Kronikë

  • Në datën 23 janar mësuesit në rrethe do t’i nënshtrohen provimit për matjen e njohurive që kanë. Këtë provim do ta japin rreth 15 mijë mësues, që sot japin mësim në shkollat jashtë qytetit të Tiranës. Sipas Ministrisë së Arsimit provimi do të ketë 30 pyetje, ku secila prej tyre do të ketë një pikë. 
  • U zbulua nga gjermanët, në
    gjyq pedofili punonjës i bankës

    Një 31-vjeçar që punon si specialist IT në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, është marrë i pandehur dhe dërguar në gjyq për akuzën e “Pedofilisë”. Hetimet për Enkel Velajn, janë mbyllur nga prokuroria dhe pritet që shumë shpejt ai të dalë para gjykatës së kryeqytetit për t'u njohur me provat. 

  • U zbulua nga gjermanët, në
    gjyq pedofili punonjës i bankës

    Një 31-vjeçar që punon si specialist IT në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, është marrë i pandehur dhe dërguar në gjyq për akuzën e “Pedofilisë”. Hetimet për Enkel Velajn, janë mbyllur nga prokuroria dhe pritet që shumë shpejt ai të dalë para gjykatës së kryeqytetit për t'u njohur me provat. 

  • Dogjën pikën e basteve, shqiptarët
    u porositën nga dy pronarët italianë

    Dy nga 3 pronarët italianë të pikës së basteve që shpërtheu në flakë në mbrëmjen e 2 nëntorit 2015, gjatë së cilës mbetën të vrarë dy shqiptarë, kanë përfunduar në prangat e policisë. Mësohet se të arrestuarit janë Muçiolo Michele dhe Alessio Alberigo, pasi dyshohet se ata kishin paguar shqiptarët që t'i vinin flakën ndërtesës, për të përfituar kështu nga sigurimet 120 mijë euro me të cilat do të shlyenin borxhet.

  • Vdes 34-vjeçari shqiptar në Angli 
     po luante futboll, e zuri korenti

    Një 34 vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Angli teksa ishte duke luajtur futboll bashkë me disa shokë të tij në një fushë private.

  • Fotolajm/ Përplas këmbësoren në
     rrugë,automjeti ikën me shpejtësi

    Një aksident  automobilistik ka ndodhur sot në një nga rrugët kryesore të Tiranës, kur një grua është përplasur nga një automjet i cili më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

  • Aksident në Itali, babai 36-vjeçar
    shqiptar vdes në krahët e së bijës 

    Një aksident tragjik i ka kushtuar jetën një shqiptari në Itali, ndërkohë që vajza e tij ka mbetur e plagosur.

  • Riparohet defekt në Nënstacion,
    rikthehet energjia në Tiranë

    Një pjesë e madhe e kryeqytetit nuk u furnizua me energji elektrike për disa orë dhe shkak për këtë u bë një defekt i shkaktuar në Nënstacionin që ndodhet pas Hotel Tiranës. Ekspertët kanë punuar për riparimin e defektit dhe energjia tashmë ëhstë kthyer.

  • Kush është Gate Mahmutaj, i “forti”
    i Lazaratit,qëlloi në 2004 helikopterin

    Shtetasi i shumë kërkuar Razip (Gate) Mahmutaj, datëlindja 1968, lindur dhe banues në Lazarat të Gjirokastrës, është autor i plagosjes me armë zjarri të një punonjësi policie në datën 17. 05. 2000 në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur kthesa e Lazaratit.  Ky shtetas ka qëlluar më armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të automjetit të grupit të gatshëm të policisë të cilët patrullonin aksin e sipër përmendur. Për këtë  prokuroria ka kërkuar 28 vite burg, gjykata ka vendosur 23 vite e ndërsa ka bërë vetëm 1 muaj burg.
     

  • Maskat grabisin një market
    në Vlorë, marrin 50 mijë lekë

    Një market në vendin e quajtur "Ura e Mifolit" në Vlorë, ka rënë pre e një grabitjeje pasditen e kësaj të hëne. Sipas policisë, grabitja ka ndodhur rreth orës 17.35 ku mësohet se 3 përsona  të maskuar, njëri prej të cilëve i armatosur me një pistoletë, janë futur në marketin në pronësi të shtetasit me iniciale I.N dhe kanë marrë xhiron ditore, prej rreth 50 mijë lekësh.  VIDEO

  • Mjekoi gabim 7-vjeçaren që vdiq
    kapet në Përmet ish-mjeku i spitalit

    Policia e Përmetit ka kapur sot mjekun Faik Pashollari i cili në vitin 2012 mjekoi gabimisht një paciente 7 vjeçare e cila më pas ndërroi jetë. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Gjirokastër me një vit burg për mjekim të pakujdesshëm.

  • Kristo Frashëri "Qytetar Nderi" në
    Tiranë, titulli jepet nga Erion Veliaj

    Bashkia e Tiranës i ka dorëzuar titullin “Qyetar Nderi”, akademikut dhe historianit të njohur, Kristo Frashëri. Ka qenë Erion Veliaj, kryebashkiaku që i ka dorëzuar Profesor Frashërit titullin që Këshilli Bashkiak i ka akorduar që në vitin 2012.

  • Dëbora në Korçë, të bllokuara 
     fshatrat Dardhas dhe Lekas

    Temperaturat e ulta dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar mjaft probleme edhe në qarkun e Korçës. Fshatrat e thella malore të Dardhasit dhe Lekasit prej dy ditësh vijojnë të jenë të izoluara, teksa rruga që të çon në këto zona është e bllokuar nga dëbora.

  • Një automjet merr flakë në
    hyrje të tunelit Tiranë-Elbasan

    Një automjet është përfshirë nga flakët këtë pasdite në hyrje të tunelit Tiranë-Elbasan. Nga të dhënat e para mësohet se nuk ka të lënduar dhe se makina është djegur për shkak të një defekti teknik.  VIDEO  FOTO

  • Haki Çako nga Shkodra: Do të 
    rihapen dosjet e vrasjeve të vjetra

    Vetëm pak ditë pas transmetitmit në media ndërkombëtare të dy materialeve që kanë të bëjnë me trafikimin e armëve nga Shkodra drejt vendeve të tjera dhe kultivimit të bimëve narkotike në Lazarat, drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Haki Çako i ka konsideruar reportazhet si “Filma artistik me regji”.  VIDEO

  • "Drejtësia", zbardhet opinioni i
     PD që do i dorëzohet Venecias

    Partia Demokratike dorëzon në kuvend opinionin final për reformën në drejtësi që do t'i dërgohet Komisionit të Venecias. Ndërsa cilësohet i njëanshëm drafti i PS-së për këtë çështje, PD rendit 42 vërejtje mbi këtë draft, të cilat sipas opozitës, përjashtojnë de facto mundësisë për konsensus.

  • "Lazarati" Gate Mahmutaj dhe 8
    të akuzuar dënohen 71 vite burg

    Një vit nga operacioni policor që azgjësoi qindra tonelata kanabis në fshatin Lazarat, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dënimet për 9 të pandehurit e parë të akuzuar për kundërshtim me armë të policisë e kultivim narkotikësh. Në total ata u dënuan me 71 vite burg nga 110 që kërkoi Prokuroria, ndërsa i konsideruar kreu i këtij grupi Gate Mahmutaj u dënua me 12 vite. Pretenca e Prokurorisë së Krimeve të Rënda  Gate Mahmutaj flet në Gjykatë pë ngjarjet

  • Akuzat e PD/ MSH: Shlyem
    borxhin 40 mln $ të lënë nga ju

    Ministria e Shëndetësisë ka reaguar menjëherë pas akuzave të deputetes Albana Vokshi për korrupsion të ministrit Beqaj, duke shpejguar se vetë Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) ka ushtruar kontroll në periudhën Qershor–Gusht 2015 në subjektin Omega Grup, importues dhe shpërndarës farmaceutik.

  • S'pastruan rrugët nga bora, Shehu
    "Do të shkarkoj 4 administratorë"

    Një situatë e pazakontë është ajo që po kalojnë dhjetëra fshatra të Kukësit, të izoluar nga dëbora prej disa ditësh, si rezultat i bllokimit të rrugëve. Mësohet se njësitë administrative s’kanë marrë asnjë masë për zhbllokimin e rrugëve nga dëbora. Kjo ka bërë që kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu, të thërrasë në një mbledhje urgjente administratorët në Shtabin e Emergjencave dhe tu drejtohet me tone të ashpra atyre, duke i paralajmëruar deri në shkarkimin nga detyra

  • Plagosja?! Gjyqtari rikthehet në
    punë me gishtin e fashuar /Foto

    Një ditë pasi u paraqit në urgjencën e QSUT-së i plagosur me mjete prerëse, kryesishtnë duar, gjyqtari Artan Gjermeni është rikthyer këtë të hënë në punë. Ai është fotografuar nga gazetarët e Shqiptarja.com tek kafja para Gjykatës së Tiranës, teksa duket gishti i fashuar pas mjekimit që mori në spital.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv