Kronikë

  • Mësuesi i shkollës 9 vjeçare “Hasan Koçi” në Shkozet i cili u shkarkua sot pas dhunës së ushtruar një ditë më parë ndaj një nxënësi gjatë orës së mësimit, tashmë do të ndiqet edhe penalisht. Këtë e bën të ditur Ministria e Arsimit dhe Sporteve përmes një njoftimi për shtyp ku dënon ashpër dhunën e ushtruar nëpër shkolla.
  • Willton në Gjirokastër: OSBE
    mbështet reformën zgjedhore

    Zv/ambasadori i OSBE-së Robert Wilton ka shprehu nga Gjirokastra mbështetjen për reformën zgjedhore në vend. Ndërsa për reformën në në drejtësi ai thotë se duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

  • Llalla në Korçë: Bashkëpunim
    ndërinstitucional kundër krimit

    Bashkëpunimi mes institucioneve ligjzbatuese dhe shtimi i numrit të hetimeve për korrupsionin e kontrabandën ishin dy nga porositë që Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla u ka dhënë atyre të Korçës e Pogradecit, në analizën vjetore të Prokurorisë së Apelit.  VIDEO

  • Prerja e pyjeve, 4 raste të
    paligjshme në Elbasan e Korçë

    Ndonëse prej pak kohësh, ka hyrë në fuqi Moratoriumi 10-vjeçar i pyjeve, prerja e paligjshme e tyre vijon të mbetet problem. 4 raste të transportit të paligjshëm të lëndës drusore janë evidentuar nga Inspektoriati i Policisë Pyjore, 3 prej të cilave në orët e vona të së mërkurës dhe një tjetër mëngjesin e sotëm.

  • Rrahu nxënësin, shkarkohet
    mësuesi i biokimisë në Durrës

    Një ditë pas publikimit në rrjetet sociale të videos ku një mësues i shkollës 9-vjeçare “Hasan Koçi” në Shkozet rreh një nxënës gjatë orës së mësimit, ka reaguar Drejtoria Arsimore e Durrësit duke komunikuar shkarkimin e tij. Bëhet fjalë për mësuesin e biokimisë Flamur Paja.

  • Kapet tutorja, 21-vjecari nxirrte për 
    prostituim bashkëjetuesen 20 vjeç

    Një 21-vjeçar shfrytëzonte për prostitucion bashkëjetuesen e tij 20-vjeçare. Këtë aktivitet kriminal i riu Klaudio Kovaci e kryente në bashkëpunim më një 39-vjeçare, të dy të arrestuar tashmë nga Policia e Vlorës

  • Letra e Destabilitetit, Doshi hedh
     në gjyq Llallën: Pushoi hetimet

    Prokuroria pushoi hetimet për letrën e destabilitetit, deputeti Tom Doshi i drejtohet Gjykatës së Lartë duke kërkuar rihapje të tyre. Ishte kreu i sigurisë kombëtare Spartak Braho në shtator të 2015 që kërkonte të hetohej Doshi pasi po thurte një plan destabiliteti për sigurinë e vëndit.

  • Kujdes/Kamerat e sigurisë do
    të regjistrojnë me zë dhe figurë

    Nëse do të ndash një sekret me dikë, zgjidh mos ta bësh në ambientet publike, si bare, restorante, qendra tregtare, kënde lojërash, shkolla... apo as në hyrjen e pallatit ku banon. Kjo, pasi mbi kokën tënde mund të jetë një kamera duke të të ‘përgjuar’ me zë dhe figurë.

  • Projekti, monitorim me GPS
    për të gjitha makinat e policisë

    Thuajse të gjitha, automjetet e Policisë së Shtetit që përdoren për rendin dhe ruajtjen e sigurisë publike, do monitorohem me paisje GPS. Projekti që ishte raportuar nga “Shqiptarja.com” qysh prej muajit dhjetor 2015, tashmë ka filluar të marrë nismë konkrete, pasi zyrtarë të ministrisë së Brendshme kanë hapur që prej 22 janarit 2016 procedurat tenderuese.  VIDEO

  • 2 agjentët e SHISH:S’kemi përdorur
    asnjë çast telefonin e Florian Bushit

    Dy agjentët që u akuzuan nga kolegu i tyre i arrestuari Florian Bushi se mund të ishin ata që mund të kishin fotografuar materialet sekrete dhe dërguar Ilir Memushaj me “Viber” në telefon, kanë hedhur poshtë këtë version.Të pyetur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dy agjentët që ndajnë zyrën me të arrestuarin Bushi, kanë pohuar se s’mund tia dërgonin Memushaj materialet sekrete, pasi me këtë person nuk kishin asnjë njohje. 

