Kronikë

  • Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ditën e sotme pas videos së trasmetuar në emisionin “Fiks Fare”, ku drejtori i IEVP-së Korçë përfshihej në fenomene të rënda korruptive.  
  • Kënetën e kthyen në zonë turistike,
    dënohen zyrtarët e Kadastrës Lezhë

    Gjykata e Apelit në Shkodër ka ndryshuar vendimet për  6 zyrtarët e akuzuar, mes tyre 4 punonjës të Kadastrës dhe 2 Topografë të Shëngjinit pasi akuzoheshin për abuzim me tjetërsimin e kënetës në bregdet në tokë bujqësore dhe dhënia e tyre tek banorëve të zonës së Kunes në Lezhë.

  • Bushati kërkoi të kthehej në Tiranë
    Nishani liron ambasadorin në OSBE

    ​Presidenti, Bujar Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit tonë në OSBE , Spiro Koçi. Largimi i ambasadorit më herët kishte përplasur kreun e shtetit me ministrin e Jashtëm, mbi kompetencat për lirim dhe emërim ambasadorësh.

  • ​Grupi i drogës, zbulohet skema
    e organizimit, dy vajza rol kyç / VD

    Dy femrat e arrestuara nga Policia e Tiranës, si pjesë e grupit të shitjes dhe shpërndarjes së drogës së rënda në Tiranë, dyshohet se kanë pasur rol kyç në grup. Një fakt i tillë konfirmohet nga Prokuroria, e cila ka hetuar rastin në bashkëpunim me Policinë e Tiranës. Të dyja ato mësohet se ishin në rolin e koordinatorëve të shpërndarjes së drogësVeç këtyre dy femrave, policia thotë se në grup është përfshirë edhe një femër tjetër roli i së cilës mendohet se është ai i shpërndarjes së lëndëve narkotike.

  • Shqipëria në alarmin e "kuq"
    Policë me kallashnikov në rrugë

    Atentatet terroriste në Francë kanë bërë që niveli i alarmit për sigurinë në Shqipëri të kalojë në zonën e kuqe. Me këtë alarm në të gjithë territorin janë shtuar masat e sigurisë dhe agjentët anti-terror. Shqiptarja.com sjell një vëzhgim nga pozicionimi i këtyre masave në terren ku në gatishmëri ka kaluar dhe siguria në pikën e kalimit kufitar të Rinasit.
    FOTO Çako: Kemi në dorë listën e personave me prirje ekstremiste Çuko:T’u heqim nënshtetësinë shqiptarëve xhihadistë

  • Itali, 29-vjeçari shqiptar vritet 
    në banesë me tre plumba

    Një 29-vjeçar shqiptar është vrarë me tre plumba pistolete në Bergamo. Hetuesit dyshojnë se vrasja është kryer natën mes datës 17 dhe 18 nëntor. Autori i vrasjes ka hyrë në shtëpinë e Arben Vorfit dhe e ka qëlluar atë, ku një prej plumbave ka kaluar dhe përmes grilës.

  • Braho Byrosë: Ndëshkoni Nokën
    shau dhe ofendoi ministrin Tahiri

    Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho i ka kërkuar Byrosë që të marrë masa disiplinore ndaj deputetit demorkat Flamur Noka. Braho thotë në letrën të cilën Shqiptarja.com e siguron, se kjo kërkesë vjen për shkak të sjelljes jo etike që Noka ka shfaqur në mbledhjen e fundit të Komisionit, ku ishte ftuar të raportonte për Kodin Etik të policisë vetë ministri Tahiri. 

  • Manjani: Shqipëria mund të jetë
    objekt sulmesh, duhet vëmendje

    Edhe ministri i ri i Drejtësisë Ylli Manjani u shpreh se Shqipëria mund të jetë objekt sulmesh terroriste. Ai tha se fakti që Shqipëria është radhitur në aleancën e shteteve kundër ISIS, vëmendja duhet të jetë e shtuar ndaj çdo rreziku të mundshëm.   VIDEO

  • Durrës, "Miksi prangos" 5 persona
    me drogë, mes tyre një stuardesë

    Një sasi prej 600 gramë heroinë dhe 400 gramë kokainë u sekuestruan nga policia e Durrësit, dhe pesë persona ranë në pranga, mes tyre edhe një vajzë. Burime për Shqiptarja.com thanë se 31-vjeçarja Elisa Tabaku me banim në Tiranë, është stuardesë në një nga linjat e trageteve Durrës-Bari. Të njëjtat burime thanë se grupi në fjalë shpërndante drogën në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.

  • Tahirit i thyhet këmba e karriges
    në Kuvend, plas humori në sallë
    VD/Momenti kur Tahirit i thyhet karrigia

    Teksa Arben Ristani po e akuzonte për lidhje me trafikun e drogës, një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri. Këmba e karriges së tij në radhët ku ulet kabineti qeveritar është thyer dhe zhurma e thyerjes ka kumbuar në sallë. 

  • Parlamenti sot në 'shtetrrethim' 
    SHISH sinjal për sulm terrorist

    Parlamenti i Shqipërisë është vënë nën masa të rrepta sigurie, kjo si pasojë e informacioneve të SHISH për sulme të mundshme ndaj institucioneve. Numri i punonjësve të gradës në institucionet e rëndësisë së veçantë, edhe në parlament ku mbahet seanca plenare e kësaj të enjteje, është rritur me 50 %.

  • Lanë të 'lirë' kamionin me drogë
    Pranga 2 skanuesve të Rapiscan

    Kamioni me 1.6 ton marijuanë i cili kaloi nën "hundën" e autoriteteve në portin e Durrësit dhe u zbulua në Bari të Italisë, ka çuar në pranga dy punonjës të Rapiscan, kompanisë së huaj konçensionare për skanimin e mallrave në port. Nga hetimet e kryera u zbulua se kamioni që transportonte drogë mes lëndës drusore është skanuar nga Shoqëria ”Rapiscan S2 Albania", veprim për të cilin janë vënë nën përgjegjësi dy punonjësit 28-vjeçari Fatjon Trezhnjeva përgjegjës për analizën e skanerit dhe supervizori Edmond Hysko 42 vjeç të dy me banim në Tiranë.
    Basha: 3150 kg drogë në dy ditë duhet pastruar Shqipëria nga droga

  • Kapet në Vlorë i dënuari me 11 
    vjet burg nga Italia për trafik droge

    Një 36-vjeçar u arrestua nga policia e Vlorës, pasi ishte dënuar nga gjykata italiane me 11 vite burg për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe trafik të drogës. 

  • Prokuroria pezullon dosjen Shullazi
    për kanosjen e Ademit dhe Bashës

    Emiljano Shullazi, njeriu që dy ditë më parë u përmend dhe nga ambasadori i SHBA, Donald Lu se i ka shpëtuar drejtësisë për disa vepra penale, tashmë pritet t’i shpëtojë akuzës edhe për kërcënimin që ai dyshohet se i ka bërë ish-deputetes së PD Voltana Ademi dhe vetë kreut të PD Lulzim Basha. Akuza nuk ka gjetur prova që mbështesin kallëzimin.

  • Drejtori i shkarkuar i burgut Drenovë 
    'lehtësi' të dënuarve kundrejt parave

    Emisoni investigativ “Fiks Fare” ka sjellë këtë të mërkurë fakte mbi një skandal që ka ndodhur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Korçë. Pas një investigimi 3-mujor “Fiks Fare” ka sjellë fakte mbi mënyrën se si drejtori i këtij institucioni, Laert Çeliku, i cili është shkarkuar sot nga detyra, ofronte lehtësi për të dënuarit kundrejt parave. 

  • Qeveria cakton 12 milionë lekë
    për lotarinë e kuponit tatimo

    Me një Vendim të Këshillit të Ministrave të datës 11 nëntor, Këshilli i Ministrave i ka akorduar Ministrisë së Financave, në buxhetin e miratuar për vitin 2015, një fond shtesë prej 12 milionë lekësh, për shpenzime korrente, në programin “Menaxhimi i të ardhurave tatimore”. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

  • Patentat, ndryshon kodi rregullat
    e reja, ja kush s'mund ta marrë

    Të varurit nga alkooli apo droga, të prekurit nga diabeti, epilepsia, sëmundjet e zemrës, shqetësimet psikike preken nga ndryshimet e reja në Kodin Rrugor për pajisjes me patentë. Vendimi më i fundit i Këshillit të Ministrave i heq të drejtën e marrjes së lejes së drejtimi çdo qytetari që vuan nga varësia e alkoolit, drogës apo ata të cilët kanë një sëmundje të rëndë. 

  • Tiranë, kapet grupi i drogës
    mes 25 të arrestuarve 2 vajza

    Një operacion masiv i policisë ka shkatërruar një bazë të përpunimit dhe shpërndarjes së heroinës në kryeqytetet dhe të drogave të forta. Burime për ReporTv nga policia e Tiranës bënë me dije se përgjatë 2 ditëve janë prangosur 24 persona, mes tyre dhe dy vajza.  VIDEO

  • Sipas Global Peace, Shqipëria
    është e rrezikuar nga terrorizmi

    Indeksi më i lartë është 4, me ngjyrë vishnje, të cilin e mbajnë vende si Iraku, Afganistani, Nigeria apo Pakistani, ndërsa në Europë Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja.  Në këtë renditje as Shqipëria nuk mbetet pas. Rreziku për vendin tonë është vlerësuar me ngjyrën mustardë dhe mban indeksin 2. Të njëjtin nivel kanë edhe Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. 

  • Kërcënoi ish-deputeten e PD, Ademi
    Shullazi pritet t'i shpëtojë akuzës

    Emiljano Shullazi, njeriu që dy ditë më parë u përmend dhe nga ambasadori i SHBA Lu se i ka shpëtuar drejtësisë për disa vepra penale, tashmë pritet ti shpëtojë akuzës edhe për kërcënimin që ai dyshohet se i ka bërë ish-deputetes së PD Voltana Ademi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv