Kronikë
-
Bashkimi Europian duhet të përmbushë pritshmëritë që kanë shqiptarët dhe gjithë Ballkani ndaj Integrimit Europian, përndryshe hapësira për zhvillimin e islamit radikal do të jetë e madhe. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama për të përditshmen britanike, Financial Times. Dhjetë vjet më pare, tha Rama, 98 përqind e shqiptarëve besonin tek amerika, pastaj tek zoti dhe europa. Sot, sipas tij, kjo nuk ndodh më.
VIDEO 3 Korrik 2015, 15:59
-
Vlorë,karkalecat prishin të mbjellat
3 Korrik 2015, 15:49
Drejtoria e Bujqësisë nis spërkatjetPër shqetësimin e përcjellë në A1 Report, ku karkaleci po shkatërron prodhimet bujqësore në zonën e Lumit të Vlorës, Reagon Drejtoria Rajonale e Bujqësisë në Vlorë.
VIDEO -
Gjykata “arrest me burg” për Baki
3 Korrik 2015, 14:23
Çokun, i dyshuar për terrorizëmGjykata e Lushnjës vendosi masën e sigurimit personal “arrest në burg” ndaj Baki Çokut i cili dyshohet se ka kryer veprime terroriste. Sipas gjykatës Çoku akuzohet nga autoritetet italiane si i përfshirë në akte terroriste, lidhur me rekrutimet e shtetasve shqiptarë drejt Sirisë për t’iu bashkuar ISIS. Çoku u arrestua në kuadër të operacionit ndërkombëtarë të koduar “Martesa”.
VIDEO
Zbardhen përgjimet e Fatimes së ISIS: Merr makinë po dole në front
Xhihadistja italiane martesë me shqiptarin
A1 Report ne familjen e Baki Cokut -
Celularët në burgje, Zoto: Nuk ka
3 Korrik 2015, 14:09
fonde për pajisjen që bllokon valët?Një raport i brendshëm i prokurorisë së përgjithshme në lidhje me elemntët kriminal flet se dy në 10 përgjime të cilat nxjerrin të dhëna për hetimet si dhe kanë parandaluar vepra kriminale, interceptohen nga burgjet. Për këtë fakt reagoi dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve Artur Zoto i cili tha se për të bllokuar telefonat e të burgosurve nevoiten investime pasi zgjidhja e vetme është bllokimi i valëve.
VIDEO -
Goditet tjetër rast i kontrabandës
3 Korrik 2015, 13:58
së cigareve, arrestohet inspektoriSARANDË/ Në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe kontrabandës, sot në orët e para të mëngjesit, strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, arrestuan në flagrancë punonjësin e policisë kufitare të P.K.K. “Qafë-Botë” Sarandë, inspektor Sokrat Guga.
-
Shkodër, i moshuari rezistencë
3 Korrik 2015, 13:49
grabitësve...autorët i preshin veshinDy të moshuar janë dhunuar në banesën e tyre në fshatin Kuc të Shkodrës, pas një tentative grabitje. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë për të vjedhur në këtë banesë që shihni në foto, në pronësi të Fadil Shahinit 83 vjec, por kanë hasur në rezistencën e këtij të fundit.
VIDEO
FOTO -
Fier dhe Kukës, probleme me
3 Korrik 2015, 12:14
shitjen e prodhimeve bujqësoreTonelata prodhime të stinës, kryesisht perime, të fshatrave Ades, Kafaraj të komunës Frakull në Fier, kanë ngelur pa treg shitjeje duke përfunduar në mbetje urbane. Prodhimet janë dëmtuar dhe tashmë nuk mund të konsumohen, duke u shkaktuar dëme të mëdha të fermerëve. Një tjetër situtatë me prodhimin bujqësor shfaqet në Kukës ku ka nisur fushata e korrjes së grurit.
VIDEO -
Velipojë, 30 biznese pa energji
3 Korrik 2015, 12:04
OSHEE:Rezulton se janë debitorëRreth 30 biznese në zonën bregdetare të Velipojës këto ditë kanë mbetur pa energji elektrike pasi rezultojnë debitorë. Aksioni ka ardhur në 3 ditë me radhë dhe do të vijojë përgjatë gjithë muajit korrik.
VIDEO -
Media: Miliarderi Goldfinger u vra
3 Korrik 2015, 11:43
por nga kush? Mafia shqiptare?Mediat britanike kanë rikthyer në vëmendje vdekjen e miliarderit britanik John Palmer i njohur me nofkën Goldfinger trupi i pajetë i të cilit u gjet në Angli më 24 qershor nga familjaret e tij. Vdekja e tij fillimisht u raportua si natyrale, dhe prerjen që ai kishte në gjoks e lidhën me operacionin që ai kishte kryer së fundmi në zemër, por ekzaminimet nxorën se kishte shenja të djegies dhe depërtimit nga plumbi, i cili mesa duket është hequr më pas.
-
I dënuar për prostitucion, Akuza: T’i
3 Korrik 2015, 10:52
konfiskohet pasuria tutorit PerlesiProkuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e 6300 m2 tokë arë, të blera me vlerë totale 11 milionë lekë të reja, brenda të cilës janë edhe tre ndërtesa, dy me nga një kat dhe një me 3 kate, si edhe dy llogari bankare, në vlerë totale 10 mijë euro, në emër të Aleko Perlesi dhe familjarëve të tij, pasi është provuar se këto pasuri janë produkt i parave të krijuara nga aktiviteti kriminal i tij kriminal i “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.
-
Berat, arrestohet 44-vjeçari për
3 Korrik 2015, 10:05
armëmbajtje pa leje e kanosjeNë Berat ditën e djeshme nga ane e efektivave të Komisariatit të Policisë, është arrestuar në flagrancë Besnik Meta, 44 vjeç, banues në Berat, pasi ka kanosur me armë automatike shtetasin M.Sh, 68 vjeç, banues në Berat, pas një konflikti për motive të dobëta.
-
Sarandë,zbulohen e asgjësohen 100
3 Korrik 2015, 09:28
rrënjë kanabis pranë Kishës PanajaGjatë operacionit Anti-Kanabis, policia e Sarandës ka zbuluar dhe asgjësuar 115-bimë narkotike "Canabis" në fshatin Memoraq. Bima narkotike u zbulua afër Kishës Panaja, në vendin e quajtur Hustova, në një sipërfaqe toke të shpyllëzuar pa pronare, ku gjatësia e tyre arrinte deri në 190 cm.
-
Frroku refuzon të dëshmojë
3 Korrik 2015, 07:56
kërkon të shkojë në Belgjikë
Arkiva-Lajmet për "Dosjen" FrrokuDeputeti Mark Frroku ka shfaqur interes të transferohet në Belgjikë, ku do përballet me akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit. Kjo dëshirë e tij, mësohet se është shfaqur një ditë më parë kur prokurorët e dosjes janë paraqitur në ambjentet e burgut, për ta marrë në pyetje.
VIDEO -
Vrasja e trefishtë,holandezët marrin
3 Korrik 2015, 07:35
ADN-në nga dy vëllezërit DoçiDy prokurorët holandezë që kanë vizituar Shqipërinë për të bashkëpunuar me palën shqiptare lidhur me identifikimin e vrasëve të Durim Sulkut në Roterdam, kanë marrë analizat e AND-së të vëllezërve Markeljan dhe Klevis Doçi, për t’i krahasuar ato me disa prova të gjetura në vendin ku u vra Durim Sulku.
-
Bashkitë e reja, ja sa tkurren
3 Korrik 2015, 07:11
punonjësit, këshilltarët e kostotPërmes ndarjes së re administrative, Qeveria do të kursejë në arkën e shtetit rreth 60 milionë dollarë falë pakësimit të numrit të punonjësve në administratat vendore, të numrit të këshilltarëve dhe uljes së kostove të tjera.
-
Fier, Aksident me pasojë vdekjen
2 Korrik 2015, 23:57
në autostradën Fier-LushnjëNjë aksident i rëndë ka ndodhur rreth orëve të vona të së enjtes në autostradën Fier-Lushnjë. Një automjet me targa kosovare ka goditur për vdekje shtetasin Gazment Hatija, rreth 27-vjeç. Mësohet se viktima ka qënë duke udhëtuar me motorin e tij kur është përplasur.
-
Gjysma e Gjirokastrës 6 orë pa
2 Korrik 2015, 21:08
energji, shkak punimet në rrugëQyteti i Gjirokastrës prej orës 15:00 të ditës së sotme deri në orën 21:10 ka qenë pa energji elektrike. Shkak për ndërprerjen e energjisë janë bërë punimet në rrugën Gjirokastër deri në Parkun Natyror të Viroit. Mësohet se një makineri e cila po kryente punimet ka kapur gjatë punës dhe shkatërruar një linjë kryesore të transmetimit të energjisë për rreth 40 % të lagjeve të qytetit të Gjirokastrës.
-
Ekstradohet nga Gjermania Agron
2 Korrik 2015, 20:04
Laçaj i dënuar për 2 vrasje në '99Nga Zyra Qëndrore e Interpol Tiranës u krye ekstradimi nga Frankfurti, Gjermani, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Agron Laçaj (Lacej), 41 vjeç, banues në Shkodër. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 25 vjet burg për 2 vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
-
Arrestohet Miss Bosnja, 'Vejusha
2 Korrik 2015, 20:03
e Zezë' pjesë e një rrjeti kriminalDuket si skenar i shkëputur nga ndonjë film aksion, por është e vërtetë.
-
Transavia nis linjën e re nga Tirana
2 Korrik 2015, 19:28
në Paris, tarifat duke filluar nga 52 €Transavia Airlines (kompania ajrore low-cost e AIR FRANCE KLM Group) tashmë ofron fluturime direkte nga Tirana në Paris, 3 herë në javë. Me kërkesë të madhe nga industria e udhëtimeve, Transavia vendosi të shtojë Tiranën në rrjetin e saj të fluturimeve të rregullta. Fluturimi i parë (TO3790) ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës mëngjesin e sotëm, në orën 09:30.