  • Videolajm/Mësuesi në Durrës rreh
    barbarisht nxënësin në klasën e 7

    ​Një tjetër episod dhune  në shkollat shqiptare ka ndodhur këtë herë në qytetin e Durrësit. Në një video të publikuar në Facebook duket mësuesi duke rrahur në mënyrë barbare një nxënës të klasës së 7.

  • Tronditëse! Ikën nga shtëpia se nuk
    do që familjarët të abuzojnë me të

    Një vajzë 17-vjeccare ka udhëtuar për gjithë natën nga Tiranë drejt Durrësit, ku ka qëndruar gjashtë ditë rrugëve për t’i shpëtuar abuzimit nga familjarët e saj. Vajza  nga Shkodra, por me banim në Tiranë, tregoi se dhuna në familje dhe mundësitë për t’u abuzuar me të në gjirin e familjes ishin shkaqet kryesore që e kishin çuar në marrjen e një vendimi të tillë; largimin nga gjiri i familjes.  

  • FOTO/ Donald Lu këmbëkryq në
    xhamitë e Dragostunjës në Librazhd

    Ambasadori amerikan në Tiranë ka vizituar këtë të mërkurë xhamitë e Dragostunjës. Në këtë udhëtim Lu shoqërohej nga myftiu i Tiranës Ylli Gurra, deputeti Taulant Balla, kryetari i bashkisë Librazhd Kastriot Gurra dhe përfaqësues të myftiniës në këtë qytet.  FOTO

  • Policët do të pushohen nga puna
    nëse nuk kalojnë testin periodik

    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha sot se punonjësit e policisë do t’i nënshtrohen një testi periodik për perfomancën fizike dhe profesionale, por nëse ky test nuk kalohet, policët duke përfshirë edhe drejtuesit e lartë do të pushohen nga puna. 
     

  • Sekuestrohen 50 kg kanabis në
    Kapshticë, në pranga një malazez

    Një shtetas malazez është vënë në prangat e policisë shqiptare këtë të mërkurë. Burime të policisë bëjnë me dije se Dragoyub Konatra, 46 vjeç u arrestua në flagrancë nga Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, pasi iu gjetën 50 kg lënë narkotike cannabis sattiva, në automjetin e tij.

  • Video/A u dhunua nga policia greke
    shqiptari Klodi Lesi që vrau gruan?

    18 ditë pasi vrau bashkëshorten e tij u arrestua në flagrancë shqiptari Klodi Lesi.Disa prej mediave të vendit fqinj përmes një fotografive hedhin dyshime se shqiptari u dhunua nga policia por sesa është e vërtetë është ky fakt ende nuk dihet. Në foto gjatë arrestimit, në duart e policëve grek Lesi shihet i dhunuar me sy të nxirë e të enjtur. 

  • Greva e fermerëve grek, bllokon
    lëvizjen në Doganën e Kapshticës

    Edhe këtë të mërkurë, lëvizja në Doganën e Kapshticës ëhstë bllokuar për shkak të protestës së fermerëve grek në fshatrat e parë pas pikës kufitare. Për rreth 2 orë, nga ora 19.00 e deri në 21.00, pala greke në Doganën e Kapshticës nuk do të kryejë regjistrime, duke sjellë kështu rradhë të gjata të automjeteve që presin të kalojnë kufirin.

  • Lu: Gjuha Shqipe më e bukura!

    Ambasadori amerikan Donald Lu, e cilëson gjuhën shqipe si më të vështirën dhe më të bukurën. Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", diplomati amerikan, i cili deklaroi se zotëron 8 gjuhë të huaja, përzgjodhi si më të bukurën gjuhën shqipe.

  • Tentoi të vrasë efektivin e policisë
    Gjykata: 35 vite burg Taulant Xhinit

    Tentoi të vrasë efektivët e policisë gjatë operacionit për arrestimin e tij në Ksamil, dënohet me 35 vite burg Taulant Xhini i konsideruar 'i forti i Sarandës'. Nga hetimet ka rezultuar se Xhini ka qëlluuar në drejtim të policisë së Srandës me armë, në kohën kur shkoi për ta arrestuar në Ksamil në një banesë ku qëndronte i fshehur

  • 5 milionë lekë gjyqtares, shpallet
    në kërkim biznesmeni Ervin Braho

    I ofroi gjyqtares 5 milion lekë për të fituar një proces gjyqësorë shpallet në kërkim nga policia biznesmeni i hekurit dhe hidrocentraleve Ervin Braho. 34 vjecari nga Pogradeci akuzohet për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, ndërsa ai është paditur nga gjyqtarja Selvije Gjoncaj.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv