikopter për shkak të terrenit të thyer malor.
VIDEO
FOTO -
Zhduket 19-vjeçarja nga Durrësi
17 Gusht 2016, 12:29
babai bën denoncim në policiNjë vajzë e re është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit. Kanë qënë prindërit e saj ata që kanë bërë denoncim për zhdukjen e saj. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës po punojnë për gjetjen e shtetases me inicialet M.K. 19 vjeçe, banuese në Durrës.
-
Vlorë, i sëmuri mendor i pret
17 Gusht 2016, 11:57
kokën kushëririt 12-vjeçar
Një krim makabër ka tronditur fshatin Palasë këtë të mërkurë në Himarë, ku Jorgo Zani, një person i skeduar me të meta mendore dhe përdorues droge, i ka prerë kokën kushëririt të tij të mitur 12-vjeçar A.Zariu. Policia ka pranogusr Zanin, ndërsa prej më shumë se 4 orësh ai refuzon të flasë për hetuesit për motivin e krimit monstruoz.
VIDEO
FOTO -
Memaliaj, polici i burgjeve kapet me
17 Gusht 2016, 10:28
drogë në automjet,në pranga dhe i biriNjë punonjës i policisë së burgjeve, konkretisht burgut të Bënçes ka rënë në prangat e policisë, pasi në automjetin e tij kolegët kanë gjetur dhe sekuestruar 40 rrënjë bime narkotike e llojit kanabis sativa.
-
Mjegull e dendur në Durrës
17 Gusht 2016, 09:54
bllokohet për disa orë puna në portMjegulla e dendur që ka rënë në qytetin e Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm ka sjellë probleme në portin e këtij qyteti.
-
Mat, ushtronte dhunë të përsëritur
17 Gusht 2016, 09:42
ndaj gruas, arrestohet 28-vjeçariBlutë e Dibrës kanë bërë të mundur arrestimin e Valmir Barmetës, 28 vjeç banues në Burrel pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij A.B.
-
Tepelenë, aksidentohet furgoni me
17 Gusht 2016, 09:19
turistë amerikanë, arrestohet shoferiNjë furgon tip “Benz”, me targa AA 520 NA me të cilin po udhëtonin disa turistë amerikanë është aksidentuar në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
-
Vlorë,Tepelenë,Bulqizë,asgjësohen
17 Gusht 2016, 08:39
17138 bimë kanabis,kërkim kultivuesit12838 rrënjë kanabis sativa janë gjetur dhe asgjësuar në Vlorë, Tepelenë dhe Bulqizë. Policia e qytetit bregdetar të Vlorës ka gjetur dhe asgjësuar sot 12 parcela të kultivuara me lëndë narkotike kanabis sativa ku përmes djegies janë asgjësuar rreth 1527 rrënjë bimë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva
-
Izet Haxhia:Berisha kërcënoi Azemin
17 Gusht 2016, 07:28
para vrasjes, ja si nxori atë në pritëIsh-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, ka rrëfyer rrethana dhe detaje të reja rreth vrasjes së Azem Hajdarit, ngjarje për të cilën, ka shprehur disa herë gatishmërinë, për të dëshmuar para Prokurorisë Shqiptare. Izet Haxhia pohon se Sali Berisha e nxori Azem Hajdarin në pritën e Haklajve, duke e kërcënuar, që të dilte dhe të largonte ata që vetë Berisha i kishte sjellë pranë PD, pra Haklajt. Sipas tij, dëshmitare e bisedës mes Berishës dhe Azemit ka qenë Linda Ihsani, e cila ka vdekur në rrethana misterioze.
VIDEO