Kronikë
-
Ish-ministri i arrestuar për akuzën e vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës do të mbrohet nga avokati Genc Gjokutaj. Spiro Ksera është takuar këtë mesditë me avokatin në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ai ndodhet aktualisht pasi u transferua nga Gjirokastra ku dhe u arrestua mbrëmjen e së premtes. 30 Janar 2016, 12:07
-
Trafik veprash arti nga Greqia në
30 Janar 2016, 11:55
Shqipëri, në kërkim Binjaku korçaRreth 40 objekte të dyshuara vepra arti janë trafikuar nga Greqia për në Shqipëri nga një 44-vjeçar korçar i cili është shpallur në kërkim. Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë, Lluka Binjaku me banim në fshatin Ravonik, akuzohet se në periudha të ndryshme nga trafikuar objektet nga shteti grek për në vendin tonë përmes pikës kufitare të pashoqëruara me dokument deklarues.
FOTO -
Liri mësuesit që dhunoi nxënësin:
30 Janar 2016, 11:30
S'kam gjë personale, kërkoj falje!"Kërkoj falje!" Mëshira që ka kërkuar mësuesi dhunues i nxënësit të klasës së shtatë në shkollën "Hasan Koci", ka bërë që Gjykata e Durrësit t'i japë lirinë 52-vjeçarit Flamur Paja.
VIDEO -
Report Tv në fshatin e ish-ministrit
30 Janar 2016, 10:54
të arrestuar, Ksera: S'kam bërë gjë!Televizioni Report TV u gjen këtë mëngjes në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, aty ku mbrëmjen e së premtes u arrestua ish-ministri i Punës në kabinetin "Berisha 2", Spiro Ksera.
VIDEO -
Itali, 2 vëllezër shqiptarë në pranga
30 Janar 2016, 10:31
Sekuestrohen drogë, armë dhe paraDy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në flagrancë në Rimini nga policia italiane, pasi u kapën me dy kilogramë marijuanë, 3.4 kg kokainë dhe 10 kg hashash, 104 mijë euro para cash dhe një pistoletë të vjedhur .
-
Intervista/ ÇIP targës së makinës?
30 Janar 2016, 08:40
Hoxha: Rregulloni rrugët njëherë!Ekspert i rrugëve dhe aksidenteve automobilistike Gëzim Hoxha e konsideron të parakohshëm koncesionin për vendosjen e Çipave në targat e makinave.
-
Lezhë, arrestohet Prenga, dhunon 50
29 Janar 2016, 22:02
vjeçaren, donte vajzën për vëllanëNjë 41-vjeçar me banim në Ungrej të Lezhës u arrestua nga Policia e Lezhës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar një grua 50-vjeçare.
-
Spiro Ksera në pranga! Vodhi 30
30 Janar 2016, 08:00
mln lekë të shtresave në nevojëVIDEO/ Ja pamjet e ish-ministrit Ksera në prangaVIDEO/ Report Tv në fshatin e ish-ministrit KseraArrestohet ish-ministri i Punes ne qeverin Berisha Spiro Ksera per vjedhje te 30 milione lekeve permes shperdorimit te detyres. Arrestimi ne nje lokal ne fshatin Dervican, Gjirokaster ku ai jeton, me urdher te Prokurorise se Tiranes. Akuza: Vodhi fondet per aktivitete sociale për fëmijët në nevojë, romët dhe moshën e tretë. Aktivitetet nuk u realizuan. Arrestohen edhe 3 ish-zyrtare, priten 3 urdher arreste te tjere.
VIDEO
Historia nga '91/ Pranga për herë të I-rë një ministri
PDF-Njoftimi zyrtar i Prokurorisë: Ja akuzat për Kserën
I PLOTE/Njoftimi i Policise per arrestimin e Kserës
Balla: Kush nuk e mban mend Kserën...ju kujtoj hidromasazhin në zyrën e tij!
Berisha pohon: Kam vjedhur por Rama po vjedh më shumë
Në prokurori, 3 zyrtarë të Kserës, abuzim me fondet
Arrestimi i Kserës, Vasili: Shkelësi i ligjit të shkojë ku e ka vendin
Gjokutaj: Arrestimi i paligjshëm! Nesër në gjykatë -
SHBA: Votoni Byronë e Hetimit
29 Janar 2016, 20:29
"Të gjitha partitë janë dakord"Byroja Kombëtare e Hetimit është kthyer sërish në qendër të debateve poltike në vend. E propozuar nga Partia Socialiste në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2013, ajo kishte hasur kundërshtinë e Partisë Demokratike për më shumë se dy vjet rresht.
-
Kush janë ish-komisari e durrsaku
29 Janar 2016, 19:23
i arrestuar për vrasjen e ÇollakutIsh-oficeri i policisë i shpallur në kërkim për vrasjen e Gazmend Çollakut, ka një karrierë të gjatë në polici. Ai ka qenë shefi i Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tiranës me gradën Komisar deri në tetor të viti 2013.
VIDEO -
Azilantët, Shqipëria marrëveshje me
29 Janar 2016, 16:43
Holandën për kthimin e të refuzuarveSipas marrëveshjes Holanda ka të drejtë që azilkërkuesit shqiptarë, kërkesat e të cilëve janë refuzuar dhe nuk dëshirojnë vullnetarisht të kthehen në shtëpi, do të kthehen me fluturime të veçanta qeveritare në Shqipëri.
-
Burgu për biznesin, Dhoma e Tregtisë
29 Janar 2016, 17:24
çon në Kushtetuese ndryshimet e KoditAnkimimi që do të bëjë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Gjykatën Kushtetuese vjen pas asaj të bërë pak kohë më parë nga Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve për ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore” dhe që rezultoi i drejtë pasi togat e zeza u shprehën në favor të biznesit. Kjo gjë solli edhe pezullimin e zbatimit të ndryshimeve.
-
Transferta/ Dokumenti sekret
29 Janar 2016, 16:20
i Luksemburgut për HarasaninEKSKLUZIVE/ Ish-drejtori i KESH Andis Harasni nuk është ne hetim vetëm nga autoritetet shqiptare por dhe nga ato të Luksemburgut. ReportTv zbardh ekskluzivisht dokumentin ku prej 2011 Harasani hetohet për një transfertë të dyshimtë prej 1.75 milionë dollar nga një kompani me seli në Ishujt Virgin e cila ka përfituar nga shteti shqiptarë 20 milion dollar për blerje energjie.
VIDEO -
Aksident tragjik në Itali, humbin
29 Janar 2016, 14:46
jetën motër e vëlla nga ShqipëriaDy të rinj shqiptarë, motër e vëlla humbën jetën në një aksident në Breshia të Italisë. Aksidenti ka ndodhur gjatë natës në autostradën Milano-Breshia.
VIDEO
-
Tahiri: Kthejmë policinë në ambjent
29 Janar 2016, 13:40
modern, u shërbëjmë qytetarëveForcat elitë të policisë shqiptare, RENEA do të kenë brenda qershorit një repart të ri dhe modern, në periferi të Tiranës. Me 6 milion euro të dhëna nga buxheti i shtetit është ngritur një infrastrukturë moderne, për stërvitje dhe akomodim. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Policisë Haki Çako kanë inspektuar sot punimet, që janë në fazën e fundit. “Është një ndër investimet që na bën krenar për policinë që duam dhe për standardin e ri të shërbimit që po krijojmë në polici.
VIDEO -
Ish-shefi i Krimit Ekonomik i
29 Janar 2016, 12:46
përfshirë në vrasjen e ÇollakutVIDEO/ Arrestitmi i Denis ShtrazësNë rrëmbimin e më tej vrasjen e Gazmend Çollakut në 6 janar të këtij viti rezulton i përfshirë edhe ish-shefi i krimit Ekonomik Ervin Dalipaj, i cili është shpallur në kërkim. Ky fakt mësohet nga burime të Policisë së Shtetit, të cilat sqaruan për Shqiptarja.com se ndaj Dalipajt është lëshuar urdhër arresti nga Gjykata. Gjurmet e gjakut ne fashat plastike me te cilat u lidh Collaku, te njejta me ato qe u gjeten ne makinen e Shtrazes.
Ervin Dalipaj u shkarkua në 2013
ARKIV/ Të gjitha lajmet për Çollakun -
I hyn natën në shtëpi 70 vjeçares
29 Janar 2016, 12:44
tenton ta përdhunojë, arrestohetE rrallë por e vërtetë, ndodh në Shqipëri. Një ngjarje mjaft tronditëse por edhe e rrallë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Një 58-vjeçar ka tentuar të përdhunojë të moshuarën 70 vjeçare.
-
Familja nga Elbasani tregon si i
29 Janar 2016, 12:03
mbrojti hebrenjtë nga holokaustiINTERVISTA/ Shqiptarët i kanë treguar vlerat e tyre humanitare edhe në kohën e holokaustit kur familje shqiptare të ndryshme kanë mbrojtur hebrenjtë nga ekzekutimi i nazistëve. Familja e Elida Biçaku-t është një nga familjet që gjyshi dhe babai i saj kanë mbajtur 26 të tillë. Në një rrëfim ekskluziv për Report TV Elida Biçaku Hasbiu që është mbesa e Mefailit dhe e bija e Njaziut, tregon sesi babë e bir shpëtuan 26 hebrenj nga gjenocidi i gjermanëve.
VIDEO -
Skandali në Durrës, arrestohet
29 Janar 2016, 11:23
mësuesi, rrahu nxënësin në klasëNjë ditë më parë u pushua nga puna ndërsa sot ka përfunduar në pranga mësuesi i shkollës 9-Vjeçare “Hasan Koçi” i cili u shfaq në një video duke ushtruar dhunë fizike ndaj nxënësit të tij.
-
Tiranë, nusja i vjedh 80 mijë lekë
29 Janar 2016, 10:19
vjehrrës dhe sajon rrëmbiminNjë 20-vjeçare ka denoncuar në polici se është rrëmbyer nga persona të panjohur, por gjithçka ishte një sajesë e saj. Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë me dije se vajza me inicialet E. K., është vënë në pranga dy ditë më parë pasi u vërtetua se gjithçka ishte një sajesë e saj. Po ashtu, e reja akuzohet se ka vjedhur edhe një shumë të konsiderueshme parash vjehrrës së saj, rast ky i denoncuar në polici nga kunata e të arrestuarës. Mbi 20-vjeçaren rëndon akuza e “Kallëzimit të rremë” dhe “Vjedhja”.