Kronikë
-
Policia e Shkodrës ka asgjësuar 3 parcela me 600 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis. Roland Mhilli 25 vjeç dhe Klodjan Mhilli 19 vjeç të dy banues në qytetin e Pukës kanë rënë në prangat e policisë për kultivimin e bimëve. 23 Korrik 2015, 08:31
-
Korçë, zjarri i merr jetën në
23 Korrik 2015, 03:40
gjumë nënës dhe dy fëmijëveEsmeralda 52-vjeçare dhe dy fëmijët saj Kristina dhe Tedi , 20 dhe 18 vjeç ishin në gjumë kur një zjarr i rënë në banesën e tyre, u ka marrë atyre jetën. Ngjarja tragjike u shënua mëngjesin e hershëm të kësaj të enjteje rreth orës 03:00 në lagjen numër 2 të qytetit të Korçës. Shkak i zjarrit, shkendija elektrike.
VIDEO -
Shpërdorimi i ujit në Shkodër
22 Korrik 2015, 23:00
Kepi: 70% nga lidhjet e paligjshmeShpërdorimet e ujit në qytetin e Shkodrës kryesisht nga bizneset e ndryshme siç janë lokalet e thjeshta, restorantet e aq më tepër edhe lavazhet po kthehen në një problem shqetësues.
-
Ditari i Maries, vajzës 14 vjeçe
22 Korrik 2015, 21:57
që u mbyt rrugës për në GreqiPrej vitesh familjet shqiptare kanë vuajtur nga dhimbjet e plagëve të shkaktuara nga kurbeti. Një dramë që të kall shpirtin ka hapur dyert e mortit në familjen Sholla në Ardenicë të Lushnjës. Jakov dhe Elona Sholla kanë humbur në një mënyrë rrëqethëse vajzën e tyre 14 vjeç, Marie Sholla. Pamjet që A1Report sjell nga streha e kësaj familjeje, më së miri do t’i përshkruante poeti i mjerimit, Migjeni.
VIDEO
FOTO -
Himara e Dhërmiu disa orë pa
22 Korrik 2015, 20:20
energji elektrike, shkak moti i keqHimara dhe Dhërmiu prej disa orësh janë pa energji elektrike. Në kulmin e sezonit verorë, është dashur një mot i keq, i cili ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona.
-
Masa të rrepta në pikën e kufirit
22 Korrik 2015, 20:37
Muriqan për ndalimin e azilkërkuesveNë pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në Shkodër për në Malin e Zi policia kufitare dhe migracionit ka shtuar numrin e refuzimit të azilkërkuesve për të kaluar nga ajo doganë. Është vetë shefi i stacionit policor të kufirit dhe migracionit Ledio Ibrahimi ai i cili konfirmon shtimin e refuzimeve për azilkërkuesit.
-
Programi Botëror për Ushqimin jep
22 Korrik 2015, 19:47
para për 9500 familjet e përmbyturaProgrami Botëror për Ushqimin (WFP) ka filluar dhënien e ndihmës në para për rreth 9500 persona të prekur nga përmbytjet që goditën jugun e vendit në fillim të këtij viti.
-
Ja këngëtarët VIP që u mashtruan
22 Korrik 2015, 18:46
nga agjenti me "kostum" zyrtariPrangoset personi që mashtronte këngëtarët dhe pronarët e lokaleve me muzikë. Shtetasi 47-vjeçar Ilir Muzhaqi, banues në Tirana, ka qenë i dënuar në vitin 2014 me 4 vite burg për mashtrim.
VIDEO -
Fotolajm / Aksident në Kashar,
22 Korrik 2015, 16:46
“Land Roveri” për së gjati në rrugëMe ndryshimet e reja në autostradën Tiranë-Durrës është ulur ndjeshëm numri i aksidenteve. Ndriçimi, ndarja e korsive, vijëzimi dhe sinjalistika luajnë një rol parësor. Një aksident me vetëm dëme materiale por i rrezikshëm ka ndodhur sot në zonën e Kasharit.
-
Video / Të afërmit dhe miqtë e
22 Korrik 2015, 15:56
Ismailit të zemëruar para kuesturësFyerje dhe kërcënime. Policia është detyruar të zmbrapsë zemërimin e të afërmve dhe miqve të Ismail Lulit. 17-vjeçari u gjet dje me fyt të prerë. Turma rrethoi gardhin e kuesturës në momentin që dy të dyshuarit për vrasjen e Ismailit po dilnin pas 10 orë marrje në pyetje.
FOTO -
Burg përdhunuesit të 12-vjeçares në
22 Korrik 2015, 15:51
Lushnje,Nëna:Është parë nga e motra66-vjeçari, Selman Carciu, i akuzuar se ka kryer veprime te turpshme me një të mitur, ka mohuar çdo pretendim përpara hetuesve të çështjes.
VIDEO -
Kakavijë, grekja kapet me 23 mijë
22 Korrik 2015, 14:54
€, do i sillte ne bankat shqiptareShtetasja greke, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, nuk e kish deklaruar në kufi sasinë e madhe të parave që kishte në valixhen e saj, ndërsa për të “fshehur” gjurmët kishte mbajtur në portofol 400 euro të cilat i deklaroi.
-
Kerry letër Tahirit: Qeveritë e tjera
22 Korrik 2015, 14:25
të ndjekin shembullin e ShqipërisëSekretari amerikan i shtetit John Kerry në një letër dërguar ministrit Tahiri ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin lidhur me organizimin e samitit të Ballkanit kundër ekstremizmit duke theksuar se të gjitha qeeritë e tjera duhet të ndjekin shëmbullin e Shqipërisë.
VIDEO -
Arresti i Frrokut, pushohen hetimet
22 Korrik 2015, 14:18
për kreun e Interpol-it dhe DidinMos ekzekutimi i urdhër arrestit për deputetin Mark Frroku i interpolit belg nga Interpol Tirana për prokurorinë shqiptare është konsideruar shkelje administrative, e për pasojë ka pushuar hetimet për 3 zyrtarët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre. Nën akuzë për fshehjen e urdhër arrestit u vunë Artan Bajraktari shefi i Interpol Tiranës, specialistia Loreta Alla dhe ish nurmi një i policisë së shtetit Artan Didi.
VIDEO -
Qeveria hap qesen, rrit pensionet
22 Korrik 2015, 13:46
përfitojnë edhe veteranët e luftësMinistri i Mirëqenies Sociale dha lajmin e mirë për pensionistët dhe veteranët e luftës. Qeveria vendos rritjen me 1.4 përqind të pensioneve dhe me 15.6% të pagesës për ish-luftëtarët
VIDEO -
Burg Kasemit, ndërhyrja e djalit të
22 Korrik 2015, 13:00
vogël shmangu tragjedinë në plazhSipas hetimeve ka rezultuar se Kasemi fillimisht ka dhunuar ish bashkëshorten me të cilën është përleshur fizikisht ndërsa ndërhyrja e djalit të tyre ka shmangur tragjedinë, pasi në pak caste babi i tij ka humbur kontrollin e cantës ku mbante pistoletën e më pas kjo cantë është marrë nga ish-gruaja Fildeze Hafizi.
-
Prezantohet Deutsche Telekom në
22 Korrik 2015, 12:59
Shqipëri, Rama: Progres më veteDeuthche Telecom ka hyrë tashmë zyrtarisht në tregun shqiptar përmes kompanisë më të vjetër AMC. Prezantimi i kompanisë u be nga Kryeministri Edi Rama, i cili futjen e teknologjisë moderne të rrjetit Deuthche Telecom e konsideroi si një hyrje në teknologjinë Evropiane.
VIDEO -
Grindje në politikën gjermane për
22 Korrik 2015, 12:34
refugjatët nga Shqipëria e KosovaDebati në Gjermani për vështirësitë e strehimit të refugjatëve në lande e komuna për shkak të numrit të tyre gjithnjë e më në rritje vazhdon. Kreu i ri i Bremenit, Carsten Sieling (SPD) ka kërkuar më shumë angazhim të federatës.
-
Mungojnë avokatët, bllokohet dosja
22 Korrik 2015, 12:46
'Lazarati 2014', seanca më 28 korrikKa dështuar sërish procesi për 12 të pandehurit e Lazaratit përfshi Gate Mamhmutajn dhe Arbion Alikon. Shkak për mos nisjen e gjykimit ndaj tyre është bërë sërish mungesa e avokatëve si një seancë më parë.
-
Zjarr në shkurret e pyllit të Draçit
22 Korrik 2015, 12:40
në Durrës, situata nën kontrollZona e pyllit të Draçit në zonën e Ishmit është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Flakët e zjarrit kanë përfshirë shkurre dhe ullishte në zonën përtheth Ishmit. Zjarrëfikëset kanë bërë të mundur të mbajnë nën kontroll përhapjen e flakëve në zonën e pyllëzuar.