Kronikë

  • Në prangat e policisë italiane kanë rënë dy vëllezër shqiptar të akuzuar për vjedhje.Sipas mediave italiane dy të rinjt janë arrestuar në qytetin Predazzo pasi gjatë ditëve të fundit, kishin ndodhur një seri vjedhjesh në këtë zonë, sidomos në banesat private dhe në vendet publike.
  • Zbardhet biseda telefonike e
    Dushaj me Skënder Shkambin

    Aleksandër( Esat) Dushaj, autori i vrasjes së dy vëllezërve Shkambi , më 2 janar në Drishtë të Shkodrës, ka biseduar në telefon me Skënderin, njëri nga vëllezërit një ditë përpara se t'i vriste.

  • Reshjet e borës në Kukës,pas orës
    20.00 qarkullimi vetëm me zinxhirë

    Për shkak të reshjeve të dëborës që kanë mbuluar qytetin e Kukësit këtë të dielë dhe për të shmangur aksidentet, Policia Rrugore, përmes një njoftimi për shtyp, thotë se duke nisur nga ora 20.00 e mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Tuneli Thirrës-Morinë (Kukës), qarkullimi i të gjitha kategorive të automjeteve do të bëhet vetëm me zinxhirë.

  • La Stampa: “Në Shqipëri mes
    imamëve që rekrutojnë për ISIS”

    “Në Shqipëri mes imamëve që rekrutojnë për ISIS”. Kështu titullohet reportazhi që gazeta italiane La Stampa i ka kushtuar imamit të Cërrikut Kreshnik Çili, i dyshuar si pjesëmarrës në një rrjet rekrutuesish të luftëtarëve shqiptarë në Siri. 

  • Arrestohet ish-shefi i shërbimeve
     në Shëngjin, tjetërsoi pronat

    Shpërdoroi detyrën duke tjetërsuar pronën publike, arrestohet Agostin Gjini ish-shefi i protokollit në Komunën Shëngjin. Gjini ishte shpallur në kërkim prej 3 muajsh nga Policia e Shtetit pasi ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë "arrest me burg" në mungesë.

  • Drogë reperit Cozman, Prokuroria
     mbyll hetimet për 7 të rinjtë

    Mbyllen hetimet për shtatë të rinjtë e arrestuar në operacion “Brilant” teksa i shisnin drogë Reperit Kosovar Cozman. Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin e tyre nga gjykata, ndërsa hetimet për reperin njëherazi bashkëshort i këngëtares Ajtuna Sejdiu, janë veçuar dhe atij do ti komunikohet akuza në fund të muajit janar.

  • Zbardhet dëshmia e Sulos: E
    kisha si vëlla, nuk doja ta vrisja

    “E kisha si vëllanë tim nuk doja ta vrisja” ka qënë kjo dëshmia që ka dhënë Jasin Sulo para zëvendësprokurorit të Comos, Pasquale Adesso. 30-vjecari ka vrarë më 30 dhjetor të 2015-ës bashkëatdhetarin e tij Ermal Abdushin.

  • Elbasan, Maskat grabisin 140 mijë
    lekë në shtëpinë e bukëpjekësit

    Një vjedhje me dhunë është rregjistruar orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit në shtëpinë e një 80 vjeçari. Pasi kanë goditur me mjete të forta Z.K 66 vjeç bashkëshorten e Xhevat Kobures persona të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpi duke vjedhur rreth 140.000 lekë.

  • Ministria: Jemi në rrugën e duhur
    SHQUPI s'fsheh luftën ndaj krimit

    Menjëherë pas deklaratës së kreut të Departamentit të Rendit e Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mbi situatën e rendit në vend, ka reaguar Ministria e brendshme, sipas së cilës PD vijon shpifjet dhe sulmet mbi policinë e shtetit dhe ministrinë.

  • Emigrantët largohen pas festave
    radhë kilometrike në Muriqan

    Pas mbarimit të festave  të fundvitit, emigrantët shqiptarë kanë marrë sërish rrugën e kthimit në vendet ku ata jetojnë e punojnë prej vitesh. Por kjo gjë ka sjellë rradhë të gjata në Muriqan, pikën e Kalimit kufitar mes Shqipërisë e Malit të Zi, e më tej në vende të ndryshme të Europës. 

  • Aksidentet, ekspertët: Shkaqet
    alkooli, humbja kontrollit e celulari
    PD: 2 ditë bilanc dramatik,po rendi?

    Humbja kontrollit në drejtimin e mjetit dhe konsumimi i alkoolit, dyshohet të jenë shkaqet e aksidenteve të me pasojë jetën e qytetarëve shqiptar. Katër jetë të humbura vetëm në  ditët e fundit të vitit 2015 dhe dy ditët e para të këtij viti në vend. Në këto tri ditë mbetën të në Fier, një çift të sapofejuarish, një person në Pogradec mjeti i të cilit doli nga rruga, si dhe një punonjës policie i cili mbeti i vdekur në rrethrrotullimin e Saukut.

  • Fluks në doganën e Morinit, nis
    kthimi i qytetarëve pas festave

    Pika Kufitare e Morinit në Kukës është përballur sot me një fluks të lëvizjes së udhëtarëve të cilët hyjnë në Shqipëri nga Kosova me destinacion vëndet perëndimore.

  • Vlerësimi i Ramës për Kadarenë:
    Ngriti shqipen në majat më të larta

    Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar shkrimtarin e madh, Ismail Kadare për marrjen dekoratës "Princi i Austrisë" çmim që i është dhënë në kuadër të Javës Ndërkombëtare të letërsisë dhe Artit Humoristik.

  • Don Bosko, shkrumbohet nga
    zjarri banesa efektivit të RENEAS

    Një banesë dy katëshe është shkrumbuar jkrejtësisht nga flakët mbrëmjen e së shtunës në zonën e Don Boskos. Banesa është në pronësi të një efektivi të RENEAS i cili nuk ka qënë në shtëpi mbrëmjen e djeshme pasi ndodhej në Shkodër në kërkim të autorit të vrasjes së dy vëllezërve.  VIDEO

  • Reshjet e dëborës po i lënë vendin
    shiut, ja situata në qarqet kryesore
    VIDEO/Ja situata në rrugën e kombit

    Reshjet e dëborës që kanë mbuluar veriun dhe juglindjen e vendit prej ditës së djeshme, i kanë lënë kryesisht vendin reshjeve të shiut, duke sjellë kështu edhe lehtësimin e situatës në disa nga akset kryesore për shkak të shkrirjes së dëborës. Reshjet e shiut kanë rënë gjatë orëve të pasdites, pothuajse në të gjitha qarqet e vendit, ndërsa në lartësitë mbi 1000 ka rënë dëborë. Sipas njoftimit më të fundit të Ministrisë së Brendshme, në përgjithësi rrugët kombëtare janë të qarkullueshme, por në disa akse ka patur vështirësi për shkak të ngricës së shfaqur në rrugë.  VIDEO   FOTO

  • Atentati/ Ish-efektivi Lorenci u
    akuzua për vrasje para 4 vitesh

    Dritan Lorenci, ish efektivi i policisë rrugore të Lezhës i cili u ekzekutua mbrëmjen e 2 Janarit 2016,  u arrestua me 29 tetor 2011 për akuzën e vrasjes lidhur me ngjarjen e ndodhur në Gjykatën e Lezhës në 14 tetor vitin 2011, ku mbeti i vrarë një shtetas dhe u plagosen 4 te tjere.

  • Lezhë, ende pa autor vrasja
    e ish-efektivit Dritan Lorenci

    Ende pa asnjë autor vrasja e ish efektivit te Lezhes, Dritan Lorenci. Policia dyshon se ekzekutimi u krye nga vrasës profesionistë. Viktima u akuzua për vrasje në vitin 2011, çeshtje për teë cilën Gjykata e Larte në 2015 kërkoi rikthimin të ceshtjes në Gjykaten e Kurbinit per hetime.  VIDEO

  • Milano, u arratis nga burgu
    arrestohet 17-vjeçari shqipta

    Një 17-vjeçar shqiptar me inicialet M.F i cili ishte arratisur nga burgu i minorenëve “Beçaria” në Milano më datë 20 dhjetor të vitit të kaluar, është arrestuar këtë të shtunë nga karabinierët e Monzaz.

  • Ja ku pushuan shqiptarët
    gjatë festave të fundvitit

    Pavarësisht krizës ekonomike që prej vitesh ka përfshirë dhe vendin tonë, shqiptarët nuk heqin dorë nga pushimet jashtë vendit. Sipas statistikave të agjensive turistike, fundi i 2015-ës ka shënuar një rritje të prenotimeve për të festuar krishtlindjet dhe ndërrimin e viteve jashtë vendit.
    VIDEO

  • Foto-Video/ Vrasje e dy vëllezërve
    aksioni i policisë për kapjen e autorit 

    Në një terren mjaft të vështirë malor forca të shumta policie vijojnë operacionin për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së dy vëllezërve në Drisht të Shkodrës. Policia e Shkodrës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA të cilat kanë mbërritur në mal me helikopterë të policisë janë në aksion për kapjen e 31-vjeçarit Aleksandër (Esat) Dushaj.  VIDEO  FOTO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv